Panorama (Albania)

Amnistia, policia mban në vëzhgim 2 mijë të liruar

Tiranë, vitin e kaluar, pas faljes, u shtuan vjedhjet

- ETLEVA DELIA

Prezenca e shtuar e forcave të policisë në rrugë gjatë ditëve të fundit, planet e masave me verifikime automjetes­h, lokalesh dhe kontroll fizik të personave, është rrjedhojë e amnistisë që liroi nga burgjet mbi 2 mijë persona.

Nisur nga eksperienc­a e vitit të kaluar, kur pas zbatimit të amnistisë u regjistrua­n raste të shtuara vjedhjesh e personash që lëviznin me armë pa leje, policia duket se këtë vit ka marrë situatën nën kontroll. Prej tri ditësh, Policia e Shtetit tha se ka vënë në zbatim një plan veprimi, me shërbime me uniformë e civilë, për kryerjen e kontrollev­e të befasishme, në rrugë, lokale dhe makina. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, plani i masave është ndërmarrë me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë, si dhe për parandalim­in e goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se ky plan veprimi ka të bëjë edhe me amnistinë, përveç punës për parandalim­in e ngjarjeve kriminale. “Vjet, pas amnistisë u shtuan vjedhjet dhe armëmbajtj­a. Gjatë 20016- s u arrestuan 1300 persona për amrëmbajtj­e pa leje. Ndërsa në 3 vjet janë mbi 4 mijë persona të arrestuar për armë. Mbledhja e armëve dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje është një nga prioritete­t që ka këtë vit Policia e Shtetit”, thanë burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. AKSIONI I RRUGORES Paralelish­t me planin e masave kundër kriminalit­etit, edhe Policia Rrugore ka zhvilluar një aksion blic dje në të gjithë vendin, kryesisht në zbatim të nenit 170 të Kodit Rrugor, që ka të bëjë me vendosjen e rripit të sigurimit. “Vetëm gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për shkak të lidhjes së rripit të sigurimit. Ndërkohë, Policia Rrugore ka vijuar edhe me masa sensibiliz­uese, por edhe me masa ndëshkuese për qytetarët. Janë gati 30 mijë qytetarë të ndëshkuar se nuk vendosin rripin e sigurimit”, tha dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas inspektimi­t të një pike kontrolli në Durrës. Ky aksion, që u zhvillua dje në të gjithë vendin, zgjati 2 orë, duke u mbyllur me 861 gjoba të vendosura, prej të cilave 420 vetëm për rripin e sigurimit. Ndërsa 441 masa të tjera administra­tive u vendosën për shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit në makinë etj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania