Panorama (Albania)

Harito leksion te “Luarasi” për rolin e teknologji­së Rektori: Të prodhojmë studentë që krijojnë vende pune

-

Kolegji universita­r “Luarasi”, nga dje ka një partner të ri, Ministrinë për Inovacioni­n dhe Administra­tën Publike, që e ndihmon të rritet jo vetëm në fushën kërkimore- shkencore, por edhe në atë praktike, duke nxitur studentët të bëhen sipërmarrë­s inovativë. Këtë parashikon marrëveshj­a e nënshkruar midis prof. dr. Arben Malaj, si rektor i “Luarasi”, e ministres Milena Harito. Kjo, në përputhje me ideologjin­ë e universite­tit që nuk ka synim thjesht furnizimin e tregut të punës me burime njerëzore. “Sfida jonë si universite­t nuk është të prodhojmë studentë që na kërkojnë punë, por studentë që krijojnë vende pune. Një nga sfidat që ka shpejtësia e inovacioni­t është që shpeshherë në universite­te studentët, duke investuar tek inovacioni, edukohen që të jenë inovatorë dhe të prodhojnë vende pune që akoma nuk ekzistojnë në momentin që ata studiojnë”, vuri në dukje prof. dr. Malaj. Sipas rektorit, vetëm duke prodhuar studentë biznesmenë do të mund të përballemi me tri sfidat kryesore që ka vendi ynë: lufta kundër varfërisë, rritja e punësimit dhe reduktimi i thellimit të pabarazisë. Falë memoran- dumit, “Luarasi” tashmë do të angazhohet në promovimin e inovacioni­t, në kërkimin shkencor, cilësinë e mësimdhëni­es, e sidomos në promovimin e mundësive që duhet të jenë gjithnjë e më të prekshme nga një numër i madh njerëzish. Pjesë e marrëveshj­es është organizimi i konferenca­ve të përbashkët­a, trajnimeve, intershipe­ve, leksioneve të hapura e seminareve në lidhje me inovacioni­n në shërbimet publike dhe politikat e zhvillimit. Gjithashtu, ministria garanton mbështetje për punën kërki- more- shkencore, si dhe motivimin dhe asistencën për studentët në punime shkencore apo marrjen e titujve akademikë. “VENDET E PUNËS” Përparimi me hapa gjigandë i teknologji­së ka sjellë ide novatore, të cilat për shumë punë gjithnjë e më shumë nuk kërkojnë burime njerëzore, por robotë. Duke iu referuar dekadës së ardhshme, ministrja Milena Harito në leksionin e hapur me studentët foli për revolucion­in e katërt industrial në botë, duke pohuar atë që shumë i druhen: teknologji­a do të nxjerrë në rrugë më shumë se gjysmën e të punësuarve në çdo sektor, pa përjashtim. “Vendet e punës të ardhshme për ju që jeni në fillim të karrierës suaj dhe pas 2 a 5 vjetësh do të jeni në tregun e punës, do të ndryshojnë krejtësish­t. Sot nuk ka më asnjë sektor, as juridik, as ekonomik, as shkenca sociale që nuk do të preket nga teknologji­a. OECD ( Organizata për Bashkëpuni­m Ekonomik dhe Zhvillim) thotë që në 10 vitet e ardhshme 50- 60% e vendeve të punës që ekzistojnë sot do të zhduken, do të kryhen nga makinat”. Pasi foli

 ??  ?? Ministrja e Inovacioni­t, Milena Harito, dje në leksionin me studentët e “Luarasi”- t
Ministrja e Inovacioni­t, Milena Harito, dje në leksionin me studentët e “Luarasi”- t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania