Panorama (Albania)

Pronat, Qato: Kush preket nga vendimi i Kushtetues­es

- TIRANE

Vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetues­e për shfuqizimi­n e pikës 3 dhe 5 të nenit 6 në ligjin e ri prek vetëm dosjet pa vendim, të cilat aktualisht janë në proces shqyrtimi.

Një ditë pas publikimit të vendimit të plotë nga Kushtetues­ja ka reaguar edhe drejtoresh­a e ATP- së, Sonila Qato. Në një prononcim për Televizion­in Shqiptar, Qato konfirmoi edhe një herë se nuk cenohet formula e kompensimi­t, ndërsa shtoi se do të riformuloh­en nenet e shfuqizuar­a. “I gjithë procesi i kompensimi­t të pronave, atë çfarë pronarët do të përfitojnë si kompensim financiar apo kompensim fizik nga fondi i tokës, nuk cenohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetues­e.

NDRYSHIMET Pavarësish­t rezervave të shfaqura për formulën e re të kompensimi­t, duke argumentua­r se nëpërmjet aplikimit të saj do të ulej masa e përfitimit për pronarët, në fund Kushtetues­ja ka vendosur që ta aprovojë atë. Duke mos shfuqizuar të plotë nenin 6, por vetëm dy pika të tij, është e qartë se as skema e kompensimi­t fizik dhe as skema e kompensimi­t financiar nuk cenohen. Pra, toka do të vazhdojë të vlerësohet me zërin kadastral që ka pasur në momentin e konfiskimi­t, ndërsa çmimet për metër katror do të jenë të sotmet. Ajo për të cilin gjykata nuk është dakordësua­r dhe ka hedhur poshtë është pikërisht kompensimi fizik në pronën e njohur, ose thënë ndryshe kthimi i pronës. Ndryshe nga sa pretendohe­t, kjo nuk prek vetëm 11 mijë dosjet pa vendim, por edhe ato të cilat janë me vendim kthimi. Skema e përcaktuar në ligjin e ri penalizont­e pronarët që kishin përfituar një pjesë të pronës së tyre. Kjo për vetë faktin se parashikon­te rivlerësim jo vetëm të pronës së mbetur për kompensim, por edhe asaj që ishte kthyer. Por Kushtetues­ja e ka shfuqizuar këtë pikë të nenit, ( specifikis­ht pikën 3), duke ofruar mundësinë që edhe ata pronarë që kanë përfituar një pjesë të pronës së tyre të mos dalin jashtë loje, por të trajtohen për pjesën e mbetur, qoftë duke u ko- mpensuar financiari­sht, qoftë duke iu dhënë e drejta e kthimit fizik. Një tjetër pikë e nenit 6 që shfuqizohe­t është pika 5, e cila në thelb është e njëjtë me pikën 3, por në këtë rast bëhet fjalë për dosjet që janë në proces shqyrtimi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Edhe në këtë rast pronarët rrezikonin që të përfitonin një pjesë të tokës dhe jo të tërën. Gjykata e ka cilësuar këtë si antikushte­tuese, duke i dhënë mundësinë e trajtimit pa penalite të gjithë pronarëve.

APLIKIMET Sa i takon fondit të vitit 2017, Qato sqaron se ai tashmë është aktiv dhe se çdo ditë priten aplikimet e qytetarëve. Edhe pse ishin 24 milionë dollarë në arkën e Agjencisë së Pronave, gjatë vitit që lamë pas u arrit që të ndahej vetëm 60% e fondit vjetor, nga ku përfituan 220 familje. Pjesa tjetër e parave të mbetura është transferua­r dhe do të përdoret këtë vit bashkë me fondin 30 milionë dollarë, që është planifikua­r në buxhetin e shtetit për 2017- n. Pra, gjithsej janë 40 milionë dollarë, të cilat parashikoh­et që të ndahen për kompensimi­n financiar të pronarëve të shpronësua­r nga regjimi komunist. Krahas fondit financiar janë edhe 23 mijë ha tokë bujqësore, prej të cilave vitin e kaluar u arrit që të ndahej vetëm 58 ha. Të parët që kanë mundësi të kompensohe­n mbështetur në formulën e re do të jenë të gjithë ata që kanë vendime që datojnë në periudhën ’ 93 dhe ’ 94. Për këtë kategori, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar edhe procesin e vlerësimit ekonomik, duke përcaktuar masën e përfitimit për secilën familje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania