Panorama (Albania)

S’ktheu borxhin 50 mijë euro, 11 vjet burg ndërtuesit

-

TIRANE - Moskthimi i një borxhi 50 mijë euro të marrë në vitin 2006, i ka kushtuar një dënim me 11 vjet burg një ndërtuesi 69- vjeçar në Tiranë. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë masë dënimi për të pandehurin Xhelal Hoxha, i shpallur fajtor për akuzën e "mashtrimit". Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri Hoxha është kallëzuar nga Sh. M. në vitin 2014. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka pohuar se në vitin 2006, për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rregullt dhe i suksesshëm, i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh. Për ta siguruar se do t'ia kthente këtë shumë, i pandehuri i ka lënë si garanci pesë apartament­e në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem. Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar edhe një kontratë para një notereje. Të nesërmen, kallëzuesi ka shkuar të verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e hipotekës është njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistrua­ra në kontratën noteriale. Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesi­t Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës. Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësish­t kërkesave të të dëmtuarit, që i pandehuri të kthente shumën e parave, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t'ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh te dëmtuarit Sh. M. Sipas dëshmisë së kallëzuesi­t në gjykim, pas kallzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartament­e në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania