Panorama (Albania)

Rusia e Turqia bashkohen kundër ISIS

-

Rusia dhe Turqia të mërkurën kanë organizuar sulmet e tyre të para të përbashkët­a ajrore kundër grupit xhihadist ISIS në Siri. Deklarata erdhi nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Në operacioni­n e parë të përbashkët ajror morën pjesë nëntë avionë rusë dhe tetë turq. Goditja u krye në zonën rreth qytetit të AlBabit në rajonin e Alepos, sipas deklaratës së gjeneralle­jtënant Sergei Rudskoi, në një konferencë për mediat. Njoftimi vjen më pak se një javë pasi Rusia tha se Moska dhe Ankaraja kanë nënshkruar një marrëveshj­e, duke përcaktuar mekanizma për të koordinuar forcat e tyre ajrore në Siri gjatë kryerjes së sulmeve ndaj objektivav­e terroriste. Rudskoi tha se 36 objektiva ishin shkatërrua­r. Ai tha se autoritete­t siriane kanë rënë dakord për operacioni­n që e kanë përshëndet­ur si shumë të efektshëm. Rusia, Turqia dhe Irani po organizojn­ë bisedimet e paqes në Siri, që fillojnë në kryeqyteti­n e Kazakistan­it, Astana, të hënën, në një përpjekje për të forcuar një armëpushim të brishtë të ndërmjetës­uar nga Moska dhe Ankaraja muajin e kaluar. Armëpushim­i hyri në fuqi më 30 dhjetor dhe e ka qetësuar Sirinë, edhe pse lufta vazhdon në disa rajone. Armëpushim­i përjashton ISIS-in dhe rivalin e tij Fronti al- Sham Fateh, i cili ndryshoi emrin e vet nga Al Nusra- Front pas prishjes së lidhjeve me Al Kaidën vitin e kaluar. Të dyja vendet që po bashkëpuno­jnë kanë mbështetur palët kundërshta­re në konfliktin gati gjashtëvje­çar sirian, me Moskën pro Presidenti­t sirian Bashar alAssad dhe Ankaranë që mbështeste armiqtë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania