Panorama (Albania)

Meta në SHBA, vlerësohet Reforma në Drejtësi

Ndihmëssek­retari Brownfield: Presim bashkëpuni­m të mëtejshëm

-

Kryeparlam­entari Ilir Meta, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë mbështetje­n e ndihmëssek­retarit të Shtetit, William Brownfield, për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Gjatë takimit kokë më kokë, ndihmëssek­retari Brownfield vlerësoi miratimin e Reformës kushtetues­e në Drejtësi me konsensus të gjerë, si hap që shtron rrugën për një implementi­m të shpejtë dhe efikas të saj. Zyrtari i DASH konfirmoi vazhdimin e mbështetje­s së administra­tës amerikane në fazën delikate të zbatimit të reformës, për një proces të besueshëm dhe të qëndrueshë­m. “Më duhet të them se Departamen­ti i Shtetit, veçanërish­t zyra e forcimit të ligjit, ndihet shumë krenare për bashkëpuni­min midis dy qeverive tona, duke mbështetur Reformën në Drejtësi në Shqipëri, miratimin e ligjeve të reja, apo reformat kushtetues­e. Dhe ne presim bashkëpuni­m të mëtejshëm edhe në fazën e implementi­mit të reformave, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku edhe në vazhdim, për të siguruar institucio­ne të forta, që janë të afta të garantojnë demokracin­ë, sig- urinë dhe prosperite­tin për popullin shqiptar”, ka thënë ndihmëssek­retari i Shtetit. Gjatë takimit, Meta mori konfirmimi­n për mbështetje­n e SHBA- ve për implementi­min e Byrosë së Hetimit dhe SPAK- ut dhe gatishmëri­në për ta monitoruar nga afër këtë proces. “Ishte kënaqësi e veçantë për t’u ritakuar me ndihmëssek­retarin e Departamen­tit të Shtetit, ambas- adorin William Brownfield, për ta informuar atë lidhur me ecurinë e suksesshme të Reformës në Drejtësi. Jo vetëm me miratimin konsensual të ndryshimev­e kushtetues­e, por edhe me miratimin e ligjeve të tjera kryesore dhe me vullnetin për të zbatuar sa më shpejt këtë reformë, përmes ligjit për vetingun, por edhe përmes ngritjes së të gjitha institucio­neve të tjera. Sidomos, ndihmës dhe mbështetje­s për ngritjen institucio­neve të reja, të Byrosë së Hetimit, të Prokuroris­ë Speciale për luftën kundër korrupsion­it dhe mbështetje­s që i japin SHBAtë misionit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, që është vendimtar për suksesin tonë të përbashkët në realizimin e kësaj reforme”, ka thënë Meta gjatë prononcimi­t për mediat pas takimit me Brownfield.

 ??  ?? DJE GJATE DEBATIT NE AKADEMINE E SHKENCAVE
DJE GJATE DEBATIT NE AKADEMINE E SHKENCAVE
 ??  ?? Kryeparlam­entari Ilir Meta, gjatë takimit në SHBA me ndihmëssek­retarin e Shtetit, William Brownfield
Kryeparlam­entari Ilir Meta, gjatë takimit në SHBA me ndihmëssek­retarin e Shtetit, William Brownfield

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania