Panorama (Albania)

Pas denoncimit, Akademia voton anëtarët e KLP e KLGJ

Debati për emrat, Beqir Meta më shumë vota se kryetari

- ARISTIR LUMEZI

Akademia e Shkencave përzgjodhi dje me votim të fshehtë katër kandidatët për anëtarë në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

Një ditë pas letrës së hapur të akademikut Artan Fuga, i cili denoncoi propozimin e katër emrave të bërë nga Kryesia e Asamblesë së Akademisë pa propozime alternativ­e dhe pa votim, kryetari Muzafer Korkuti u detyrua të marrë propozime shtesë nga anëtarët e Akademisë për këto pozicione. Por nga votimi për anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, mori më pak vota nga kandidati tjetër për këtë pozicion, Beqir Meta. Korkuti mori 14 vota, duke u renditur si anëtar zëvendësue­s për komisionin ad hoc të KLP- së, ndërsa Meta 15 vota, duke u bërë në këtë mënyrë anëtar i tij. Për komisionin ad hoc për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Akademia zgjodhi Vasil Tolen me 15 vota dhe Floresha Dadon me 13. Kandidatët Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, dy ditë më parë, përmes një e- maili dërguar anëtarëve të Akademisë, i njoftonte ata se kishte përcaktuar veten e tij si kandidat për anëtar në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe Sekretarin Vaso Tole për në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe Ethem Likën e Marenglen Verlin si anëtarë zëvendësue­s për dy komisionet. Ndaj kësaj përzgjedhj­eje, profesor Artan Fuga reagoi duke kërkuar hapjen e procesit me propozime alternativ­e dhe votim. Në vijim të këtij qëndrimi, edhe anëtarë të tjerë të Akademisë denoncuan paracak- timin e kandidatëv­e nga kryesia e Akademisë. Beqir Meta denoncoi Kryesinë duke e cilësuar gabim propozimin e katër personave, duke qenë dhe vetë e përfshirë për në komisionet ad hoc. “Do të thotë që Kryesia në mënyrë apriori u hoqi të drejtën disa të tjerëve që të votoheshin”, tha Meta. Edhe akademikja Floresha Dado tha se nuk i kishte lënë shije të mirë fakti që “unë propozoj veten time”. “Edhe ky ishte një gabim taktik që nuk duhet ta kishim bërë”, tha Dado. Akademiku Xhovalin Shkurtaj kërkoi që për çështje kaq serioze, duhej të mblidhej Akademia dhe jo të ishte një vendim i Kryesisë. “E mira do ishte që të ishin përcaktuar kriteret. Është mirë që sa jemi këtu të mblidhemi, sidomos për gjëra kaq të rëndësishm­e. Do ishte mirë që të kishim proces propozimi dhe pastaj miratimin me votim. Më mirë të mblidhemi dhe të diskutojmë sesa të shkruajmë në rrjete sociale”, tha Shkurtaj. Debate pati dhe mbi mënyrën e votimit, nëse ai duhej të ishte i hapur apo i fshehtë, debat i cili u zgjidh vetëm me anë të votimit të 20 akademikëv­e të pranishëm në mbledhje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania