Panorama (Albania)

Grabitja e bankomatit, gjenden dy makinat

-

TIRANE - Policia e kryeqyteti­t ka arritur të gjejë dy automjetet që janë përdorur nga autorët e grabitjes së një bankomati pranë spitalit “Nënë Tereza”, ditën e shtunë. Bëhet fjalë për një fuoristrad­ë tip “Nissan” dhe një automjet “Mercedez Benz”, të dyja të vjedhura nga autorët e ngjarjes. Katër ditë pas vjedhjes së parave të bankomatit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë, forcat e policisë bllokuan dy automjete që përdorën autorët. Burime nga grupi hetimor thanë se grabitësit dyshohet të jenë pjesë e një grupi të specializu­ar në vjedhje me thyerje të bankomatev­e e bankave. Ata kanë thyer derën e ambientit ku ndodhej ATM dhe më pas kanë hyrë brenda, në vendin ku mbahej kasaforta me paratë. Edhe pse alarmi ka njoftuar punonjësit e kompanisë që ruan objektin, këta të fundit nuk kanë parë asnjë lëvizje të dyshimtë në vendngjarj­e. Të njëjtat burime thanë se të dyshuarit kanë përdorur mjete prerëse dhe oksigjen për të bërë të mundur hapjen e kasafortës. Alarmi ka rënë sërish në momentin që është hapur kasaforta, por autorët kishin arritur largoheshi­n në kohën kur punonjësit e sigurisë mbërritën në vendngjarj­e. Shërbimet e Policisë sapo u lajmëruan, u vunë në ndjekje të një fuoristrad­e tip “Nissan”, që rezultonte e vjedhur në muajin tetor. Ata e braktisën këtë makinë në afërsi të Vorës, ku dyshohet se i ka pritur automjeti tjetër tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë, që po ashtu rezultonte e vjedhur në një garazh pranë mbikalimit të Kamzës. Edhe këtë makinë ata e kanë braktisur në Fushë- Krujë dhe më pas janë zhdukur. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka mundur të ndërtojë një lloj identikiti të të dyshuarve, por që ende nuk ka sjellë identifiki­min e tyre. Ata dyshohet të jenë të moshave nga 20 deri në 25 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania