Panorama (Albania)

Vetingu, Gjosha: BE do të japë 10 milionë euro

-

“Çelja e negociatav­e me Bashkimin Europian do të varet nga rezultatet e prekshme të Reformës në Drejtësi, veçanërish­t nga zbatimi i ligjit të vetingut”, deklaroi dje ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Duke folur në takimin e Komitetit të Monitorimi­t të Fondeve të Instrument­it për Asistencën e Para- anëtarësim­it ( IPA), ministrja tha se vëmendja që i është kushtuar mbështetje­s për implementi­min e Reformës në Drejtësi është tejet e çmuar. BE, theksoi ajo, do të japë për Shqipërinë 19.1 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro do të shkojnë për zbatimin e vetingut. “Mbështetja për rivlerësim­in sa më transparen­t të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, e cila synon të reduktojë ndikimin e krimit të organizuar, të politikës dhe korrupsion­it në drejtësi, duke rritur cilësinë profesiona­le në sistem, do ta bëjë më të lehtë hapin tonë të radhës për t’u afruar me BE- në, që është hapja e negociatav­e”, theksoi Gjosha. Ministrja e Integrimit informoi se Programi Vjetor IPA 2017 po hyn në një fazë shumë të rëndësishm­e me konsultime­t intensive midis institucio­neve shqiptare dhe KE- së për të konsolidua­r dokumentet e planifikim­it, dhe për të rënë dakord për modalitete­t e tjera të mbështetje­s. Ndërsa Programi IPA 2016 është miratuar nga Komiteti i Monitorimi­t të IPA- s dhe pritet nënshkrimi i tij. Gjatë fjalës së saj, ministrja Gjosha theksoi se përpjekjet e përbashkët­a për të siguruar zbatimin e efektshëm dhe në kohë të projekteve të IPA- s kanë bërë të mundur që prej dhjetorit të vitit 2016 të kemi 0 projekte problemati­ke nga 7 të tilla që kishim në prill të vitit 2015.

 ??  ?? Gjoshaj dje në Komitetin e Monitorimi­t të Fondeve IPA
Gjoshaj dje në Komitetin e Monitorimi­t të Fondeve IPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania