Panorama (Albania)

Vajza 13 vjeçe: Babai tenton marrëdhëni­e kur jemi vetëm

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Policia e Durrësit arrestoi dje një 56vjeçar, i cili është denoncuar nga vajza e tij 13 vjeçe për ngacmim seksual.

Qemal Lushi, me origjinë nga Kukësi dhe banues prej disa vitesh në lagjen nr. 14 të Durrësit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar të bijën e mitur me iniciale L. L. “Ndaj Qemal Lushit ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur, shtetasja L. L., 13 vjeçe, e cila pohoi se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme”, bëri të ditur Policia. Grupi hetimor dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë në përfundimi­n se vajza nuk rezulton e defloruar dhe se veprimet e të atit 56vjeçar kanë shkuar deri në prekje të trupit të saj, si dhe dhunë psikologji­ke.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, fillimisht vajza, nxënëse e klasës së shtatë, ia ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës ku ajo mëson. Menjëherë më pas, psikologia ka vënë në dijeni drejtuesit e shkollës dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzimin në komisariat­in e Policisë së Durrësit, bashkë me vajzën 13- vjeçare. E mitura ka rrëfyer që babai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme me të. “Ka rreth një vit që babai më ngacmon seksualish­t. Në momentet që ndodhemi vetëm në shtëpi, ai tenton të më prekë në vende intime, duke kërkuar të kryejë marrëdhëni­e seksuale. Kam frikë të qëndroj vetëm me babain në shtëpi, pasi mendoj se sapo të gjejë mundësinë do të më përdhunojë. Më ka kërkuar të mos i tregoja askujt për veprimet e tij. Per- sonave të tjerë të shtëpisë kisha turp t’u tregoja, prandaj fola hapur me psikologen e shkollës, e cila më ndihmoi të bëj denoncim në polici”, ka treguar vajza për hetuesit që VIT ka zgjatur tortura psikologji­ke e vajzës së mitur, e cila ngacmimet e të atit nuk ka mundur dot t’ia rrëfejë nënës së saj. Ajo ka gjetur mundësinë për t’u shprehur me psikologen e shkollës për atë çka po i ndodhte në raport me të atin po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, 56- vjeçari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga vajza e tij, duke i konsiderua­r sajesa të së bijës. Por kjo nuk është e vetmja akuzë që rëndon ndaj 56vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë zjarri pistoletë, e modifikuar, si dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i mbante pa leje. Policia tha se Qemal Lushi do të përballet me drejtësinë tashmë për tri vepra penale, “vepra të turpshme”, “prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionev­e” dhe “dhunë në familje”.

 ??  ?? Nga analiza e Policisë në Vlorë
Nga analiza e Policisë në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania