Panorama (Albania)

Shuhet legjenda e peshëngrit­jes, Ymer Pampuri

-

Ka ndërruar jetë në moshën 73- vjeçare legjenda e peshëngrit­jes shqiptare, Ymer Pampuri. Ish- sportisti i Tiranës ishte i pari rekordmen olimpik dhe kampion i botës në ngritje peshash nga Shqipëria, në stilin e forcës, në vitin 1972, në Olimpiadën e Mynihut. Rekordi i Pampurit mbetet i pathyeshëm, pasi stili i forcës nuk ekziston më që atëherë. Ymer Pampuri fillimisht ka pasur një pasion për cirkun. Në moshën 7- vjeçare pasioni i tij ka qenë cirku, por më pas do të bëhej peshëngrit­ja. E ka zbuluar për herë të parë talentin e Ymerit në peshëngrit­je Telat Agolli, i cili mandej e mori Ymerin në palestër dhe nisi ta stërviste.

Ka lindur në Tiranë. Peshëngrit­ës i Sportklub Tiranës. Figura më e famshme, ende e paarritshm­e e sportit olimpik shqiptar. Stilist i përmasave botërore, Pampuri ka qenë shumë herë Kampion i Shqipërisë në peshën 60 kilogramë. Nënkampion i Europës, fitues i medaljes së argjendtë në Kampionati­n Europian të Peshëngrit­jes në Budapest, në muajin maj 1972, për stilin e forcës me 125 kg. Kjo është medalja e parë e këtij rangu në historinë e sportit shqiptar. Është rekordmeni i parë dhe i vetëm olimpik për Shqipërinë, arritje që u përket Lojërave të 20ta Olimpike të Mynihut në RFGJ, më 29 gusht 1972, në garën e peshës 60 kg, po në stilin e

Kush ishte Pampuri-

forcës me 127.5 kg. Me këtë rezultat, atë ditë ai shpallet njëkohësis­ht edhe Kampion i Botës në këtë stil, duke qenë se Turneu Olimpik zhvillohej njëkohësis­ht me Kampionati­n Botëror. Ymer Pampuri mbetet sot e kësaj dite i vetmi Kampion i Botës dhe i vetmi Rekordmen Olimpik në historinë e Shqipërisë. Në vitin 1981, ai hoqi dorë përfundimi­sht nga sporti, që i kishte dhuruar aq shumë emocione për disa vjet radhazi dhe u rikthye në mjediset e Cirkut të Tiranës, aty ku do të dilte në pension në moshën 50- vjeçare. Pasi doli në pension në vitin 1994, Ymer Pampuri kërkoi të punonte për të fituar jetesën, i lënë në harresë nga të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania