Panorama (Albania)

Serbia në mobilizim ushtarak, të rinjtë thirren në Ushtri

Vuçiç në Davos: Mund t’i zgjidhim problemet në paqe

-

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po i “frymëzojnë” serbët për një tjetër përpjekje luftarake në Ballkan.

Të paktën kështu thuhet në të përditshme­n e Beogradit “Blic”, e cila ka arritur një sigurojë një fletëpalos­je që po shpërndahe­t duke kërkuar nga serbët mobilizim ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, që nga dita e martë po shpërndan në çdo shtëpi e banesë një dokument zyrtar, të cilin e ka publikuar gazeta “Blic”, ku Qeveria e Serbisë ka nisur të ftojë serbët për mobilizim ushtarak. Në ftesë, mes të tjerash thuhet: “Thirrje e përgjithsh­me për regjistrim në listën ushtarake në bazë të nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak… i ftojmë të gjithë meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar, të cilët nuk e kanë kryer evidentimi­n në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëmbrojt­je… për regjistrim në listat ushtarake…”. Edhe pse duket si një ftesë e zakonshme për të kryer shërbimin ushtarak, një mobilizim i tillë për ta shpërndarë atë shtëpi më shtëpi vjen në këtë kohë kur provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë më të dukshme se kurrë. Nisën me ndërtimin e murit në Veri të Kosovës, dhe më pas ndalimin e ishkryemin­istrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletarrest të Serbisë, dhe së fundmi me trenin rus me simbole nacionalis­te. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se provokimet nga shteti i Serbisë do të vazhdojnë derisa ajo ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e vet hegjemonis­te dhe nacionalis­te. Ai theksoi se vendimi për ndalimin e trenit propagandu­es nga Serbia ishte vendim sovran i autoritete­ve përgjegjës­e kosovare dhe shtoi se autoritete­t ndërkombët­are janë njoftuar më pas për këtë vendim. Ndërkohë, në samitin e Davosit, në Zvicër, Kryeminis- tri i Serbisë ka thënë se ka kontaktuar direkt me autoritete­t në Kosovë për problemet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se beson se ato do të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe racionale. “Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë, dhe unë besoj se ne mund t’i zgjidhim të gjitha problemet në mënyrë paqësore, racionale dhe të arsyeshme”, ka thënë Vuçiç. Ai në Davos kërkoi takim urgjent me Përfaqësue­sen e Lartë të BE- së, Federica Mogherini, e cila bëri thirrje për uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

 ??  ?? Treni serb i nisur nga Beogradi për të hyrë në Kosovë
Treni serb i nisur nga Beogradi për të hyrë në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania