Panorama (Albania)

Kadastra fiskale për pronën, zgjidhet modeli i Kosovës

Ahmetaj: Dogana e përbashkët për mallrat e Kosovës, brenda shkurtit

- DORINA AZO

Kadastra fiskale me të dhënat për pronën, që do të shërbejë për taksimin bazuar në vlerën e tregut, do të ngrihet sipas modelit të Kosovës.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe homologu i tij i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruan dje memorandum­in e bashkëpuni­mit për realizimin e kadastrës fiskale. Nëpërmjet bashkëpuni­mit synohet dhënia e asistencës të Kosovës për ngritjen e kadastrës fiskale, që do të shërbejë si bazë të dhënash për mbledhjen më pas së taksës së pronës sipas vlerës së tregut, një kërkesë e vazhdueshm­e e Fondit Monetar Ndërkombët­ar. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se kadastra fiskale nuk do të ngrihet me koncesion, por do të menaxhohet nga qeveria. “Nuk do të jetë me koncesion, do të jetë një njësi në Ministrinë e Financave, e cila është ngritur sot had hoc, që do të jetë pjesë stabël e strukturës dhe do të menaxhohet nga qeveria qendrore e vendore dhe jo me koncesion. Mund të ketë kontraktim­e në të ardhmen të shërbimeve të ndryshme për sistemin, por do të jetë një njësi, e cila do të jetë në pronësi të qeverisë qendrore, që do të përdoret dhe nga qeveritë vendore. Shembulli i Kosovës, për të cilin falënderov­a ministrin, dhe me modesti u shpreha se do të dua ta kopjoj atë që ka bërë ministri në Kosovë me kadastrën fiskale. Sfida ime është që përveç ta kopjoj saktë dhe mirë, të mundemi të tërheqim dhe agjencinë suedeze të zhvillimit të investimev­e SIDA, e cila ka ndihmuar administra­tën kosovare të na ndihmojë edhe ne, pasi do të jetë i njëjti sistem. Sistemi flet shqip dhe besoj se administra­ta e Kosovës do të na ndihmojë me sistemin, sepse sistemi i tyre është shumë i avancuar”, u shpreh Ahmetaj. Ministri vlerësoi se ngritja e kadastrës do të rrisë arkëtimin e të ardhurave. “Nga informacio­ni që kam marrë në Kosovë, kadastra fiskale ka qenë një ndihmesë shumë e madhe, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave të qeverisë ven- dore, por edhe për vendosjen, ose më mirë rikthimin e aseteve që ka njësia vendore në asete të shfrytëzue­shme dhe të kolaterizu­eshme”, tha Ahmetaj.

DOGANA Ministrat e Financave të të dyja vendeve ranë dakord edhe për ngritjen e përbash- kët të një pike doganore në Portin e Durrësit. Pika e përbashkët doganore do të shërbejë për zhdoganimi­n e mallrave të importit me destinacio­n Kosovën. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi se zgjidhjet teknike do të finalizohe­n brenda 15 shkurtit. “Një tjetër propozim që diskutuam me ministrin Hoti në Prishtinë ishte që Porti i Durrësit të kthehet në portën e vetme, unike hyrëse për sipërmarrj­en kosovare në kuptimin e kontrollit doganor. Që do të thotë se çdo sipërmarrj­e kosovare mjafton që të inspektohe­t, të kontrolloh­et, zhdoganohe­t në Portin e Durrësit dhe të ketë hyrje të drejtpërdr­ejtë më pas drejt Kosovës, në tregun kosovar. Dogana shqiptare, në bashkëpuni­m me Doganën e Kosovës, kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e Zyrës së Operimit të Doganës Kosovare pranë Degës së Doganës Durrës”, u shpreh Ahmetaj. Ministri Hoti u shpreh se ngritja e Doganës do të finalizohe­t shumë shpejt. “Ne e diskutuam me detaje tani edhe në aspektin teknik, procedurat dhe çështjet teknike që duhet të kryhen për vendosjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, besoj ekipet tona e kanë të qartë tashmë se çfarë duhet të bëjnë edhe teknikisht, për ta bërë këtë realitet sa më parë”, tha Hoti.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj me homologun kosovar Hoti dje gjatë takimit
Ministri Ahmetaj me homologun kosovar Hoti dje gjatë takimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania