Panorama (Albania)

BLLOKADA FIZIKE

-

Policia e Kosovës është zotuar se është e përgatitur për të mbrojtur vendin. Aksioni i së shtunës i Policisë së Kosovës, kur pritej të futej një tren i nisur nga Serbia për në veri të Kosovës, ka përfshirë të gjitha njësitet policore në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës, në pikëkalimi­n kufitar në Jarinë të Mitrovicës. Të shtunën, Beogradi provoi të vërë në funksion një linjë ilegale hekurudhor­e që do të lidhte Serbinë me Veriun e Kosovës, pa lejen e Prishtinës zyrtare. Treni, i cili mëngjesin e së shtunës u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, është kthyer pas në Beograd, pasi ndaloi në stacionin në Rashkë. Njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, me armatim të rëndë dhe me veshje kundër trazirave, u vendosën të shtunën në një stacion treni në Jarinën e Poshtme. Zëvendësdr­ejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se: “Në rrafshin bashkëpunu­es të institucio­neve të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, ne kemi bashkëpuni­m edhe me EULEX- in, edhe me KFOR- in, por ata janë të renditur në aspektin strategjik të veprimeve si reagues të dytë dhe tretë. Ne jemi përgjegjës për sigurinë e qytetarëve tanë, ne jemi përgjegjës për territorin e Kosovës dhe operacioni i së shtunës ekskluzivi­sht është zhvilluar nga Policia e Kosovës”. Ai ka theksuar se ka pasur video- incizime se është vendosur mjet shpërthyes në hekurudhë. “Demantojmë fu- Gani Bullatovci, i cili ka më shumë se 30 vite që punon si makinist në Hekurudhat e Kosovës, të shtunën drejtoi lokomotivë­n 007 në drejtim të Veriut të Kosovës, për t’i dalë përballë trenit serb e për ta ndalur atë. Bullatovci ka bërë të ditur se ndihet krenar për këtë që ka bërë pasi, sipas tij, ky ishte obligim moral ndaj shtetit. qishëm që në asnjë variant, qytetarët e Kosovës ose zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë ndonjë veprim që ka të bëjë me përgatitje­n për ndonjë dëmtim, siç është paraqitur në mediat serbe. Kjo është e pavërtetë, nuk qëndron, përkundraz­i ne kemi zhvilluar një operacion mjaft kompleks të kontrollim­it të tërë hekurudhës me një gjatësi prej 50 kilometras­h, dhe nuk është hasur asgjë e dyshimtë”, theksoi Rexha. Paralajmër­imit të liderëve serbë gjatë ditës së diel se do të dërgojnë ushtrinë në Kosovë si pasojë e ndaljes së trenit serb, i cili nuk u lejua të shtunën të hynte në Mitro- vicë, ka marrë reagimin e ministrit të FSK- së, Forcave të Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, i cili ka zgjedhur të mos përdorë fjalë, por imazhe. Në rrjetin social “Facebook”, ai ka postuar foto ku shihen ushtarët e FSK- së duke bërë stërvitje. Ndërkohë Policia e Kosovës është pajisur me armë të gjata dhe të shkurta të dorës të tipit “Sig Sauer”, markë e njohur amerikane. Policia e Kosovës ka marrë rreth 200 armë të tilla dhe rreth 700 pistoleta të tipit austriak “Glock 17” dhe “Glock 19”. Ekspertë të fushës së sigurisë, operacioni­n e së shtunës të Policisë së Kosovës e konsideroj­në profesiona­l dhe të duhur. Duke folur për REL, eksperti i sigurisë, Naim Maloku, tha se vetë përgatitja e trenit në atë mënyrë siç ishte planifikua­r nga Qeveria e Serbisë, ishte provokim i rëndë për Kosovën dhe cenim i integritet territoria­l. “Qeveria e Kosovës, presidenti dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë nuk kanë pasur hapësirë veprimi tjetër përveçse të reagojnë kështu siç kanë reaguar, me angazhimin e të gjitha kapacitete­ve të sigurisë që kanë pasur për të bërë një ndërhyrje të tillë”, tha Maloku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania