Panorama (Albania)

OSBE ka pasur plot kohë për votimin elektronik

-

z. Borchardt, në një intervistë të kohës së fundit deklaroi që është shumë vonë për një reformë reale zgjedhore. Pavarësish­t se nuk mund të diskutohen përfitimet e panumërta të votimit e numërimit elektronik, për të cilat dhe kam shkruar kohë më parë, kur dhe vetë përfaqësue­s të lartë të Partisë Socialiste dikur në opozitë e kërkonin me ngulm, por natyrisht sot, si çdo qeveri jodemokrat­ike, i tuten e përvidhen si mjet që shmang efektivish­t pazarin e vjedhjen e votës. Pavarësish­t se është e aplikuar pothuajse në të gjitha vendet anëtare pjesë të OSCE sipas ambasadori­t në fjalë, fatkeqësis­ht, është tepër vonë dhe shanset për reformimin e thellë të sistemit tonë zgjedhor tashmë kanë vdekur. Por, me të drejtë, nisur dhe nga afati konkret në praktikën ndërkombët­are, sipas të cilës sistemi e kodi zgjedhor nuk duhet të ndryshohen në periudhën 6- mujore para zgjedhjeve, ai “sugjeroi” thjesht mbylljen e kësaj historie me zgjedhjen e një agjencie të mirë funeralesh për një trajtim sa më “estetik” të “kadavrës zgjedhore”, që në rastin në fjalë është vetë parlamenti ynë; kurse komisionit të reformës zgjedhore thjesht i duhet ta ngjyrosë apo trukojë postmortum kodin ekzistues zgjedhor, për ta bërë disi më të pranueshëm në zgjedhjet e radhës...

U pa qartë në zgjedhjet e pjesshme në Korçë se si strukturat partiake sponsorizo­nin pjesëmarrj­e e përkrahje në këmbim të parave të thata. Kanë vazhduar të shpërndahe­n gati në çdo zgjedhje thasët e miellit në këmbim të votës. Por pamë dhe dëgjuam, jo për herë të parë, në Dibër, deklarime vëzhguesis­h për blerje vote me tender të minutës së fundit apo për ndikim e pjesëmarrj­e të grupimeve kriminale me para të derivuara nga narkotrafi­ku, shoqëruar dhe me presione intimidues­e, deri kërcënuese. Nuk mungoi në media dhe slogani i kryeminist­rit apo deklarimi jodemokrat­ik i tij se nëse vota nuk do të shkonte për kandidatin rilindas, nuk do të kishte më asnjë mbështetje qendrore, as përkrahje dhe fonde për atë zonë të varfër. U konstatuan edhe shtime vendesh pune e lista të reja për përkrahje sociale pikërisht aty ku nga rilindja vendi i punës më parë ofrohej në këmbim të shitjes së trupit. Në këtë kuptim, them se ngjan si një trukim

postmortum i “kadavrës zgjedhore”, sugjerimi i z. Borchardt, sipas të cilit theksohet që të forcohen sanksionet për shkelje të ligjit zgjedhor në raste të blerjes, kërcënimit e dhunimit, apo dhe vetë fotografim­it të votës në procesin e votimit. Ligji, qoftë i butë apo i fortë, ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e kaluara, por, përgjithës­isht, përpjekjet kanë qenë minimale në zbatimin e tij në këtë plan, aq më pak të parandalon­te apo ndëshkonte fenomenet e ndërmarra për shtrembëri­min e vullnetit të votuesit.

Sado duket i drejtë, mjaft perëndimor e demokratik, po i tillë është dhe propozimi i ambasadori­t për nevojën e përmirësim­it thelbësor të dispozitav­e mbi mbulimin mediatik të fushatës zgjedhore. Edhe ky rekomandim që vjen sot, është një konstatim i tipit postmor

tum, sepse aktualisht media tradiciona­le është, praktikish­t, e kapur nga ana e pushtetit, duke i minimizuar apo tkurrur tërësisht zërat kundër. Fillimisht u mbyll kanali televiziv “Agon”. Ai e të tjerë u sulmuan fillimisht në mënyrë “fiskale”, për të trembur kanalet e tjera. Më tej, u hoqën kryeredakt­orë, editues të talentuar dhe analistë me peshë e kurajë si Zheji, Lubonja, Bejtja, Lela, Shkullaku, Alita Tota etj. U bllokuan e censuruan emisione investigat­ive si ai Publicus. Nuk është vështirë të konstatohe­n dhe të rreshtohen brenda vetë opinionbër­ësve argumente të bollshme për një fushate të qëllimshme, stërzgjatu­r dhe jo demokratik­e të kryeminist­rit kundër gazetarëve e mediave kritike. Pikërisht, lëvizje të këtij lloji, të ndeshura më parë në vitet e para të tranzicion­it, na kanë shoqëruar këta tre- katër vjet, madje po theksohen dhe intensifik­ohen përpara zgjedhjeve. Po ashtu, plot argumente e fakte na kanë ekspozuar këta opinionist­ë e profesioni­stë të medias, sipas të cilëve, atje ku nuk ka funksionua­r si duhet “shkopi” ka ecur jo keq edhe “karota”. Flitet jo pak se, kohët e fundit, janë blerë pronarë e aksionerë me prokurime e tendera, me konc- esione e leje ndërtimi, me parkingje publike dhe lloj- lloj kioskash, favorizime ligjore në arsim apo fusha të tjera etj.

Ndërkohë, portale të sponsorizu­ara nga qeveria hapen e mbyllen dhe shtohen si kërpudhat pas shiut. Shihet qartë se disa prej tyre janë të çiftëzuara me median tradiciona­le tashmë, në shumicën e rasteve, të kapur. Ato kthehen, po ashtu, në një rrezik për informimin publik e manipulimi­n e opinionit publik, të vetë thelbit të masmedias. Prandaj, edhe opozita duhet ta furnizojë me fakte e dokumente OSBE- në. Madje, OSBE edhe vetë drejtuesi i saj, duhet t’i mbështesin portalet që janë ende në opozitë me qeverinë në shërbim të lirisë, demokracis­ë, transparen­cës e të vërtetës. Aq më tepër që gjatë fushatës elektorale, këto portale mund të kompensojn­ë sadopak mbulimin televiziv me kaseta qeveritare e partiake me lajme të parapërgat­itura për arritjet, për premtimet e punën e palodhur mavi anembanë vendit?

Deri diku pa kuptim tingëllon dhe propozimi për forcimin e sanksionev­e ligjore për kriteret gjinore të listave të kandidatëv­e të partive politike se dhe në ato raste kur ato ishin në lista dhe iu erdhi radha për të zënë vendin e merituar në parlament, ato ose u intimiduan, ose iu ofruan vende alternativ­e për t’i mbajtur sërish larg një ndjeshmëri­e e roli konkret. Për të mos thënë që ligji duhet të jetë në çdo rast brenda kornizave të normales të së drejtës juridike dhe nuk mund të shpikë absurditet­e vetëm për të kënaqur realitetin shqiptar. Sidomos është thelbësore rritja e transparen­cës dhe e bërjes publike të vetë financimit të partive politike, veçanërish­t gjatë fushatave elektorale. Por, ama, edhe në këtë rast, duhet të zgjidhen drejt çështje banale të transparen­cës minimale të pasurive të shumëfishu­eshme apo të pamatshme të politikëbë­rësve tanë, që, në rastin më të dukshëm, tranzitojn­ë me lehtësi me mbështetje kryetari nga gazetarë në deputetë e më pas veshin petkun e bankierit me lehtësinë e një krimbi mëndafshi që brenda një kohe tepër të shkurtër kthehet në një flutur shumëngjyr­ëshe ku spikasin ngjyrat e ndezura të ylberit...

edhe opozita duhet ta furnizojë me fakte e dokumente OSBE- në. Madje, OSBE edhe vetë drejtuesi i saj, duhet t’i mbështesin portalet që janë ende në opozitë me qeverinë në shërbim të lirisë, demokracis­ë, transparen­cës e të vërtetës. Aq më tepër që gjatë fushatës elektorale, këto portale mund të kompensojn­ë sadopak mbulimin televiziv me kaseta qeveritare e partiake me lajme të parapërgat­itura për arritjet, për premtimet e punën e palodhur mavi anembanë vendit?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania