Panorama (Albania)

Cenohet siguria e Rinasit, çahet rrethimi i Aeroportit

- TIRANE Demo Progonati

Pas supergrabi­tjes 1 milion dollarëshe 7 muaj më parë, e cila cenoi rëndë sigurinë e Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, një tjetër incident ka ndodhur atje.

Duket se, edhe pas supergrabi­tjes, sërish nuk janë marrë masat e duhura nga autoritete­t përgjegjës­e të aeroportit. Persona ende të paidentifi­kuar kanë çarë rrethimin e pistës së avionëve, duke vënë edhe një herë në pikëpyetje sigurinë. Telat e rrjetës që rrethojnë Aeroportin, në anën lindore të pistës, janë prerë nga persona ende të paidentifi­kuar dhe qëllimi i kësaj ngjarjeje nuk është saktësuar, edhe pse ka tri ditë që ka ndodhur. Burime nga Policia e Durrësit thanë dje se gjatë natës, duke gdhirë dita e martë, është dëmtuar rrjeta e telit që rrethon pistën e Aeroportit të Rinasit. “Më datë 16 janar 2017, gjatë natës, në Aeroportin e Rinasit në një pjesë të caktuar është dëmtuar rrjeta e telit e rrethimit të Aeroportit. Punohet për riparimin e saj dhe identifiki­min e kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal”, thuhet zyrtarisht në njoftimin e Policisë së Krujës. Mësohet se një grup hetimor është ngritur men- jëherë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes, megjithatë deri tani nuk ka ende asnjë person të dyshuar. Burimet thanë se ka dyshime se autorët e dëmtimit të rrethimit kanë pasur si synim vjedhjen e karburanti­t të avionëve. Por nisur nga grabitja spektakola­re e ndodhur në fund të muajit qershor, vitin e kaluar, nuk përjashtoh­et mundësia që dëmtimi i rrethimit mund të ketë pasur si qëllim krijimin e kushteve për ndonjë grabitje. Madje, edhe më rëndë akoma, planifikim­in e ndonjë ngjarjeje kriminale. Vendi i dëmtuar në pjesën lindore të pistës së avionëve prej dy ditësh është riparuar, megjithatë dëm- timet e tij janë të dukshme edhe me sy të lirë. Koncesiona­ri dhe kompania ICST, që menaxhojnë kontrollin dhe sigurinë e Aeroportit të Rinasit, kishin deklaruar se pas grabitjes kishin shtuar masat e sigurisë. Megjithatë, prerja e telave rrethues gjatë natës dhe zbulimi i ngjarjes disa orë pasi kishte ndodhur duket se nuk dëshmojnë shumë masat e shtuara të sigurisë, ashtu sikurse u deklaruar zyrtarisht disa muaj më parë. Megjithatë, pas ngjarjes, patrullime­t rreth pistës së avionëve, me automjetet e ICTS janë shtuar dhe dje ishin të dukshme nga kalimtarët.

GRABITJA Një grabitje spektakola­re ndodhi mesditën e datës 30 qershor 2016, në Aeroportin e Rinasit. Katër persona të maskuar e të armatosur me kallashnik­ovë depërtuan deri në pistën e avionëve, duke grabitur 995 mijë euro, të paktën aq sa u tha zyrtarisht. Në vendin që supozohej të ishte më i sigurti në Shqipëri, mes masave të shtuara nga Policia pas sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit, siguria dështoi dhe bëri që autorët të grabisnin paratë që një bankë e nivelit të dytë do transporto­nte me avion jashtë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania