Panorama (Albania)

Arrestohen 4 vëllezër për një seri vjedhjesh në disa zona të Tiranës

-

TIRANE - Oficerët e Komisariat­it nr. 3, gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, arrestuan 4 vëllezër, të cilët dyshohen të jenë autorë të disa vjedhjeve në kryeqytet. Fillimisht është vënë në pranga shtetasi Napulon Luca, 23 vjeç, i dënuar më parë për shkatërrim prone dhe kanosje. Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të rrugës "Princ Vidi", është kapur duke vjedhur në banesën e shtetasit L. M., 46 vjeç. Gjatë intervisti­mit, ky shtetas ka pranuar se është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë. Më konkretish­t, Policia tha se ai akuzohet për vjedhjen e një banese më 1 janar të këtij viti, ku ka marrë 7 mijë lekë të rinj dhe orë dore me vlerë 100 euro; vjedhjen e një tjetër banese më 6 janar, ku ka marrë 16 mijë lekë të rinj; vjedhjen e një magazine më 7 janar, ku ka marrë një sasi kablloje elektrike. Nga ana tjetër, Policia tha se menjëherë pas tij janë arrestuar në flagrancë dhe vëllezërit e Napulon Lucës, shtetasit Alush, Hajri e Dritan Luca, 33, 25 dhe 27 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë sepse pas shoqërimit nga Policia të shtetasit Napulon Luca, të tre vëllezërit e tij, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet të kenë kanosur seriozisht për jetën dhe kanë goditur me grushte e shkelma shtetasin D. Sh., 27 vjeç, i cili është nipi i pronarit të banesës që kishte vjedhur Napulon Luca. Ata e kanë kërcënuar të riun, në mënyrë që të bindte dajën e tij, shtetasin L. M., që të tërhiqte denoncimin për të vëllain e tyre. Nga ana tjetër, Policia ka dyshime se veç kanosjes, ata dyshohet të kenë bashkëpunu­ar me vëllain e tyre në vjedhjet që ai ka realizuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania