Panorama (Albania)

Mashtrohet avokatja, i marrin katër milionë lekë të klientit

-

TIRANE - Një avokate 28vjeçare është mashtruar nga tre persona, të cilët i kanë marrë shumën prej 4 milionë lekësh të rinj, më pas e kanë kërcënuar që të mos e denoncojë ngjarjen në Polici. Njëri prej autorëve të dyshuar është kushëriri i saj, i cili dyshohet se ka inskenuar të gjithë ngjarjen, pasi ka qenë në dijeni për shumën e parave që ajo dispononte. Burime nga Policia e Tiranës thanë se paratë që i janë marrë avokates me anë të mashtrimit, janë të një klienti të saj, i cili i kishte fituar në një gjyq civil, ku 28- vjeçarja e kishte përfaqësua­r. Policia ka mundur të arrestojë 2 prej autorëve të ngjarjes, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga ana tjetër, ka nisur procedimi penal ndaj dy personave të tjerë, të cilët e kanë kërcënuar avokaten, duke i thënë që të mos i drejtohej policisë. Policia tha dje se ngjarja ka ndodhur te zyra e avokates Xharie N., që ndodhet në afërsi të ish- Ekspozitës “Shqipëria Sot”, në Tiranë. Tre autorët e kësaj ngjarjeje janë shtetasit Artan Laçi, 23 vjeç, Skënder Nela, 32 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe shtetasi me iniciale S. D., 30 vjeç, që është shpallur në kërkim. Po ashtu, janë shoqëruar dhe po procedohen në gjendje të lirë edhe shtetasit K. A., 28 vjeç e K. A., 29 vjeç, të akuzuar për kanosje. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ideatori i përvetësim­it të shumës prej 4 milionë lekësh të rinj ka qenë shtetasi i arrestuar Skënder Nela, kushëriri i avokates. Ai ka qenë në dijeni se ajo e dispononte një shumë të tillë dhe bashkë me dy miqtë e tij, kanë bërë planin për t’ia marrë asaj paratë. Bashkëpunë- tori i tij, Artan Laçi, dhe i kërkuari S. D. janë paraqitur në zyrën e avokates, Xherie N., duke iu prezantuar si të afërm të klientit të saj, me një dokument të falsifikua­r dhe i kanë kërkuar që të merrnin paratë që ai kishte fituar nga gjyqi. Edhe pse fillimisht avokatja ka nguruar, më pas është mashtruar dhe u ka dorëzuar paratë që kishte në zyrë. Disa orë më vonë ajo ka komunikuar me klientin e saj, por ai i ka thënë se nuk kishte dërguar asnjë person për të marrë paratë. Në këtë moment ajo e ka kuptuar mashtrimin dhe u ka telefonuar personave, duke u thënë që t’i kthenin shumën që i kishin marrë, ose në të kundërt do t’i denonconte në Polici. Por brenda pak minutash i kanë shkuar në zyrë dy persona të tjerë, të cilët e kanë kërcënuar, duke i thënë se do t’i kishte punët keq nëse e fuste policinë në këtë mes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania