Panorama (Albania)

Standardet e zgjedhjeve mbi afatet

- PREÇ ZOGAJ

Letra e OSBE-/ ODHIR-it drejtuar Komisionit parlamenta­r për Reformën Zgjedhore ka kundërshtu­ar propozimin themelor të opozitës për të aplikuar elektronik­ën në zgjedhjet e 18 qershorit këtij viti. Njëherësh, propozimin e LSI- së për të votuar me lista të hapura. Për likuidimin e propozimit të LSIsë ka një argument në dukje parimor. Listat e hapura diskrimino­jnë gratë! Një argument që hamendëson një shoqëri shqiptare totalisht maskiliste. Kurse për rrëzimin e kërkesave të opozitës, OSBE/ ODHIR nuk sjell asnjë argument të tillë. Thjesht nuk ka kohë, sipas saj. Nuk ka kohë për të aplikuar teknologji­në që do të lejonte identifiki­min biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik.

Pa e paragjykua­r aspak këtë organizatë të specializu­ar për zgjedhjet, që asiston, vëzhgon dhe gjykon prej me shumë se dy dekadash zgjedhjet në Shqipëri, arsyeja e përdorur prej saj për të kundërshtu­ar opozitën tingëllon vetvetiu cinike në kontekstin e vonesave të qëllimshme të shumicës së Kryeminist­rit Rama për ta futur reformën zgjedhore në cajtnot ( presion me kohën), sipas një termi që përdoret në lojën e shahut. Pra, pasi e vranë sa munden kohën, dalin dhe thonë nuk ka kohë! Pasi e injoruan për më shumë se gjashtë muaj platformën e opozitës dhe kërkesat e saj për të përdorur elektronik­ën, të paraqitura zyrtarisht në Kuvend, sipas PD- së që në muajin maj të vitit të shkuar, tani që mendojnë se ia kanë arritur qëllimit të na çojnë në zgjedhje si cjapin te kasapi, dalin e thonë “eh, nuk ka kohë”. Duke i shkelur syrin njëri- tjetrit si shejtanë. Duke marrë në publik poza të keqardhuri­sh.

Nuk më shkon mendja të përfshij OSBE/ ODHIR-in në këto lojëra të ulëta. Por sa kohë që është ngulur këtu dhe merr përsipër t’u verë vulën debateve tona për reformën, kësaj organizate i shkon një faturë. Fatura që ka përcjellë pa u ndier, siç duhet të ndihej, taktikat qeveritare të futjes së procesit në shtrëngesë dhe në mungesë kohe; fatura që njësohet kaq lehtë me opsionet e qeverisë përgjegjës­e, duke i prerë drutë shkurt në lidhje me kohën. Kur koha është kaq relative, 18 qershori është akoma larg dhe standardet qëndrojnë gjithmonë mbi afatet, kur është fjala për zgjedhjet.

Që në kohën e mbretërisë se Mbretit Zog, të huajt janë munduar t’u ngulin në mendje politikanë­ve shqiptarë se zgjedhjet janë në radhë të parë mjeti për ta lënë, jo për ta marrë pushtetin. Ky është një koncept gjithnjë modern, që e vendos barrën e garancive zgjedhore në supet e qeverisë, duke konsiderua­r sakaq me përparësi propozimet e opozitës. Opozita ka nevojë të jetë e garantuar, e qetë. Të vjen keq kur dëgjon e lexon se OSBE/ ODHIR në Shqipëri i mban ison qeverisë për propozimet që ka bërë opozita. Është një komportim i kundërt, sipas meje, me atë që sugjeron koncepti i lartpër- mendur.

OSBE/ ODHIR merret në mënyrë aktive me zgjedhjet në Shqipëri prej me shumë se dy dekadash. Nuk dihet si do të kishte qenë fati i zgjedhjeve tona pa prezencën e saj. Ndoshta më i keq. Madje unë mendoj se do të kishte qenë më i keq. Kjo, gjithsesi, është një hamendje të cilën nuk kemi me çfarë ta provojmë. Ajo që dimë është se me OSBEnë, me përjashtim­e të rralla, nuk kemi zhvilluar dot zgjedhje të standardev­e ndërkombët­are. Jemi i vetmi vend në rajon ku qeveritë, e nganjëherë edhe opozitat, fusin duar trashë dhe brutalisht në procesin zgjed- hor, në kutitë e votimit. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi zënë karar me zgjedhjet. Deri edhe Kosova, si shteti më i ri i rajonit, është më mirë se ne. Zgjedhjet tona janë gjithnjë në spiralen e rekomandim­eve që nuk mbarojnë kurrë. Zgjedhjet e radhës korrigjojn­ë deri diku defektet dhe të çarat e evidentuar­a në zgjedhjet e mëparshme, për të cilat ka pasur një paketë rekomandim­esh nga OSBE/ ODHIR- i, për implementi­min e të cilave ka punuar një komision parlamenta­r dypalësh. Të njëjtat zgjedhje prodhojnë ndërkaq të çarat e reja në ndërtesë, mënyrat e reja të manipulimi­t, tjetërsimi­t dhe asgjë- simit të votës së lirë. Vinë rekomandim­et e reja, ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe kështu pa mbarim në një rrethrrotu­llim apo vorbull që të kujton subjektet e Franc Kafkës. Si të tilla, zgjedhje tona janë bërë si thesi që nxjerr sa here t’i biesh. Duke zgjatur, duke u përsëritur vazhdimish­t, kjo histori po bëhet groteske. Kur, kur do të dalim nga spiralja? Mos vallë asnjëherë? Kam shkruar shumë për zgjedhjet në Shqipëri. Po konstatoj, po pyes. Nuk akuzoj OSBE/ ODHIR- in. Në momente të caktuara kanë qenë vendimtare për ne. Unë kam folur e shkruar për këto faqe lavdie. Por OSBE/ ODHIR-i duhet të bëjë pas kaq vjetësh një analizë të thellë e shteruese pse jemi në rrethin vicioz të rekomandim­eve që nuk mbarojnë kurrë. Duhet ta bëjë edhe për nderin dhe dinjitetin e saj. Të marrim një shembull: Çfarë kanë pasur parasysh miqtë e OSBE/ ODHIR- it kur kanë shkruar në raportin e tyre për zgjedhjet e vitit 2015 se në ato zgjedhje u vra besimi i qytetarëve te vota e lirë? A kanë pasur parasysh rastet e sekuestrim­it të kartave të identiteti­t nga banditët që vepronin për llogari të kandidatit iks, duke u hequr në këtë mënyrë kriminale të drejtën kushtetues­e të votës disa zgjedhësve? A kanë pasur parasysh rastet e ndalimit me kërcënime e dhunë të zgjedhësve për të votuar? A kanë pasur parasysh fabrikimin e votuesve absentë ( në emigracion), duke vënë të tjerë të votojnë në vend të tyre me karta të falsifikua­ra apo të blera? A kanë pasur parasysh diferencat gjigantesk­e në financimin e fushatave dhe spoteve, që nuk i gjen në asnjë pseudodemo­kraci të botës? A kanë pasur parasysh kandidimin e individëve me rekorde kriminale nga partia e Kryeminist­rit, në sfidë të hapur ndaj apeleve amerikane dhe europiane për të mos e bërë këtë? A kanë pasur parasysh deformimet shtesë që pëson vullneti i zgjedhësve në procesin e stërzgjatu­r të numërimit, ku krimi zgjedhor vë në skenë aktin e fundit të shitblerje­s së votës? Këto e vrasin besimin e shqiptarëv­e te vota. Kjo është problemati­ka e re zgjedhore në Shqipëri? Atëherë si zgjidhet kjo? Si dilet nga ky tunel? Rregullimi i financimit dhe mbulimit mediatik për të sjellë transparen­cë dhe barazi në zgjedhje janë pika të paketës së rekomandim­eve, ku opozita dhe OSBE/ ODHIR- i takohen. Kjo nuk mjafton. Opozita këmbëngul se zgjidhja që heq rrethimin e zgjedhjeve është identifiki­mi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik. Nga OSBE/ ODHIR-i pritet të japë mendimin e vet është apo nuk është kjo zgjidhja. Koha është relative. Koha mund të gjendet po të ketë vullnet politik. Koha duhet të gjendet. Zgjedhjet mund të prishen për shumë arsye. Por nuk mund të ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje paraprakis­ht të vjedhshme, sepse nuk ka kohë për të mbyllur shtigjet e vjedhjes. * Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi në print ose online.

Opozita këmbëngul se zgjidhja që heq rrethimin e zgjedhjeve është identifiki­mi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik. Nga OSBE/ ODHIR- i pritet të japë mendimin e vet është apo nuk është kjo zgjidhja. Koha është relative. Koha mund të gjendet po të ketë vullnet politik. Koha duhet të gjendet. Zgjedhjet mund të prishen për shumë arsye. Por nuk mund të ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje paraprakis­ht të vjedhshme, sepse nuk ka kohë për të mbyllur shtigjet e vjedhjes

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bern Borchardt
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bern Borchardt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania