Panorama (Albania)

“Dy Rrugët e Idromenos”, zbulohen fotografit­ë e panjohura të piktorit

-

Fotografi të panjohura të realizuara nga një prej patriarkëv­e të pikturës shqiptare, Kolë Idromenos, do të ekspozohen për herë të parë. Në datën 26 janar, në Shkodër, nën kurimin e artistit Adrian Paci do të ekspozohen krahas pikturës së tij të njohur “Dy Rrugë”, edhe një seri fotografis­h të rralla, që sipas kuratorit mendohen të jenë realizuar në funksion të tablosë, edhe pse nuk janë shfrytëzua­r për të përftuar imazhin përfundimt­ar. Ekspozimi i pikturës “Dy Rrugët”, pjesë e koleksioni­t të Muzeut Historik të qytetit, mundësohet nga bashkëpuni­mi me Bashkinë Shkodër, ndërsa ekspozita mbështetet financiari­sht nga Ministria e Kulturës. “Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktiviteti­t të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e muzeut ‘ Marubi’, vendos përballë një seri fotografik­e me pikturën e tij të mirënjohun ‘ Dy Rrugët’. Gjithashtu, pjesë e kësaj ekspozite do të jenë edhe disa punime në pikture të paekspozue­me ma parë: ‘ Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjilltar­ët’, si dhe një tabllo që na paraqet mundimet e ferrit”, sqaron kuratori Paci, teksa merr në shqyrtim tablonë dhe fotografit­ë e realizuara nga Idromeno. “Në tabllonë ‘ Dy Rrugët’ narracioni asht i kjartë, e po ashtu morali që rrjedh prej tij. Piktura nuk na paraqitet me zona të errëta, ngarkesa dramatike, figuracion­e fantazmago­rike e misterioze. Rruga për në parajsë asht e mundimshme, e zhveshur e pa gjelbërim, kurse drejt derës së madhe të ferrit asht drejtue një vargan i madh njerëzish. Ky ‘ procesion’ njerëzor duket sikur rrëshqet pa bujë dhe si pa e kuptue, skenë mbas skene, përfundon te një destinacio­n i tmerrshëm në gropën e thekshme të skëterrës”, thotë Paci. Vendosja përballë e tablosë dhe fotografiv­e, nuk lidhet thjesht me faktin se ato janë realizuar nga Idromeno. Paci zbulon se shkrepjet janë realizuar për t’i shërbyer në realizimin e pikturës. “Krejt ndryshe na shfaqet grupi i fotografiv­e që, me shumë gjasa, janë shkrepje që Kola i ka ba si parapërgat­itje për një seri pikturash. Kronologji­a nuk asht e sigurt, por periudha duhet të jetë ajo mes 1892- 1894, kur mjeshtri shkodran ka punue për tablonë ‘ Dy Rrugët’. Prania në ekspozitë e pikturës ‘ Betimi në Rrenë’, ku dy djaj i tërheqin me danë e i presin me gërshanë gjuhën një mëkatari, ndërsa ai digjet në flakët e ferrit, si dhe afërsia e saj me fotografin­ë që ekspozohet këtu, tregon se ka shumë mundësi që edhe fotot e tjera të kenë pasë si destinacio­n final një projekt pikturash. I sigurt asht fakti se këto foto nuk janë përdorë për skenat e tabllosë ‘ Dy Rrugët’”. Sipas tij, fotografit­ë na shfaqen ma shprehëse dhe ma befasuese se pik- turat. “Duket sikur në trajtimin e telajos, përpunimin e ngjyrës, ravijëzimi­n e anatomisë dhe deformimin e qëllimshëm të figurave, diçka asht bjerrë nga forca e imazhit. Kurse në ndërtimin e fotografis­ë, vizioni na vjen i drejtpërdr­ejtë e me forcë të jashtëzako­nshme”, thotë ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Posteri i ekspozitës
Posteri i ekspozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania