Panorama (Albania)

“Artistët e mëdhenj e sfidojnë ikjen!”

“Rolet që kemi luajtur bashkë e bisedat për filmat e ndaluar”

-

një kafe. E mësoi maqedonish­ten në mënyrë të habitshme. Por e veçanta tek ai, që ishte folës shumë i mirë i shqipes, nuk ndodhte të bënte gabime vulgare. Më mirë se aktori nuk duhet ta flasë askush gjuhën. Bujar Lako kishte degën e Frashërlli­njve, e ëma ishte mësuese e gjuhës dhe mbase kishin ndikuar, por ai e kishte veçori. E donte shqipen shumë dhe fjala në gojën e tij kishte peshë. Si mësuat për vdekjen e tij? Lajmi i keq vjen shpejt. Ma tha Vera dhe ishte një tronditje e madhe për mua! Që nga ai moment, koha që erdhi pas nuk vlejti më. E kam parë shumë herë në ëndërr... Me Mevlanin kam komunikuar sepse të dy e kishim shok të aftë. Kur e kishit takuar për herë të fundit? E kam takuar për herë të fundit ditën që përcollëm arkivolin e Teodor Laços. U takuam dhe e lamë që do të shiheshim së shpejti. Flisnim vazhdimish­t në telefon, por nuk e di pse po e shtynim takimin. Në ëndërr si e keni parë? Unë shoh shumë ëndrra dhe në ëndërr, çuditërish­t, njerëzit shfaqen më vonë sesa ndodh ngjarja me ta. Bujari më ka dalë në ëndërr më herët se ç'më ndodh me gjërat e tjera. E takova, u përqafuam, subkoshien­ca ma afronte Bujarin të gjallë. Në ëndërr janë nevojat e njeriut që s'realizohen. Kjo është drama edhe në jetë, raporti mes dëshirës dhe mundësisë.

Në gjithë vitet e përvojat që keni ndarë bashkë, nuk mund të mos ketë një histori për t'u veçuar. Me siguri janë shumë, por mund të na tregoni një...

Po kujtoj filmin "Binarët", ku ishim dy vëllezër dhe xhironim në Durrës. Shkuam të dy për drekë, ndërsa në darkë duhej të xhironim. Dikush nga jashtë i pati sjellë një shishe Calvados ( raki molle), ne kishim shumë qejf "Tre Shokët", ai kishte edhe miqësi të afërt me Robert Shvarcin. Në një nga restorante­t e plazhit, nisim shishen e parë dhe e gjejmë veten duke përfunduar të dytën. Bujari telefonoi mikun e tij që t'i sillte tjetrën. Harruam kohën, koha u kthye në iluzion, megjithatë Bujari ishte fizikisht shumë i fortë, mbahej më mirë se unë. Sa fillojmë të xhirojmë, skena ishte e rëndësishm­e, dhe Bujari ishte shumë skrupuloz me tekstin, mirë- po unë shpërtheva në të qeshura. Pas meje edhe ai. Nuk ndaleshim dot, aq sa Muharrem Fejzo, regjisori, u lëndua pak. Na lanë të qetësohesh­im, filluam përsëri dhe përsëri me të qeshur. "Unë nuk e meritoj këtë", tha. Ne vazhdonim të qeshnim. Është një nga rastet për të treguar që ndodhin edhe gjëra të tilla. Të nesërmen, kur e kemi xhiruar skenën, Muharremi na përqafoi të dyve duke na përgëzuar. Të tilla episode ka pa fund, sepse vitet tona të miqësisë janë të gjata. A keni pasur ju ndonjë konflikt? Debate po, konflikt jo! Ndonjëherë mund ta kem lënduar sepse Bujari ishte shumë i ndjeshëm, nuk e cenonte integritet­in e tjetrit dhe fyhej kur merrte ndonjë fjalë më tepër. Unë i thosha: "Bujo e prisha pak", por ai ma kthente: "Jo mo Flloko, nuk ka gjë!". Ishte shpirtbutë shumë, i prirur për t'i falur gjërat.

Pra, ndryshe nga ajo që dukej së jashtmi?!

Pamja bëhet e padepërtue­shme ndonjëherë, sidomos për ata që nuk e njihnin. Ishte me humor të hollë shumë. Edhe në tavolinë, kur rrinte vetëm, aktorët vinin vërdallë dhe donin të uleshin pranë tij. Ai nuk i pranonte kollaj. Ata që i donte i afronte, por jo çdokënd, kishte natyrën kështu. Kë afronte, kush ishin miqtë e tjerë të tij? Kishte miq edhe jashtë fushe, mjekë, inxhinierë... Kishte ruajtur miqësinë tradiciona­le të viteve, të rinisë së hershme. Edhe me aktorët komunikont­e. Interesant­e ka qenë miqësia e tij me Sandër Prosin. Ata shëtisnin dhe Sandri e kapte për krahu Bujarin, e çmonte shumë, e vinte mbi këdo dhe kam konstatuar që Sandri, në një sens simbolik, ishte inferior ndaj tij! Më kujtohet pas shfaqjes së "Gjeneral gramafonit", Kadriu kishte ardhur për ta parë, Bujari jo, e mora e urova, e admirova! Sigurisht që në botën tonë nuk të lumturon shumë suksesi i tjetrit, por mua nuk më dëshpëron. Dy ditë më pas më tregon një çakmak, i kishte qejf shumë, e në dorë të tij ishin gjithnjë çakmakët më të bukur, të veçantë. Siç ia falnin edhe i falte, kishte dëshirë të dhuronte. Më tregoi çakmakun e ri dhe më tha se ia kishte dhënë Kadriu. Kujtoni që në atë kohë nuk ishin aq të zakonshëm. "Isha me Kadriun, te Sahati, pimë nga një konjak, më foli për rolin, më uroi dhe tha, po ta fal këtë çakmak si shenjë admirimi për rolin!" Pra, këta janë artistët e mëdhenj! Megjithatë, ai u veçua thuajse nga të gjithë... Ishte natyrale të ndodhte kështu, sepse edhe jeta u kaotizua, u trysnua. U teprua shumë dhe bota politike pati ndikimin e saj në gjithë këtë. Edhe për ceremoninë e fundit mendoj që artisti lë veprën, nuk është e rëndësishm­e se ç'ndodh pastaj! Ajo që ndodhi, ceremonia e mbyllur pra, ishte edhe konkluzion logjik i jetës që kishte zgjedhur të bënte! Ai është një nga njerëzit më të informuar për kinemanë e artistët, e gdhinte me filma, e megjithatë nuk donte të dilte jo sepse s'kishte çfarë të thoshte!

Ju e nisët bashkë rrugën dhe po bashkë u nderuat "Artist i merituar" dhe "Mjeshtër i madh" në një ditë?

Nuk dua të përdor krahasime, por është vërtet si të humbasësh një gjymtyrë! Nuk do doja të ishte pakujdesi e tij largimi nga jeta, por edhe në ka qenë kështu, është element tregues për të, ai edhe me vdekjen konkurront­e, nuk e qaste si mendësi, ishte shumë krenar. Ishte njeri sportiv, bënte ushtrime. Mund të ndodhte që të rëndohej ndonjëherë nga alkooli, artistët bëhen pijetarë, në sensin e arsyeshëm të fjalës, por ai ishte i fortë. Është fatalitet që iku, megjithatë mbetet ikje e guximshme! Duhet guxim i madh për të konkurruar me vdekjen, por ikja e të mëdhenjve nuk gjykohet! Më kujtohet që e kam thënë këtë edhe në një shkrim për Bekim Femiun! Unë nuk pajtohem dot me këtë, por, vërtet, nuk gjykohet. Nuk ka lidhje mes rasteve sigurisht, veç madhështis­ë!

 ??  ?? Timo Flloko dhe Bujar Lako
Timo Flloko dhe Bujar Lako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania