Panorama (Albania)

Enveri: Çamët s'duhen quajtur minoritarë

"Ne njohim vetëm minoriteti­n grek dhe asnjë tjetër"

-

erohen më si kosovarë, ata janë shqiptarë. Pse është vepruar në këtë mënyrë, sikur kosovarët janë minoritet këtu?! Vallë nuk dihet që as ata dhe as çamët nuk janë më minoritet?! Pikërisht me veprime të tilla ne i trajtojmë si minoritet. Çka të bëjë ky material me kosovarët?

Shokët e komitetit të Partisë së Rrethit të Fierit i kanë dërguar një informacio­n rreth dy faqe Komitetit Qendror, me të cilin informojnë se ç'doli nga kjo mbledhje që u bë, po me urdhër të Komitetit Qendror. Kështu është kjo çështje.

HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA:

Jo, ne duhet t'i evitojmë gjëra të tilla. Nuk duhet t'i fryjmë kësaj çështje

ENVER HOXHA: PROKOP MURRA:

më shumë sesa duhet.

Ç'do t'i fryjmë, kjo është një çështje historike. Pse të themi ne kështu e kështu kosovarët, ata tani janë shqiptarë, as duhen quajtur fare kosovarë! Pse të quhen kosovarë, kur janë shqiptarë. Mirë, ata janë vërtet me origjinë kosovare, por fierakja martohet me kosovarin, atëherë djali i kosovarit ç'është?

Shqiptarë janë, e drejtë është, shoku Enver.

Prandaj që të ndalohen këto gjëra duhet të bëhet problem, natyrisht, jo problem i madh, duke e trajtuar çështjen sikur po na ngjasin ndasira. Sidoqoftë, duhet bërë çështje kjo, se ja ç'po ngjasin, more vëlla i dashur, gjë që tregon se mbeturinat e vjetra nuk janë zhdukur. Nuk martohet katoliku i Shkodrës me një myslimane, rrallë ndodh bile të marrë edhe ndonjë ortodokse. Mbeturinat në këtë drejtim që të zhduken, do të duhet të kalojnë disa breza dhe jo me qëndrime apatike, po me një punë të dendur politike, duke shpjeguar rrezikshmë­rinë e fesë në këto çështje. Sot te ne vërtet nuk ka kisha dhe xhamia, po feja ka lënë gjurmë në ndërgjegje­n e njerëzve dhe në zakonet e tyre, prandaj për çrrënjosje­n e tyre duhet punuar vazhdimish­t nga Partia dhe nga të gjitha levat e saj.

Kështu është edhe çështja e lokalizimi­t. Lokalizim kultivon fieraku, lokalizim kosovari, lokalizim çami. Ky është një problem që shoqëria jonë nuk mund të pranojë. Ajo nuk mund të ecë përpara me të tilla mbeturina, për arsye se në socializëm është bërë një përzierje e familjeve dhe e njerëzve. S'ka asnjë rëndësi nëse një mysliman martohet me një të krishterë. Jemi shqiptarë të gjithë, nuk ekzistojnë më ndasitë e dikurshme gegë e toskë; te ne sot ka vetëm shqiptarë, s'ka as myslimanë, as të krishterë, as katolikë, as toskë, as gegë, as kosovarë, as çamë. Ka vetëm një popull, që është populli shqiptar dhe një minoritet që është minoriteti grek, të cilin e njohim si të tillë dhe asgjë tjetër.

Prandaj duhen luftuar disa shfaqje të kësaj natyre dhe të mos merren veprime të tilla që, në mënyrë latente, i nxisin e i ushqejnë mbeturinat. Ja p. sh., çami jeton në Fier, pse fieraku që është vendosur atje nuk e fton ndonjëherë në shtëpi? Ose lebërit që kanë mbushur Patosin plot, pse nuk i begenisin myzeqarët? Se është Patosi atje, është "gjoksi" sipas tyre, dhe konsiderat­a që kanë ata për myzeqarët është kjo "Hë mo, lal Myzeqeje jeni ju". Mirëpo kjo është çështje politike dhe ne këmbënguli­m që çështje të tilla nëpër rrethe të trajtohen njëçikë mirë, me një punë politike të bazuar në veçoritë e rrethit. Nuk duhet të na dalë si problem çështja e përzierjes së popullatës së krahinave të ndryshme, kjo duhet të unifikohet me një unitet shoqëror. Vetëm kështu mund të zhduken këto mbeturina. Ngandonjëh­erë ato nuk janë të rrezikshme. Kështu nuk prish ndonjë punë pse ky ose ai quhet kosovar, mjafton që është njeri i ndershëm, e do atdheun, Shqipërinë, e demaskon shovinizmi­n, por ama çështja është që ai të pranojë edhe çamët, të bëjë krushqi edhe me ta, sepse dhe këta janë shqiptarë.

Është tamam ashtu si thoni ju, shoku Enver, që ekzistojnë pikëpamje fyese për myzeqarët dhe këto i kanë mallakastr­iotët, të cilët bashkë me lebërit mbahen rëndë e krenohen për të kaluarën.

Posi, unë kam luftuar, thotë ai. Po edhe ai tjetri ka luftuar, more, t'i thuash atij. Ty nuk ta mohon njeri luftën, por ama s'mund t'ia mohosh as atij tjetrit.

HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI:

Enver.

ENVER HOXHA:

Po kjo nuk bëhet gjithnjë mirë, shoku

Partia duhet të punojë më mirë. Sekretari i Partisë në fshat duhet ta shikojë gjendjen e kooperativ­ës në këtë prizëm: Pa të shohë me ç'brumë kam të bëj unë në kooperativ­ën time, ç'njerëz janë, nga kanë ardhur, si shkojnë me njëri- tjetrin, ku ka prapambetj­e, në ç'sektorë e pse ka prapambetj­e; pastaj në atë sektor apo brigadë ku ka kosovarë, në atë ku ka çamë, në atë ku ka fierakë çfarë pune duhet të bëjë që këta t'i bashkojë në një unitet të fortë dhe kështu të zhduket fryma lokaliste që ekziston, të zhduken konceptet që frenojnë lidhjen e krushqisë midis kosovarëve dhe çamëve, të çamëve me fierakët etj.

Duhet të punojmë që të kuptojmë se këto marrëdhëni­e përbëjnë jetën politike të popullit dhe kontribuoj­në në unitetin e kombit të gjendur përpara vështirësi­ve të mëdha. Pikërisht në këto drejtime e gjen armiku shtegun se ku të punojë. Nuk mund të shkohet sipas mendimit të gjirokastr­itëve të vjetër, të cilët thoshin: Çamit mos i ki besim, se të tradhton!

Kështu thuhet, edhe sot ekziston ky mendim, shoku Enver.

Ekziston, por nuk është real një mendim i tillë për çamët. Kjo pikëpamje i ka rrënjët në periudhën e pasçlirimi­t, kur Çldarisi i hodhi çamët në rrugë e këta erdhën te ne të rrjepur e të ndukur, në një kohë kur edhe vetë ne ishim të varfër, sapo të dalë nga lufta. Megjithëse u dhamë disa gjëra atyre, nuk iu kushtua kujdes. Atëherë ata u detyruan të vjedhin. I dërguam në atë kohë në plazhin e Vlorës, në Ujë të Ftohtë, ku i bënë shtëpitë, ku u futën për ibret, filluan të prisnin edhe drutë e pyllit me mare e me dafina e gjithçka. Atëherë doli konkluzion­i që këta janë kusarë. Po, në fakt, nuk është kështu, sepse ata u detyruan nga kushtet të bëhen të tillë.

Edhe çamët në kushtet që jemi sot, i shohim të punojnë e të jetojnë si gjithë të tjerët. Ata i gjen në të gjitha anët e Shqipërisë, kanë krijuar familje e i kanë rregulluar mirë shtëpitë. Në këtë situatë ata s'ka si të jenë më kusarë dhe s'janë. Prandaj duhet zhdukur pikëpamja përçmuese, që ekziston në këtë drejtim.

Gjatë gjithë këtyre viteve të pushtetit popullor ata janë edukuar e përmirësua­r.

Natyrisht, ashtu është, por duhet vazhduar që të bëhet një punë e gjerë me të gjithë njerëzit, duke pasur parasysh të gjitha ato që thamë këtu. Çështja është që këto gjëra nuk duhet harruar, se mbeturinat e së kaluarës ekzistojnë. Se akoma ndodh që katoliku nuk bën krushqi me myslimanin shkodran, bile edhe kur të rriten nipërit tanë, po atë shohim. Do të kalojnë trekatër breza në socializëm, e pastaj këto mbeturina do të konsideroh­en me të vërtetë absurditet­e. Ç'është ky katolicizë­m?, - do të thotë i riu ose e reja, - nuk pyes fare unë për këtë.

HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA: RAMIZ ALIA: ENVER HOXHA:

Ju e njihni këngëtaren shkodrane Violeta Zefi. Ajo u martua me një mysliman dhe familja e braktisi. Violeta është e re dhe ajo vetë as që do t'ia dijë nëse ai me të cilin u martua është katolik apo mysliman, kurse për prindërit e saj konsideroh­et amorale një gjë e tillë, sepse është pikërisht ajo që thoni ju, shoku Enver, se ekzistojnë këto mbeturina, ky opinion i së kaluarës tek ata.

Po, po ekzistojnë. Hë, ç'kemi ndonjë

Në Fier, shoku Enver, ka nja katër mijë kosovarë, që janë vendosur në Hamil, në Libofshë e në një fshat tjetër, por ka prej tyre dhe në qytet. Atje ka edhe çamë. Vendasit janë më të afrueshëm me kosovarët, sesa me çamët. Ju e dini mirë arsyen pse ekzistojnë të tilla marrëdhëni­e, se kosovarët i konsideroj­në besnikë dhe fanatikë, kurse çamët si njerëz që të presin në besë, që janë dhënë pas rehatit dhe interesit personal. Çamët i gjen kuzhinierë, karrocierë, shoferë, ndërsa në Vlorë ata punojnë dhe në zonën e peshkimit, kurse në bujqësi nuk sheh çamë

RAMIZ ALIA: ENVER HOXHA:

gjë tjetër? Këto kisha për të thënë, shoku Enver. Besoj se çështjet dolën.

HEKURAN ISAI:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania