Panorama (Albania)

Zbardhet vendimi, i hapet rruga vetingut për gjyqtarët

“Kontrolli i pasurisë, të mos nisë pa u ngritur organet e vetingut”

- ARISTIR LUMEZI

Ligji i vetingut do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e në Fletoren Zyrtare.

Ky është përcaktimi i bërë nga Gjykata Kushtetues­e në vendimin e saj të zbardhur për ligjin e vetingut, ku ajo me 6 vota ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratik­e dhe të Unionit të Gjyqtarëve. Afatin e saktë të botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare nuk e përcakton askush dhe kjo do të varet nga shpejtësia proceduria­le e institucio­neve për ta dërguar dhe botuar atë.

Por megjithëse vendimi i Gjykatës Kushtetues­e rrëzon të 13 pikat e opozitës, interpreti­mi kushtetues u njeh organeve të vetingut autoritet të plotë në vendimmarr­je gjatë vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Sipas opozitës, ky autoritet është vënë në dyshim nga ligji, i cili ua merr kompetenca­t organeve të vetingut dhe ua jep disa organeve ekzistuese, Inspektori­atit të Pasurive apo Drejtorisë së Kontrollit të Figurës. Në rastin e kontrollit të pasurisë, Gjykata Kushtetues­e vlerëson se kompetenca­t e Inspektori­atit nuk bien ndesh me organet e rivlerësim­it dhe nuk e cenojnë në thelb atë. Gjykata Kush- tetuese nuk bën të njëjtin interpreti­m për Drejtorinë që bën kontrollin e figurës. Në mënyrë që procesi i rivlerësim­it të mos komprometo­het duke u kontrollua­r nga pushteti ekzekutiv, Gjykata vlerëson se në grupet e punës për kontrollin e fig- urës duhet të marrë pjesë edhe një përfaqësue­s nga organi i vetingut.

Me interpreti­min e vet, Gjykata Kushtetues­e ka ndaluar strukturat ekzistuese të kontrollit të pasurisë, figurës dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e që të funksionoj­në pa u ngritur më parë organet e vetingut. Sipas Gjykatës Kushtetues­e, këto institucio­ne nuk mund ta ushtrojnë veprimtari­në e tyre jashtë mbikëqyrje­s dhe kontrollit të organeve të vetingut. Gjykata vlerëson se vetëm duke përmbushur këtë kërkesë, do të mund të garantohet respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve dhe do të parandaloh­et ushtrimi i kompetenca­ve ligjore në mënyrë të pakontroll­uar nga ana e organeve ekzistuese. Kjo do të thotë se edhe pse ligji do të hyjë në fuqi në fillim të sh- kurtit, Inspektori­ati i Pasurive dhe Drejtoria e Kontrollit të Figurës nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa u ngritur më parë organet e vetingut, që në rastin më të mirë, pritet të miratohen nga Parlamenti në kulmin e fushatës elektorale.

 ??  ?? Gjykata Kushtetues­e
Gjykata Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania