Panorama (Albania)

Plagosja e biznesmeni­t, 5 të shoqëruar, asnjë autor

Aligjoni s'bashkëpuno­n me Policinë: S'e di kush më qëlloi

-

Policia e Tiranës shoqëroi disa persona të dyshuar për plagosjen e biznesmeni­t Artur Aligjoni në zonën e ish- Bllokut, në Tiranë, por ende nuk ka asnjë autor të ndaluar.

Të shoqëruari­t kanë mohuar përfshirje­n në ngjarje, duke dhënë alibi të ndryshme, por, nga ana tjetër, ka qenë edhe vetë i plagosuri që me dëshminë e tij ka bërë që asnjëri prej të dyshuarve të mos mbahej në qeli. Pronari dhe menaxheri i disa lokaleve ka dëshmuar para oficerëve të Policisë, por nuk ka bashkëpunu­ar, duke u shprehur se nuk e di kush e ka qëlluar me armë. Ndërsa i pyetur konkretish­t rreth problemeve që ai ka pasur disa muaj më parë me shtetasin Halim Hysa, i cili po ashtu u plagos shtatorin e vitit të kaluar, 41- vjeçari e ka përjashtua­r nga kjo histori. Aligjoni ka deklaruar se nuk ka më asnjë konflikt me 33- vjeçarin Hysa, duke thënë se problemet mes tyre janë sheshuar. Në këto kushte, por edhe duke mos pasur asnjë provë konkrete për të mbajtur të ndaluar 5 personat e shoqëruar, Policia është detyruar t'i li- rojë pasi u ka marrë deklarimet. Nga ana tjetër, të njëjtin version si i plagosuri ka dhënë edhe shtetasi Halim Hysa, pronar e instruktor i një palestre në zonën e Institutit, në Kodër Kamzë. Si Aligjoni, edhe Hysa nuk pati bashkëpunu­ar me Policinë shtatorin e vitit të kaluar, kur u qëllua me thikë nga 4 persona, Biznesmeni Artur Aligjoni ka qenë nën hetim për disa javë vitin e kaluar, pasi u dyshua se plagosi me thikë shtetasin Halim Hysa, pas një konflikti që ata patën mes tyre. Më vonë, Aligjoni u la i lirë duke u proceduar për "plagosje të lehtë". Për shkak të kësaj piste, mësohet se disa orë pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat i plagosuri i dy muajve më parë, Halim Hysa. duke pretenduar se nuk njihte asnjërin prej tyre. Në atë kohë Aligjoni u ndalua, por për shkak se plagosja ishte e lehtë dhe personi nuk pati probleme për jetën, i dyshuari u hetua në gjendje të lirë.

HETIMI

Pronari dhe menaxheri i disa klubeve të natës në Tiranë e Vlorë, Artur Aligjoni, u pla- gos dy ditë më parë me një plumb pistolete në këmbë, pas një atentati që u organizua ndaj tij në rrugën "Ismail Qemali", në zonën e ish- Bllokut. Ngjarja ndodhi në orën 04: 35 të mëngjesit të së shtunës, kur 41- vjeçari Aligjoni, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet, u qëllua me armë, por arriti t'i shpëtojë atentatit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se autori i dyshuar i ngjarjes ka qenë një person i vetëm, i cili, sipas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, i është afruar në këmbë biznesmeni­t, duke e qëlluar me armë zjarri. I plagosuri, sipas Policisë, ka qenë i shoqëruar më parë dhe është hetuar për plagosjen e shtetasit Halim Hysa, që ndodhi në fund të muajit shtator. Kjo është pista kryesore ku po heton Policia e Tiranës, pasi dyshohet se plagosja mund të ketë ndodhur në shenjë hakmarrjej­e për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar. Megjithatë, vetë i plagosuri e ka mohuar këtë dyshim të Policisë. Nga ana tjetër, burimet thanë se kanë dyshime që Aligjoni nuk ka dëshirë të flasë mbi ngjarjen dhe po u shmanget hetimeve. Hetuesit tashmë janë përqendrua­r në marrjen e informacio­neve dhe të dhënave të tjera që lidhen me atentatin e mëngjesit të së shtunës.

 ??  ?? I plagosuri, Artur Aligjoni
I plagosuri, Artur Aligjoni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania