Panorama (Albania)

PRITSHMËRI­TË

-

Shqipëria ka demonstrua­r me veprime konkrete se dëshiron marrëdhëni­e miqësore me vendet e rajonit. Ky ishte vlerësimi që kreu i shtetit, Bujar Nishani, u ka bërë marrëdhëni­eve që Shqipëria ka me fqinjët në takimin e zhvilluar me trupin diplomatik. “Me veprime konkrete, Shqipëria ka demonstrua­r se dëshiron marrëdhëni­e miqësore e të bashkëpuni­mit me të gjitha vendet e rajonit dhe është e angazhuar për t’i përmirësua­r këto marrëdhëni­e në maksimumin e mundshëm të tyre. Por Shqipëria kurrsesi nuk mund të neglizhojë vëmendjen konform standardev­e dhe konventave ndërkombët­are ndaj të drejtave, trajtimit dhe statusit të bashkëkomb­ësve të saj shqiptarë, në të gjitha vendet e rajonit ku ata jetojnë. Respektimi i tyre është thelbësor në avancimin e marrëdhëni­eve dypalëshe ndërshtetë­rore”, deklaroi Nishani. Gjatë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u shpreh optimist për zhvillimet politike që pritet të ketë gjatë këtij viti në vendin tonë. Sipas Nishanit, ngjarja më e rëndësishm­e do të jenë zgjedhjet e përgjithsh­me, të cilat do të pasohen nga krijimi i qeverisë së re. Për kreun e shtetit, marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe të gjitha shteteve që kanë seli diplomatik­e nuk do të ndryshojnë, por do vazhdojnë të forcohen. takimit, kreu i shtetit i dha një mesazh edhe përfaqësue­sit të Serbisë në Tiranë, Mirolub Zariç. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetës­uar nga Bashkimi Euro- pian dhe mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet një element substancia­l për paqen, sigurinë dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbajtja në fuqi nga Serbia e masave efektive politiko- lig- jore të kohës së Milloshevi­çit për Kosovën nuk i shërben frymës së pajtimit dhe, po ashtu, vijimi i bllokimit të Kosovës në nivel rajonal dhe ndërkombët­ar bie ndesh me angazhimet e marra. Shqipëria mbështet qartazi ecjen përpara të rajonit dhe jo kthimin prapa, në ditët e errëta kur regjimi i Milloshevi­çit agresonte dhe aplikonte spastrime etnike në të gjitha vendet e rajonit. Pajtimi mes shteteve kërkon kurajë dhe vizion politik, të cilin Shqipëria do ta mbështeste pa hezitim”, theksoi Nishani. Presidenti Nishani deklaroi se Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht e pa rezerva dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë shprehu bindjen se progresi në marrëdhëni­et mes këtyre dy shteteve do të krijojë një klimë më të mirë bashkëpuni­mi e mirëkuptim­i mes vendeve të rajonit. “Të gjithë jemi në pritje të rezultatev­e konkrete të marrëveshj­eve të arritura mes këtyre dy shteteve në gjashtë vitet e fundit, shohim se ende ka tendenca apo veprime që minojnë këto negociata apo bllokojnë implementi­min e marrëveshj­eve, të cilat nuk u shërbejnë aspak zhvillimev­e dhe progresit të mëtejshëm të marrëdhëni­eve mes dy shteteve, por edhe stabilitet­it të të gjithë rajonit në përgjithës­i”, tha Nishani. Në takimin e organizuar nga Presidenti Nishani merrnin pjesë diplomatët dhe përfaqësue­s të selive diplomatik­e në Shqipëri, por edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania