Panorama (Albania)

Rama: Mandatin tjetër do të ndërtojmë dy aeroporte

Kryeminist­ri vizitë në Singapor, vlerëson njohjen e Kosovës

- TIRANË

Kryeminist­ri Edi Rama ka premtuar se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të nisë punimet për ndërtimin e dy aeroportev­e të reja.

Premtimin për këto investime, kreu i qeverisë shqiptare e dha gjatë takimit me homologun e tij në Singapor, Lee Hsien Loong. Kryeminist­ri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Singapor, pak javë pasi ky vend njohu pavarësinë e Kosovës. Singapori është një nga 20 vendet më të zhvilluara të botës që ka njohur pak javë më parë Republikën e Kosovës. Gjatë vizitës së tij zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare i ka shprehur Kryeminist­rit të Singaporit, Lee Hsien Loong, mirënjohje­n për këtë akt të qeverisë së Singaporit. “Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishë­m për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë”, tha Rama. Gjatë një takimi zyrtar me homologun e tij në Singapor, Kryeminist­ri Rama theksoi se qeveria e tij ka bërë një punë të madhe për të krijuar kushtet për të tërhequr një numër të madh turistësh. “Për sa i përket infrastruk­turës aeroportua­le me fokus në radhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesim nga shumë anë, nuk është vetëm këtu, por edhe nga vende të tjera. Besoj që në mandatin e ardhshëm do të kemi pa diskutim fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja”, deklaroi Rama. Gjatë takimit mes dy kryeminist­rave janë diskutuar edhe mundësitë që Shqipëria ofron për investime dhe mbi potenciale­t që Shqipëria ofron për investitor­ët në fusha të ndryshme. “Sh- qipëria ka disa potenciale të rëndësishm­e, por fokusi gjithmonë është energjia, nafta, mineralet dhe turizmi. Ka interesim edhe për manifaktur­ën apo agropërpun­imin, gjëra të cilat ngjallën shumë interes dhe ishin materia e një diskutimi mjaft interesant”, është shprehur Rama. Gjatë takimit më homologun e tij në Singapor, kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për shkëmbime në interes të vendit, për sa i përket administri­mit fiskal. “Këtu ka një dije të madhe dhe një infrastruk­turë shembullor­e për admin- istrim fiskal, si dhe për rendin publik, ku Singapori është një nga vendet kampion për mënyrën se si e ka të organizuar të gjithë strukturën dhe për mënyrën se si ka arritur të krijojë një hapësirë sigurie të madhe, parashikue­shmërie të plotë dhe kontribute­sh të përbashkët­a, në funksion të një shteti mjaft social”, shtoi Rama gjatë takimit. Në fokus të takimit mes dy kryeminist­rave ka qenë edhe rritja e bashkëpuni­mit mes vendeve, duke shfrytëzua­r potenciale­t dhe eksperienc­at që të dy vendet ofrojnë në fusha me interes të ndërsjellë.

 ??  ?? Rama me homologun e tij në Singapor
Rama me homologun e tij në Singapor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania