Panorama (Albania)

Votimi elektronik, PD: Do ta pranoni si dekriminal­izimin

Debati në Komisionin e Ligjeve, Manja: Vetëm po tha OSBE

-

Votimi elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit ka dominuar debatet në Komisionet Parlamenta­re. Deputeti i PD- së, Eduard Halimi, ka kërkuar nga maxhoranca që të pranojë kërkesën e opozitës për të përdorur teknologji­në në zgjedhjet e ardhshme.

Halimi i ka kthyer përgjigje dhe deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për ngërçin që do të krijohej në rast se ditën e zgjedhjeve do të iknin dritat dhe do të bllokohej procesi i votimit. Për Halimin, këto deklarata janë alibi dhe për të zgjidhja është shumë e thjeshtë. “T’i japim fund kontestimi­t të zgjedhjeve. Ne s’po bëjmë një debat për zgjedhësit e djathtë, por për të drejtën e votës. S’ka pse të ngrihen alibi jo ikën dritat apo nuk ikën. Një UPS ( bateri) do kompjuteri, 100 dollarë bën, e kemi të gjithë një të tillë nëpër shtëpi dhe zgjidhet çështja. E kemi pasur një debat të tillë para shumë vitesh, e kemi pranuar, është bërë një eksperimen­t para disa vitesh, ka funksionua­r dhe këtë ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. T’u japim fund njëherë e mirë problemeve me zgjedhjet në Shqipëri”, tha dje Halimi. Ishministr­i i Drejtësisë kërkoi më tej që të mos humbet kohë me debate politike, por të zgjidhet sa më parë zbatimi i teknologji­së në zgjedhje. Ai mori si referencë ligjin e dekriminal­izimit, duke thënë se dhe atë e votuan me pahir. “Siç u bë ligji për dekriminal­izimin, që thoshit nuk bëhet, nuk bëhet. S’e besonte askush se do të bëhej ligji, jo po ka shqetësime kushtetues­e. U votua me hir apo pahir, edhe votimi elektronik do të bëhet, me hir apo pahir. Por të mos vonohet. Të bëhen programe dhe të mos humbin kohë me këtë çështje, por të merremi me organizimi­n dhe punët e tjera të partisë”, tha dje Halimi. Por anëtari i Komisionit të Reformës, Ulsi Manja, tha dje se gjithçka mbetet në dorën e OSBE- së. “Në Komisionin e Reformës Zgjedhore palët kanë rënë dakord për një gjë, që ai komision është ngritur për të adresuar sugjerimet e OSBE/ ODIHR- it edhe në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015. Ne si maxhorancë kemi pranuar OSBE/ ODIHR- in si arbitrin kryesor të certifikim­it të zgjedhjeve të lira, kemi kërkuar që po ekspertët e këtij institucio­ni të vijnë dhe të na japin mendimet e tyre për votimin elektronik”, tha ai.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania