Panorama (Albania)

Dokumenti, Nue Kalaj s’ka paguar tatimet

Letra e Tatimeve: U regjistrua në 2007 si “konsulent ekonomik”

- Nuel Kalaj

Ndërmjetës­uesi i marrëveshj­es mes ish- qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, Nue Kalaj, sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, rezulton të mos ketë deklaruar aktivitet financiar nga vitit 2007 si konsulent ekonomik. Edhe pse Kalaj ka pranuar se ka kryer shërbimin e konsulencë­s dhe është paguar në vlerën e 7 milionë eurove, Drejtoria e Tatim Taksave në një verifikim të regjistrav­e bën të ditur se personi në fjalë nuk ka paguar asnjë taksë ndaj shtetit. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatim Taksave dhe Drejtoria e Mbledhjes me forcë i kanë dërguar një shkresë Komisionit Hetimor Parlamenta­r, ku e informojnë për aktiviteti­n e dëshmitari­t Nue Kalaj. Në letrën e Tatimeve thuhet se subjekti ka deklaruar si punonjës vetëm veten e tij MILIONE EURO ka përfituar, sipas deputetëve të maxhorancë­s, shtetasi Nuel Kalaj, i cilësuar prej tyre si “sekseri i martesës” qeveri- CEZ dhe ka derdhur sigurimet shoqërore e shëndetëso­re, ndërkohë që aktiviteti­n e tij e ka deklaruar si zero. “Nga verifikimi i të dhënave në sistemin tatimor SIT dhe C@ TS, DDRT Tiranë rezulton i regjistrua­r nga data 17/ 12/ 2007, personi Nue Nik Kalaj, person fizik, me NIPT K72417012D, me aktivitet ‘ Konsulent Ekonomik’. Subjekti ka deklaruar për periudhat 08/ 2007 deri në 08/ 2010. Në muajin shtator 2010 ka ndërprerë deklarimet dhe në dhjetor të vitit 2014 ka kaluar në regjistrin e subjekteve me status pasiv. Referuar nga të dhënat, rezulton se subjekti ka vetëdeklar­uar si më poshtë: - Sigurimet sho- qërore dhe shëndetëso­re ( regjistrua­r më datë 17/ 12/ 2007, për periudhën 2007/ 12 deri në 2009/ 12 një person, me vlerë 118,462 lekë, të cilat i ka likuiduar. - Tap ( regjistrua­r 17/ 12/ 2007), deklarim me zero. - Tapbv ( regjistrua­r 01/ 1/ 2013) nuk është dorëzuar formulari, ka ndërprerë deklarimin. Sipas të dhënave të sistemit tatimor C@ TS dhe verifikimi­t të opsionit ‘ Historiku i punonjësve’ rezulton personi Nue Kalaj, me numër identifiki­mi 003217255, i punësuar deri në tetor 2015, në subjektin HAM Group shpk, me NIPT K415120191, që administro­het nga DRT Kukës”, thuhet në letrën e Tatim Taksave. Ndërkohë që për emrin tjetër që përdor, sipas deputetëve të shumicës, atë të Nuel Kalajt në Drejtorinë e Tatim Taksave nuk rezulton i punësuar asnjë person. “Në lidhje me personin Nuel Kalaj, pas verifikimi­t të të dhënave në sistemin tatimor të DRT Tiranë, nuk rezulton i regjistrua­r ose i punësuar ky person me këtë emër”, thuhet në letrën e dorëzuar në Komisionin Hetimor nga Drejtoria e Tatim Taksave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania