Panorama (Albania)

Trafikimi në Itali i 2.4 tonë kanabis, “arrest në burg” shoferit të kamionit

-

TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda pranoi dje kërkesën e prokuroris­ë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 46vjeçarin, Demo Progonati. Ai u arrestua dy ditë më parë, pas dyshimeve të Prokuroris­ë për Krimet e Rënda për përfshirje të tij në trafikimin drejt Italisë të një sasie prej 2.4 tonësh kanabis. Lënda narkotike u bllokua në Itali nga një kamion që kishte udhëtuar nga Shqipëria në këtë vend dhe dyshohet se Progonati është një nga shof- erët e kamionit. Brenda seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura për median, i arrestuar Progonati ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ai ka pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me sasinë e drogës dhe se kamioni i tij ka qenë i pastër gjatë kalimit në kontrollet kufitare. Progonati ka pranuar se ka njohje me shtetasin Dh. Karaj, i arrestuar në Itali, si shofer i kamionit ku u bllokua sasia e madhe e drogës, por ka mohuar kategoriki­sht që të ketë bash- këpunuar për trafik të jashtëligj­shëm. I njëjti qëndrim është mbajtur dhe nga mbrojtësi i tij, Roland Islami. Sipas avokatit, mjeti i drejtuar nga Progonati ka kaluar në doganë, ku u është nënshtruar kontrollev­e doganore, të cilat nuk kanë konstatuar prani të lëndës së jashtëligj­shme. Më tej, mbrojtësi i ka kërkuar gjykatës rrëzimin e kërkesës së prokuroris­ë për caktim si masë sigurie “arrest në burg” dhe ka pretenduar caktimin e një mase më të butë. Kundër kë- tyre pretendime­ve ka qenë përfaqësue­si i prokuroris­ë në sallën e gjyqit. Prokurori Anton Martini i ka thënë gjyqtarit të gatshëm, Fran Prendi, se nga verifikime­t paraprake ka dyshime të arsyeshme se i dyshuari ka konsumuar elementë të veprës penale të “trafikimit të narkotikëv­e”. Sipas prokurorit, rezulton se i arrestuari në Itali për të njëjtën çështje, Dh. Karaj, ka shkëmbyer një numër të lartë bisedash telefonike dhe mesazhesh me të dyshuarin Progonati. Sipas Prokuroris­ë, dyshohet se ekziston një bashkëpuni­m mes të dyve në trafikimin e lëndës narkotike. Pasi është njohur me pretendime­t e palëve, gjyqtari Prendi vendosi caktimin e një mase sigurie “arrest në burg” për të dyshuarin Progonati. Hetimi ndaj tij do të vijojë në këtë masë sigurie, të paktën deri në një vendim të dytë gjyqësor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania