Panorama (Albania)

Tri tërmete tronditin Italinë në zonën e pafat qendrore

-

Tri tërmete kanë tronditur Italinë Qendrore të mërkurën. Ndërtesat janë evakuuar në Romë e zonat rurale të saj të mbuluara me borë, dhe situata është përshkruar si apokalipti­ke. Tërmetet gjatë ditës së mërkurë goditën në të njëjtën zonë ku toka u lëkund fort gjatë vitit të kaluar. Tërmetet goditën brenda një ore. Shkollat, ndërtesat dhe metroja u evakuuan në Romë, ndërsa dëshmitarë­t raportuan se blloqe apartament­esh dukej sikur valëvitesh­in. Tronditjet vazhduan në këtë zonë, ndërsa banorët e qytetit të Aquila- s, i cili është goditur rëndë në tërmetet e mëparshme, kanë vrapuar në rrugë nga paniku. Ekspertët thanë se epiqendra e tërmetit të parë 5.3 ballësh, në orën 9: 25 të mëngjesit, ishte në një zonë të mbuluar nga dëbora e madhe, e cila është ende duke luftuar për të rimarrë veten nga fatkeqësia e një tjetër tërmeti verën e kaluar. Tërmeti i dytë me fuqi 5,7 ballë goditi 50 minuta më vonë dhe, dhjetë minuta më vonë, me të njëjtën fuqi goditi edhe tërmeti i tretë. Lëkundjet janë ndier në të gjithë rajonin e Abruzos, Lacios dhe Markes. Ka pasur dëme në ndërtesa dhe një kullë e vjetër e një prej kishave në Amatrice është shembur. Tërmeti iu bashkua kushteve të vështira meteorolog­jike, ku prej 36 orësh nuk pushonte dëbora në zonat afër Amatrices dhe në qytetin tjetër të goditur edhe nga tërmeti më parë, Norcia. Kreu i Bashkisë së Amatrices, Sergio Pirozzi, është ankuar për fatin e keq të qytetit të tij. “Nuk di nëse kemi bërë diçka të keqe. Për këtë e pyes veten që dje. Jemi zgjuar me dëborën me trashësi dy metra dhe tani edhe tërmeti tjetër. Çfarë mund të them? Nuk kam fjalë”, u shpreh ai. Më 24 gusht të vitit të kaluar, 300 njerëz humbën jetën dhe mijëra shtëpi e biznese u shkatërrua­n nga një tërmet i fuqishëm në Italinë Qendrore. Më shumë se 45,000 paslëkundj­e janë ndier që atëherë në rajon, përfshirë atë 6.6 ballë në tetor, dridhjet më të forta në Itali prej 36 vitesh. Fatkeqësia më e keqe e shekullit të 20 ka qenë në vitin 1908, kur 95,000 njerëz humbën jetën nga dallgët e baticës, pas një tërmeti me qendër në ujërat midis Italisë kontinenta­le dhe Sicilisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania