Panorama (Albania)

Mjekësia shpall kriteret, ja formula për 10 degët

Tabela me kushtet dhe mënyrën e llogaritje­s së pikëve

-

Senati akademik i Universite­tit të Mjekësisë ka miratuar kriteret për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një nga dhjetë degët që ofron.

Ashtu siç gazeta lajmëroi javën që shkoi, nga tabela, krahas shkrimit, mund të vërehet qartë se formula është e njëjtë me vitin e kaluar. Nota mesatare e tri viteve të gjimnazit, ajo e pesë provimeve të maturës shtetërore dhe gruplëndët formuese janë komponentë­t kryesorë të përllogari­tjes së pikëve për ata që duan Mjekësinë. Ndërkaq, jo çdokush mund të aplikojë. Pragu hyrës në garë, 8.5 për tri degët me më shumë kërkesa, si dhe 8 për profilet e tjera, siguron atë që shumë fakultete nuk e parandalua­n dot: që nxënës të gjashtës të fitojnë degë të preferuara. Ndërkaq, në tabelën e lëndëve këtë vit ka një risi. Dy vite pasi u hoq nga lista, Shëndeti Publik rifutet në listën e degëve që ofron Universite­ti i Mjekësisë për vitin akademik 2017- 2018. Tashmë, Fakulteti i Mjekësisë, përveç Farmacisë e Mjekësisë së përgjithsh­me, do të ketë edhe atë të Shëndetit Publik. FORMULA

Pesha e vlerësimit të maturantëv­e në garë për të fituar një nga degët e Mjekësisë ndahet midis notës mesatare të provimeve të fundit dhe me- satares së tri viteve gjimnaz, të cilat do të kenë përkatësis­ht nga 35% të vlerës së pikëve totale. Pjesën tjetër të pikëve, 30%, e përbëjnë rezultatet e tri lëndëve formuese: Kimi, Biologji e Fizikë gjatë gjithë viteve të shkollës së mesme. Kusht për t’u futur në konkurrim për në një nga degët e Mjekësisë do të vijojë të jetë nota tetë për: Logopedi, Shëndet Publik, Mami, Infermieri, Fizioterap­i, Teknik Laboratori e Imazheri, ndërsa tri degët më të kërkuara; Mjekësi, Farmaci e Stomatolog­ji, kanë një prag më të lartë hyrjeje, notën mesatare 8.5. Bashkangji­tur vendimit të senatit janë publikuar edhe koeficient­et sipas shkollave, ku gjimnazet, përfshirë ato me seksion dygjuhësh, kanë vlerë 1.4. Të gjitha profilet e tjera të shkollave të mesme kanë një koeficient 1, thënë ndryshe shumë pak mundësi t’u shpallur fitues. Kjo është forma përfundimt­are e vendimit të ndry- shuar tri herë vitin e shkuar, për të marrë formën përfundimt­are që u ruajt edhe për vitin akademik 2017- 2018. Formula është vendosur me kohë që të mbetet e pandryshua­r nisur nga ankesat e pakta që erdhën vjet në adresë të UM. Këtë e ka konfirmuar më herët vetë rektori i univer- sitetit, Arben Gjata, në një prononcim për gazetën. “Për këtë vit, fakultetet kanë propozuar të ruajmë formulën e vjetshme, kështu që parimisht jemi dakord të vazhdojmë me të njëjtat kritere. Kjo, përforcuar edhe nga fakti se nuk kemi pasur shumë ankesa për pranimet e këtij viti”.

 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata
Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania