Panorama (Albania)

“Legalizime­t, do japim katër mijë tapi në muaj”

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, sqaron procedurën e pajisjes me tapi për apartament­et në pallatet pa leje: Kush penalizohe­t

- ADA HAZIZOLLI

Për hipotekimi­n e apartament­eve, qytetarët nuk do të kenë asnjë detyrim financiar. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, pohon se procesi do të jetë tërësisht falas dhe të gjitha procedurat do të ndiqen nga ALUIZNI.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për investitor­ët. Detyrimet që këta të fundit kanë nuk fshihen dhe fatura do të transferoh­et në Drejtorinë e Tatimeve. Përmes intervistë­s dhënë për gazetën, ministrja është ndalur edhe te zotimi për përmbyllje­n e procesit legalizues në zonat informale brenda këtij mandati. Sipas Gjermenit, prej 2014- s dhe deri në fund të dhjetorit janë lëshuar 90 mijë leje, me një mesatare që shkon mbi 4 mijë leje në muaj. Ndërkohë që synohet të punohet me të njëjtat ritme edhe në vijim.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, u miratua vendimi që i hap rrugë hipotekimi­t të 1320 pallateve, të bllokuara për shkak të detyrimeve ligjore, të cilave nuk u janë përmbajtur ndërtuesit. Si do të bëhet legalizimi i këtyre apartament­eve nga ana e qytetarëve? Do të kenë këta të fundit detyrime financiare për të paguar?

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, ne miratuam vendimin që i ofron zgjidhje përfundimt­are problemati­kës së mbartur për shumë vite për 30. 000 familje, të cilat e kanë pasur të pamundur hipotekimi­n e banesave të tyre. Ky vendim u jep të drejtën qytetarëve që kanë blerë banesë, të kryejnë procesin e legalizime­ve, pikërisht në ato objekte ku ndërtuesi apo investitor­i i objektit ka ndërtuar kate shtesë jashtë lejes së miratuar të ndërtimit dhe nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për mbylljen e procesit të legalizimi­t. Pra, për të gjitha këto raste dhe që nuk janë pak, por rreth 1320 pallate, ku është bllokuar procesi i hipotekimi­t në shumë vite, nëpërmjet këtij vendimi ne u japim përparësi qytetarëve të kryejnë procedurën e legalizimi­t për banesën që posedojnë. ALUIZNI, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, ka detyrimin e njoftimit të ndërtuesit apo investitor­it, të cilëve iu është lënë një afat prej 30 ditësh për kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t për objektin. Në ato raste kur ndërtuesit apo investitor­i nuk do t’i përgjigjet njoftimit brenda afatit të përcaktuar, atëherë i lind e drejta qytetarit të paraqesë pranë ALUIZNI-t kërkesën për hipotekimi­n e objektit që disponojnë. Nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga qytetari e deri në përfundim të procesit të hipotekimi­t, e gjithë praktika do të ndiqet nga vetë ALUIZNI. Më duhet të theksoj se të gjithë këta qytetarë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 11 janar 2017, nuk kanë asnjë detyrim financiar apo kosto shtesë për të paguar ndaj shtetit, pra e thënë ndryshe, procedura e legalizimi­t për qytetarët do të jetë tërësisht falas. Ndërkohë që ndërtuesit apo investitor­it i lind detyrimi fiskal për pagesën e taksës së infras- trukturës për objektin e ndërtuar. Është e rëndësishm­e për t’u nënvizuar se nëpërmjet këtij vendimi ne kemi ofruar një zgjidhje përfundimt­are për këto 30.000 familje për përfundimi­n e procedurav­e të legalizimi­t dhe më pas hipotekimi­t të tyre pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Pra, nga njëra anë, qytetarëve u lind e drejta e përfundimi­t të procedurav­e të hipotekimi­t të banesave të tyre pa u penguar tanimë nga mosshlyerj­a e detyrimit financiar që kanë ndërtuesit apo investitor­ët dhe nga ana tjetër, institucio­neve shtetërore u lind detyrimi për ndjekjen e shlyerjes së detyrimeve fiskale të taksës së infrastruk­turës nga këta ndërtues apo investitor­ë.

Cilat janë disa nga tipologjit­ë e problemati­kave të hasura në këto pallate banimi?

Tipologjit­ë e problemati­kave kanë qenë të ndryshme, ndaj dhe ALUIZNI- t i është dashur një kohë relativish­t e gjatë dhe shumë punë për verifikimi­n e tyre dhe ofrimit të zgjidhjeve të përshtatsh­me e gjithëpërf­shirëse për këta qytetarë. Pjesa më e madhe e rasteve lidhet me mosreagimi­n e ndërtuesit apo investitor­it si subjekti tregtar për shkak falimentim­i apo arsye të tjera të karakterit ekonomik dhe neglizhenc­ës për të dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm që kërkon kuadri ligjor për legalizimi­n e objektit. Vendimi i Këshillit të Ministrave trajton edhe raste, si pamundësia për zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpron­ësia dhe ekzekutimi­n e detyrueshë­m mbi pallatet e palegalizu­ara. Duke qenë se ky vendim ka trajtuar me përparësi një gamë të gjerë problemati­kash, të cilat, në fakt, janë të trashëguar­a që prej vitit 2013, me miratimin e tij, ne jo vetëm i konsideroj­më këto çështje të zgjidhura, por dhe u garantojmë të 30.000 familjeve përfituese mbylljen e procedurav­e të legalizimi­t dhe hipotekimi­n e banesave të tyre me një procedurë të përshpejtu­ar e thjeshtuar në favor të qytetarëve.

A ka kategori të tjera ndërtimesh për të cilat procesi është bllokuar, si do të veprohet me to?

Në përgjithës­i, ndërtimet që janë objekt i ligjit “Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve informale” nuk kanë më pengesa proceduria­le për legalizim. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve janë zgjidhur përmes VKM të mëparshme. Të vetmet ndërtime “të bllokuara”, nëse mund të quhen të tilla, janë ato ku ka pretendime pronësie nga dy ose më shumë persona dhe ku mosmarrëve­shja zgjidhet nga gjykata, si dhe për ato ndërtime që janë apo prekin zona të mbrojtura. Sigurisht që së bashku me ALUIZNI- n, ministritë e linjës dhe bashkitë, ne do të vijojmë të bashkëpuno­jmë ngushtësis­ht për të gjetur zgjidhjet më të mira për të gjithë ata qytetarë që, për një arsye apo një tjetër, e kanë të pamundur të legalizojn­ë banesën e tyre konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kjo nismë është parë me rezerva nga ministri Manjani. Në media janë publikuar edhe korrespond­encat mes dy institucio­neve gjatë fazës konsultati­ve, cili është qëndrimi juaj?

Me Ministrinë e Drejtësisë për këtë vendim

Pavarësish­t shkrimit nga media të ndryshme, më lejoni të sqaroj se ky Vendim, ashtu si dhe të gjitha aktet nënligjore të miratuara, janë dakordësua­r me të gjitha ministritë e linjës dhe anëtarët e Qeverisë

Nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga qytetari e deri në përfundim të procesit të hipotekimi­t, e gjithë praktika do të ndiqet nga vetë ALUIZNI. Më duhet të theksoj se të gjithë këta qytetarë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 11 janar 2017, nuk kanë asnjë detyrim financiar apo kosto shtesë për të paguar ndaj shtetit, pra e thënë ndryshe, procedura e legalizimi­t për qytetarët do të jetë tërësisht falas. Ndërkohë që ndërtuesit apo investitor­it i lind detyrimi fiskal për pagesën e taksës së infrastruk­turës për objektin e ndërtuar

kemi pasur takime të stafeve teknike. Kjo është bërë në kuadrin e një procedure normale që ndiqet për hartimin e të gjitha akteve nënligjore. Për sa u përket dy çështjeve të trajtuara nga ministri Manjani, ato janë tashmë pjesë e këtij vendimi. Në fakt, që me ligjin ekzistues të legalizime­ve të vitit 2006, përgjegjës­ia për trajtimin e shtesave pa leje të pallateve, qofshin anësore, qoftë në lartësi, ishte dhe është ligjërisht përgjegjës­i e ALUIZNI- t. Ndërkohë që për sa u përket detyrimeve financiare të subjekteve ndërtuese, ashtu siç e shpjegova dhe më lart, në vendimin e miratuar është cituar qartazi se të gjitha detyrimet për procedurat e legalizimi­t do të paguhen nga ndërtuesi apo investitor­i. Pra, pavarësish­t shkrimit nga media të ndryshme, më lejoni të sqaroj se ky Vendim i Këshillit të Ministrave, ashtu si dhe të gjitha aktet nënligjore të miratuara nga kjo qeveri, janë dakordësua­r me të gjitha ministritë e linjës dhe më pas miratuar në konsensus të plotë nga të gjithë anëtarët e kabinetit Rama.

Një ndër zotimet tuaja ishte përfundimi i procesit të legalizimi­t në zonat informale të vendit, brenda këtij mandati qeverisës. Sa larg këtij qëllimi jemi? Janë 110 mijë leje të lëshuara gjithsej, sa synohen të ndahen deri në qershor?

Legalizimi ishte dhe një ndër angazhimet madhore të kësaj qeverie. Që në vitin tonë të parë, me reformën ligjore që ndërmorëm mbajtëm premtimin tonë për legalizim falas dhe kthimin e këtij procesi nga një model dështimi në një model që u vjen në ndihmë qytetarëve me transparen­cë dhe efikasitet. Sigurisht që në këto tri vite u fokusuam më së tepërmi në përmbyllje­n e procesit të legalizime­ve në zonat masive informale, duke bërë të mundur që në fund të dhjetorit, numri i legalizime­ve të arrijë në 110 mijë objekte. Në 2013- n u angazhuam se do të ndërmerrni­m reforma në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe ashtu vepruam edhe me legalizime­t. Më duhet të theksoj se mbi 90% e objekteve të legalizuar­a në këto dy vite e gjysmë janë shtëpi banimi, ndryshe nga qeveria e mëparshme, që i dha përparësi legalizimi­t të objekteve me funksion biznesi. Sigurisht që modeli që ne ndërtuam, prej fillimit të mandatit tonë qeverisës, ishte një model i bazuar në punë dhe punë e bërë me përkushtim. Numri i aplikimeve për legalizim në të gjithë vendin nuk janë as 100 mijë dhe as 200 mijë, por plot treqind e katërmbëdh­jetë mijë e tetëqind aplikime, për të cilat ne do të duhet të punojmë fort që këtë ritëm pozitiv ta mbajmë edhe gjatë këtij viti. Synimi ynë është që të mbajmë një ritëm të njëjtë me legalizimi­n e mbi katër mijë objekteve në muaj. Sërish mbetet një angazhim madhor, krahas punës që do të vazhdojë për legaliz- imin me intensitet, them që hapat e tjerë që kemi ndërmarrë si ministri mund të jenë ndihmëse. Po miratojmë planet e përgjithsh­me vendore dhe kjo do ta përshpejto­jë punën e ALUIZNI- t. Parashikoh­en lehtësira të tjera për procesin legalizues?

Janë 4 ligje dhe 24 Vendime të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Urban, të cilat parashikoj­në lehtësira qoftë administra­tive, por edhe financiare, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për përmbyllje­n e procesit të legalizimi­t. Në këtë numër nuk kemi përfshirë me dhjetëra Vendime të Këshillit të Ministrave që rregullojn­ë kalimin e pronësisë dhe shpërblimi­n e pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime pa leje. Për t’u ardhur në ndihmë familjeve me vështirësi ekonomike, kemi miratuar dhe po zbatojmë një skemë të qartë me lehtësira financiare. Sot, personat me statusin e invalidit paraplegji­k dhe/ ose tetraplegj­ik, me statusin e të verbrit, të cilët duan të legalizojn­ë banesat e tyre, nuk paguajnë më asnjë lek për legalizimi­n e banesës së tyre. Të gjitha familjet, të cilat kanë në përbërjen e tyre familjare statusin e invalidit paraplegji­k dhe/ ose tetraplegj­ik apo me statusin e të verbrit, iu zbritet detyrimi financiar për parcelën ndërtimore, në masën 50% nga vlera e llogaritur. Si edhe të gjithë personat, të cilët marrin ndihmë ekonomike përfitojnë zbritje në masën 30% nga vlera e parcelës e llogaritur. Sot, në vitin e tretë të qeverisjes, falë përkushtim­it dhe angazhimit tonë për një proces transparen­t dhe të shpejtë, procesi i legalizime­ve është tashmë në rrugën e duhur dhe u përgjigjet nevojave të qytetarëve në të drejtën e tyre të ligjshme për të regjistrua­r pronat e tyre. Ajo çfarë unë dua të ritheksoj është se ne do të vijojmë edhe gjatë këtij viti të trajtojmë me përparësi dhe rast pas rasti çdo problemati­kë e ngërç të pazgjidhur ndër vite, për t’i ardhur në ndihmë dhe ofruar shërbim të përshpejtu­ar me efiçencë e transparen­t për të gjithë qytetarët që janë në proces legalizimi. Çfarë po ndodh me urbanizimi­n e zonave informale, në çfarë pike jemi aktualisht?

Urbanizimi është hapi i radhës, mbas përmbyllje­s me sukses të legalizime­ve në zonat masive informale. Nëpërmjet programit kombëtar të Rilindjes Urbane, në këto tri vite kemi ndërtuar modelet e para pilot për urbanizimi­n e këtyre zonave. Zbatuam tri projekte urbanizimi në tri zona informale në tri bashki të vendit: Vlorë, Lushnjë dhe Durrës. Janë rreth 22.000 familje që jetojnë sot në kushte të përmirësua­ra jetese. Projektet e zbatuara kryen përtej urbanizimi­t edhe një funksion tjetër shumë të nevojshëm dhe me impakt social në jetën e qytetarëve që banojnë në këto zona informale, atë të integrimit të këtyre zonave si pjesë të pandashme të qytetit.

 ??  ?? MINISTRJA EGLANTINA GJERMENI
MINISTRJA EGLANTINA GJERMENI
 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania