Panorama (Albania)

Totozani: Ja njoftimet për ngritjen e komisionev­e ad hoc

-

Pas debateve në Akademinë e Shkencave për përfundimi­n e afateve për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për në komisionet ad hoc të përzgjedhj­es së anëtarëve për në KLGJ dhe KLP, Avokati i Popullit, Igli Totozani, bëri publike korrespond­encën e tij me dy institucio­net nga të cilat priten kandidatur­at. Totozani i ka dërguar një njoftim paraprak në datën 12 janar 2017 Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, ku i lajmëron se duhet të përgatiten për procesin e propozimit dhe përzgjedhj­es së kandidatëv­e për anëtarë në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe për në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

Ndërsa në letrën e dytë, të dërguar dje, më 18 janar 2017, Avokati i Popullit i njofton dy institucio­net që të nisin zyrtarisht procesin, duke u kujtuar se afati kohor për përmbushje­n e këtij detyrimi ligjor është 5 ditë. Ky reagim i Avokatit të Popullit erdhi pas debateve të nxitura në Akademinë e Shkencave, kur kryetari i kësaj akademie, Myzafer Korkuti, u kishte kërkuar anëtarëve të saj të votonin kandidatët që Kryesia propozonte për shkak të kohës së pamjaftues­hme në dispozicio­n për një proces të hapur diskutimi dhe propozimi. “Duke qenë se jemi në përfundim të afatit ligjor prej 5 ditësh të parashikua­r nga ligji në fjalë, se anëtarët e propozuar duhet të jenë akademikë të shkencave shoqërore, se të drejtën e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë të tyre e ka Asambleja e Akademisë së Shkencave, po ju drejtohemi përmes e- mailit për t’u shprehur për propozimet tona për sa më poshtë”, thotë në e- mailin që Kryetari i Akademisë u kishte nisur anëtarëve të saj lidhur me mungesën e kohës për propozimet.

 ??  ?? Avokati i Popullit, Igli Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania