Panorama (Albania)

Pajisja e përgjimit në zyrën e Tahirit, pezullohet hetimi

-

TIRANE – Prokuroria e kryeqyteti­t i ka pezulluar hetimet për pajisjen përgjuese të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vitin e kaluar. Pezullimi i hetimeve është bërë nga prokurorja e çështjes për shkak të mungesës së provave në lidhje me autorin e vendosjes së pajisjes në paradhomën e kreut të Ministrisë së Brendshme. Ngjarja ndodhi më 18 maj 2016, kur administra­ta e Ministrisë së Brendshme gjeti në paradhomën e ministrit Tahiri një pajisje përçuese për përgjime ambientale. Pajisja në fjalë ishte vendosur në pjesën e poshtme të tavolinës së punës, pranë grirëses së letrave në paradhomën e Saimir Tahirit. Menjëherë pas gjetjes së pajisjes në fjalë nga punonjësja e sekretaris­ë së Ministrit, u njoftuan ekspertët e Policisë Shkencore dhe SHCBA. Pasi kryen verifikime­t e para, ata e referuan çështjen në Prokurorin­ë e Tiranës. Dosja në fjalë është hetuar nga dy prokurorë, ndërsa hetimet e kryera për gjetjen e autorit të vendosjes së pajisjes kanë qenë komplekse. Pikërisht për këtë arsye, Prokuroria verifikoi fillimisht gjurmët e gishtave në pajisje, të cilat doli se ish- in lënë vetëm nga punonjësit e Ministrisë që kishin prekur përgjuesin në momentin kur e kishin konstatuar atë dhe kishin njoftuar edhe stafin e Ministrisë. Më pas, Prokuroria gjeti mbetje biologjike të djersës në pajisjen në fjalë dhe vendosi të kryejë ekzaminimi­n e ADN-së së personit që kishte prekur pajisjen në fjalë. Nga analiza rezultoi se ADN-ja e gjetur i përkiste një punonjësi të sektorit të IT- së në Ministrinë e Brendshme, i cili, siç doli nga dëshmitarë­t, ishte thirrur nga punonjësit e paradhomës së ministrit Tahiri në momentin e konstatimi­t të përgjuesit. Ky punonjës doli se ishte thirrur në momentin e parë për të parë se për çfarë pajisjeje bëhej fjalë dhe çdo veprim e kishte kryer në prani edhe të kolegëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye, shtetasi në fjalë është përjashtua­r nga dyshimet për vendosjen e pajisjes. Prokuroria, gjatë hetimit verifikoi edhe listën e hyrje- daljeve për të gjithë shtetasit në zyrën e ministrit Saimir Tahiri në muajt para gjetjes së pajisjes. Po kështu, organi i akuzës kërkoi edhe pamjet e kamerave të sig- urisë në ambientin ku u gjet pajisja përgjuese, mirëpo përgjigjja e Ministrisë ishte se nuk kishte kamera vëzhgimi në atë ambient. Aparatura përgjuese ishte në fakt një deduktor regjistrue­s i zërit me dy antena, pa hapësirë memorizimi të materialev­e zanore. Pajisja në fjalë bën vetëm marrjen e zërit dhe të zhurmave dhe përçimin e tyre te një pajisje tjetër e dytë, e cila regjistrin zërin e përçuar nga deduktori në fjalë dhe e memorizon atë. Kjo pajisje e dytë nuk është gjetur ende, edhe pse sipas ekspertëve ajo punon në distancë deri në 50 metra nga pajisja që u gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 ??  ?? Pajisja e gjetur në zyrën e Tahirit
Pajisja e gjetur në zyrën e Tahirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania