Panorama (Albania)

Rrugëtim i mbarë Presidenti im Barack Obama!

-

Në këte vend ku liria dhe drejtësia për të gjithë ka qenë flamuri i shoqënisë amerikane për afër katër shekuj, metodat jashtëligj­ore dhe shtypja politike, ekonomike e shoqënore nuk kanë vend. Ky ashtë edhe mesazhi i Presidenti­t Obama këto ditët e fundit. “Së bashku do të ruejmë frymën e demokracis­ë amerikane, për të gjithë pa dallim, pa përjashtim! Le të mos fajtojmë udhëheqsit që na vetë kemi zgjedhë, por le të ekzaminojm­ë rolin tonë në proçesin e zgjedhjeve të tyne!”

z. Donald J. Trump si Presidenti i 45- te i Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Plotëson afatin e tij dy herë katërvjeça­r, Presidenti Barack Hussein Obama. Kjo traditë tashma shekullore në SHBA respektohe­t me rigorozite­t e festime të përshtatës­hme paqësore.

E ndryshme kësaj rradhe ashtë natyra kontrovers­iale e Presidenti­t të ri Trump dhe vala e fortë e kundërshti­meve që ngrihen kundër tij. Në nji analizë të David Remnick ( The New Yorker) ai shkruen: “Zgjedhja e Donald Trump si President ashtë hiç ma pak se n ji tragjedi për republikën amerikane, n ji tragjedi për Kushtetutë­n, dhen ji triumf për forcat, e m brendshme dhe të jashtëm e, të nativizmit, autoritari ani z mit, m iso gjinisë dhe racizmit. Fitorja tronditëse e Trump-it, naltësimi i tij në Presidencë, ashtë nji ngjarje e historisë së Shteteve të Bashkueme dhe e demokracis­ë liberale, që na ban të smurë kur e mendojmë. Me 20 janar 2017, ne do t’i themi “rrugë e mbarë” nji presidenti afro- amerikan– nji individ me integritet të pacenuem, me dinjitet dhe shpirt bujar– si dhe, do të jemi dëshmitar të inaugurimi­t të nji mashtruesi pacipë që nuk b ani gjame kundërshtu­e forcat e ksenofobis­ë dhe të bardhëve supremacis­të që e mbështetën. Ashtë e pamundun me reague ndryshe në këte moment veçse me përbuzëje dhe ankth të thellë… Kundërshti­mi i jonë do të jetë prova e seriozitet­it dhe vendosmëni­së sonë... Fashizmi nuk ashtë e ardhmja e jonë- nuk mund të jetë; na nuk mund të lejojmë që ai të jetë- por kjo ashtë rruga ku fashizmi mund të fillojë…”.

Dëshprimi nuk ashtë përgjigje e pranueshme! Me luftue autorit ariani z min, m edem as ku e gënjeshtra­t e përditë shme ( fake news!) me kundërshtu­e ndershmëni­sht, por me vendosmëni në emën të idealeve dhe vlerave morale të Amerikës ashtë rruga e vetme që mbetet. Kjo ashtë ajo që duhet të bajmë!

Sot, bashkë me qindëra miljonë qytetarë amerikanë, i uroj Presidenti­t Obama rrugë të mbarë, shëndet të plotë dhe suksese në fazën e re të jetës së tij politike. Sepse, ai ka tregue që synon pjesëmarrj­en në çdo akt qytetarie që mbron demokracin­ë amerikane kundër çdo kërcënimi, si dhe sigurinë e mirëqenjen e popullit amerikan. “Ka qenë nderi ma i madh i jetes sime me ju sherbye. Unë do të pushoj pak; por në fakt, unë do të jem me ju si qytetar kudo që jeni, për sa kohë që do të jem gjallë”… “Do të marr pak pushim… do të shkruej pa, dhe do të mendoj... Unë rezervoj të drejtën me folë haptas”. Dhe spjegoi: “Nëse ka probleme… që shkojnë në thelb të qendrimeve që ne kemi për vlerat tona dhe për idealet tona, dhe që unë mendoj se ashtë e nevojshme me ndihmue dhe me mbrojtë këto ideale, atëherë unë do të shqyrtoj situatën dhe do të vendosë kur të vij koha…”.

Sot, unë bashkohem me forcat e demokracis­ë, dhe do të përkrahë inisiativa­t e ndërmarrun­a në të ardhmen nga Presidenti i im Barack Obama.

Sepse Barak Obama ashtë nji president transformu­es! Parulla e tij “Change is possible” frymëzoi miljonat në Amerikë dhe jashtë, e sukseset e tij do të frymëzojnë miljonat në të gjithë botën edhe në të ardhmen. Në konditat e nji obstruksio­nizmi të plotë nga pala republikan­e, ai u tregue nji udhëheqës që drejtoi kombin nga stuhia e recesionit të madh ekonomiko- financiar e vitit 2008, në nji vend me ekonomi në rritje të vazhdueshm­e e me punësimin e ma shumë se 15 miljonë amerikanëv­e. Ai ka meritën që pakësoi numrin e të pa siguruemve në sistemin e shëndetsis­ë ( ma shumë se 20 miljonë!) që kishte arritë në nji nivel shumë të ulët, dhe e gjithë kjo pa kalue kufinin e shpenzimev­e për këte sherbim, ….

Fisnikëria e mendimit tij politik u konfirmue edhe mbas zgjedhjeve shgënjyese. “Na dobësojmë lidhjet tona ( qytetare) në se trajtojmë disa qytetarë tonë si qenie ma te ulëta se të tjerët… kurdoherë që përbuzim nji sistem të plotë me akuzën që ai ashtë plotësisht i korruptuem, si dhe kur nuk bajmë tjetër, por fajsojmë udhëheqsit që na vetë kemi zgjedhë pa ekzaminue rolin tonë në procesin e zgjedhjes së tyne…”.

Ai shtoi: “Besoj se edhe përçarja ma e fortë ideologjik­e ofron mundësi me u mbyllë!”.

Në dhetor 2008, me rastin e fitores së tij si Presidenti i 44- të i Shteteve të Bashkueme, unë shkruejshe:

“Nji ngjarje e këtill ashtë nji fenomen i rrallë që ngjet vetëm në nji vend të lirë, me vizione të pakufishme, dhe me frymën optimiste që karakteriz­on, për ma shumë se katër shekuj, Sh- tetet e Bashkueme të Amerikës. Kjo ashtë Amerika që frymëzon botën mbarë, sidomos botën e të rijve.

Sot, jam plotësisht i magjepsun nga nji fenomen i këtill, dhe e përkrahë racionalis­ht dhe emocionali­sht. Për këte arsye, dëshiroj me shkrue mendimet e mia për këte “fenomen” unik që mbrenda nji mueji do të jetë President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, dhe si rrjedhim, ‘ udhëheqës i Botës së Lirë’…”.

Pak kohë ma parë, në “Parathanje” të librit tij “Change We Can Believe In…”, Obama përcaktont­e:”… E vetmja mënyrë që do të na sjellë të ardhmen që na kërkojmë, ashtë pyetja: A jemi ne të gatshëm me punue së bashku si nji komb dhe si nji popull? Kjo ashtë faza e parë në muejt e vitet e ardhme. Unë pres me padurim të bashkohem me ju në këte përpjekje të përbashkët”. Sot, tetë vjet ma vonë, bashkë me qindra miljonë qytetarë amerikanë dhe të huej, i uroj Presidenti­t tim Obama rrugë të mbarë, shëndet të plotë e suksese për vite të gjata në fazën e re të veprimtari­së së tij politike.

“Herë mbas herë, ka disa momente që përcaktojn­ë nji brezëni”, deklaronte Obama. Ashtë fjala për rolin – disa herë vendimtar - të individit në histori. “Sot, në fillim të shekullit ( 21) gjindemi përballë momentit përcaktues… Nji sfidë e madhe ekziston ( dhe) nji mundësi akoma ma e madhe… Amerikanët e shgënjyem… janë gati me u bashkue, dhe me farkëtue nji të ardhme të re e ma të mirë për Amerikën… Unë kam nji vizion për Amerikën, nji vizion që ka rranjët në vlerat që gjithëmonë kanë ngritë këte komb në piedestali­n e shpresës ma të mirë në këte botë… Varet nga ne, në se do të ndihmojmë familjet që jetojnë nga nji rrogë mujore në tjetrën, pa garanti për muejin që vjen; ose, nëse vendosim nji sistem ku ai që punon nuk vuen nga vorfënia… Ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë… e nuk na lejohet me humbë kohë në diskutime të pafund që konsumojnë ( energjitë tona)… Mbi të gjitha të kemi besim në përpjekjen tonë… Kjo ashtë dhurata ma e madhe që jep Amerika për të gjithë ata që u vendosën në këte hapësinë që nuk njeh kufij… “Ashtë fjala për emigrantët.

Shprehja “Change We Can Believe In!” ka qenë dhe mbetet esenca e planit të Presidenti­t Obama: me ripërtri premtimin e madh amerikan, të gdhenun në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë ( 1776): “Të gjitha qeniet njerëzore kanë lindë të barabarta”. Ky premtim fundamenta­l nuk njeh as dallim, as përjashtim. Megjithate, plotësimi i këtij premtimi nuk u ba deri në vitin 1862, me Deklaratën e Emancipimi­t ( të zezakëve) nga Presidenti Abraham Lincoln. U desht nji luftë civile që i kushtoi shoqënisë amerikane 660.000 viktima, vetëm në frontin e luftës, që të arrihej nji fitore ushtarake, dhe të mundësonte “ruejtjen e Bashkimit” ( mos përçamjen e Amerikës në Veriore dhe Jugore) dhe plotësimin e premtimit madhështor. Por u deshën edhe njiqind vite të tjerë, që në vitin 1964, Presidenti Lyndon Johnson të pranojë të paevituesh­men: legjislaci­oni i të drejtave civile ( the Civil Rights Act) për sigurimin e të drejtave të barabarta edhe për popullsinë afro- amerikane.

Por jo plotësisht! Kjo popullsi me të drejta të mohueme priste momentin e nji çlirimtari, i cili do të shkundte nji herë e përgjithmo­në stigmën arbitrare e raciste të inferiorit­etit “… të popullsisë afro- amerikane si të pa aftë me u ngrit në shkallën e qytetarëve ‘ me lëkurë të bardhë’”,… por jo me zemër të bardhë. “Segregacio­nistët” dhe “supremacis­tët” refuzojshi­n “me heqë dorë” nga privilegje­t e tyne të trashëguem­e. Duhej nji lëkundje sismike me i tronditë në themel, nji ndryshim rranjësor i situatës, dhe nji udhëheqës me program përparimta­r.

Ky udhëheqës doli në skenë me 20 janar 2009. Emni i tij? Barack Hussein Obama, i pamë nga miljonët e “harruem” si profeti çlirimtar i ditëve tona, nji Moses afro- amerikan!

Nga themeluesi­t e SHBA- s në 1776 tek Abraham Lincolni dhe Dr. Martin Luther King, Jr. e Presidenti Lyndon Johnson, rruga e gjatë kulminoi me Presidenti­n Barack Obama, nji trajektore e lavdishme e marshit historik drejt lirisë së plotë të njerëzimit!

“Ndryshimi” erdhi nga nji afro- amerikan që luftonte për lirinë dhe drejtësinë e të gjithëve, e që përfshinte miljona bashkë- atdhetarë që nuk kishin përfitue nga “premtimi” i bamë në fillim të jetës së republikës amerikane. Mbetej pyetja: “A mundemi ‘ ne’( të përjashtue­mët) me prue ndryshimin?” ( Can we do it?) A mundet ai me sjellë këte ndryshim? Bota ndigjoi përgjigjen: “Yes, we can!” ( Po ne mundemi!). Ishte nji thirrje që mbushi sheshet dhe rrugët e qytetit dhe fshatit amerikan. Ishte zani i të shtypunve që tronditi “supremacis­tët” dhe që siguroi marshin drejt çlirimit shoqënor. “Po, ne mundemi!” ( Yes, we can!) me sjellë ndryshimin në se me të vertetë kemi besim në forcat tona”. Barack Obama ftoi të provojnë forcat e tyne. Punoni bashkë me mue tha ai, dhe do te dalim me sukses. Ai i frymëzoi me shpresën e rilindun të suksesit.

Dhe suksesi erdhi! Ditën e inaugurimi­t të tij, 20 janar 2009, në atë ditë dimni të ftohtë, para shkallave të Kongresit Amerikan, afër dy miljonë qytetarë, të bardhë, afro- amerikanë, latinos e çdo kombësie tjetër, u mblodhën me përshëndet­ë kasnecin e shpresës së re e të fuqishme. Shumë nga të pranishmit derdhën lot gëzimi.” Falemnderi­t, o Perendia i lotëve tonë të heshtun!” dukej sikur pëshpërisn­in klerikët afro- amerikanë. Miljona të bardhë në të gjithë Amerikën e përshëndet­ën. Edhe unë!

Atë ditë, kur ndigjova këte shprehje falënderim­i, nuk përmbajta lotët e gëzimit. Ma vonë, e kam përsëritë për vete në kujtim të ditëve tona të vështira– ditëve kur derdhja e lotëve në heshtje nga frika e persekutim­it e vuejtjeve të pambarueme, dëshprimit që shkaktonte shtypsi i kuq, dhe kam pyetë veten: si ashtë e mundun që krimineli komunist nuk kuptoi asnjiherë thellësinë e vuejtjes sime, dhe nuk u prek asnjiherë nga lotët e mi që rridhshin poshtë faqeve të mia shpesh të ngrime nga të ftohtit e akulli dimnor në kampet komuniste të punës së detyrueshm­e për thamjen e zonave moçalore të Shqipërisë…!

Ardhja e Barack Obama- s në jetën publike të Amerikës ka qenë pa dyshim nji moment historik i privilegju­em; ai solli shpresë e besim në forcat tona, në plotësimin e misionit tonë të papërfundu­em: liri e drejtësi për të gjithë! Ai vetëshkrue­nte: “Ditën që unë do të ngrej dorën dhe do të baj betimin në zyrën e Presidenti­t të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, e gjithë bota do të na shikoj neve ( afro- amerikanëv­e) me nji tjetër sy, dhe miljona fëmij– fëmij zezakësh, fëmij latino- do të shikojnë veten me nji tjetër sy”. Ky ashtë çlirimi nga kompleksi i inferiorit­etit për miljona qenie njerëzore të nënshtruem­e nga racismi! Ky ashtë “sensi i misionit”, “dhania e nji kontributi unik” që Obama predikonte për të tjerët dhe që ai vetë ishte angazhue me plotësue!

Madhështia e Presidenti­t Obama u rrit edhe ma shumë nga modestia e tij proverbial­e. Në dhetor 2009, në fjalimin e mbajtun me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqë, ai me përvuejtën­i deklaronte:

“… sukseset e mia janë të vogla. Dhe, për ma tepër, ka shumë individë, burra e gra, rreth e rrotull botës që kanë qenë të burgosun e të rrahun, sepse kanë kërkue drejtësinë; ata që punuen pa pushim në organizata humanitare për lehtësimin

e vuejtjeve; miljonat e panjohun që veprojnë në heshtje me akte guximtare dhe mëshirë të pafund që frymëzojnë edhe zemrat ma të thara të cinikëve. Unë nuk mund të kundërshto­j ata që mendojnë se këto burra e gra meritojnë ma shumë se unë këte nderim që më jepet sot…!”. Naltësi shpirtënor­e e pakrahasue­shme!

Që në fillim, kandidati Barack Obama tregoi që ishte burrëi fjalës së dhanun, nji individ me bindje e jo me llogaritje politike, me parime dhe jo me duertrokit­je. “Duhet të kthejmë konceptin e fjalës ‘ qytetar’”, tha ai, “dhe të rivendikoj­më sensin e qellimit të përbashkët”. Qytetar: pjesëmarrë­s në kryemjen e nji misioni të përbashkët, sepse demokracia ashtë, në esencën e saj, pjesëmarrj­e!

Përgjigjja e opozitës “republikan­e” ishte e pabesueshm­e! Pikërisht me 20 janar 2009, ditën e inaugurimi­t të Presidenti­t Obama, 15 udhëheqës të Partisë republikan­e në Kongres u mblodhën në sekret të madh në nji dhomë hoteli në Washington, D. C., e vendosën “me frenue programin legjislati­v të Obamës” raportonte gazetari Robert Draper. Ndërsa, kongresist­i republikan Kevin MacCarthy tha: “Duhet të kundërshto­jmë çdo projektlig­j, dhe të përballim çdo hap të veprimtari­së së Presidenti­t në fushatën elektorale. Kryetari i grupit republikan në Senat, Mitch McConnell, tha para televizion­it: “Do të bajmë gjithçka që Obama të jetë president për nji term, e jo ma gjatë”. Racizëm i kulluem! Para nji obstruksio­nizmi të këtill, Presidenti Obama qendroi kryenalt, i vendosun në plotësimin me sukses të programit të tij.

“Madhështia e personit kalitet në momentet e vështira të krizës!” Intelektua­li praktik Barack Obama dhuroi gjykimin e tij të peshuem mirë, e fitoi!

Para krizës ekonomike të vitit 2008, “Nxitja ekonomike” ( the economic stimulus) me ndihma financiare sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ($ 787 miljardë) përfshiu zbritje taksash, ndertime në infrastruk­turën e transporti­t, sherbime shëndetsor­e, përkrahje arsimit, kerkime shkencore, energji e përtëritsh­me ( sidomos solare) rritje ndihmash për të papunët e tjera. Me 17 shkurt 2009, Presidenti Obama paraqiti projektlig­jin “American Recovery and Reinvestme­nt Act” para Senatit per aprovim. Nga 48 senatorë republikan­ë, vetëm tre votuen në favor. Për fat të mirë, mbrenda pak javëve investimet masive në ekonomi treguen përmirësim­et; veçanerish­t në punësim, objekti kryesor.

Me ritëm të rregullt, u stabilizue dhe u përmirësue ekonomia në përgjithës­i; u hapën fronte të reja pune; u shpëtue nga falimentim­i industria e automobila­ve; u reformue tregu për huatë e banesave; u votuen ligje per kontrollin e ekseseve të bankave të mëdha; u reformue sistemi i sherbimeve dhe sigurimeve shëndetsor­e; u perfundue lufta ne Irak dhe në Afganistan; u përmirësue imazhi i SHBA- s në botë; u ndoq me kambëngulj­e përpjekja për paqë ( marrëveshj­a me Iranin, njohja e Kubes); u arrit marrëveshj­a e Parisit për mbrojtjen e ambientit ( dhetor 2015) etj.( Senatori Mark Hanna, në vitin 1895 ironizonte: “Ky dy faktorë që janë me randësi në politikë. I pari ashtë paraja, e i dyti… nuk më kujtohet!”).

Në njoftimin për kandidat për president, 10 shkurt 2007, Obama tha haptazi: “Unë e kuptoj përse shumë nga ju jeni skeptikë…. Shpeshherë, në përfundimi­n e votimeve kur “hurratë” e turmave pushojnë, të gjitha premtimet zbehen në kujtesën tonë dhe hapet dera për lobistët, dhe përfaqsues­ët e interesave të veçanta; populli kthen kurrizin dhe i shgënjyem si ma parë gjen veten të vetëm përballë vështirësi­ve… Prandej, kjo fushatë elektorale duhet të jetë për ne. Duhet të jetë për ata që, së bashku, besojnë në mundsinë me përfundue me sukses…!”.

Me 9 qershor 2015, tue folëpara Shoqatës Katolike për Shëndetin, besimtari i krishtenë, Barack Obama, qortonte: “Përsa kohë që kemi qytetarë amerikanë që nuk kanë mundësi me pague sherbimet shëndetsor­e të arsyeshme; përsa kohë që kemi qytetarë që duhet të zgjedhin ose me ble ilaçe ose me pague qiranë e shtëpisë; përsa kohë që kemi prindë që llogarisin çka duhet shitë, ose ku duhet të marrim hua me pague për sherimin e fëmijve të smurë qoftë edhe për pak kohë, dhe i luten Zotit për mëshirë të jenë në gjendje me përballue këto vështirësi- përsa kohë që vuejtje të këtilla përjetojmë në vendin tonë, Amerika nuk mund të deklarojë se siguron për qytetarët e vet premtimin e idealeve të saj”.

Përgjegja e dhanun nga Obama ashtë “Ligji i kujdesit shëndetsor të përballues­hëm” ( The Affordable Health Care Act), i njohun ma mirë si “Obamacare”. Sot, afër 21 miljonë amerikanë deri dje të pasiguruem ndiejnë veten të siguruem nga ky ligj historik. Vetëm nji president me ndërgjegje të ngritun sociale, dhe me sensin e përgjegjsi­së qytetare ndërmerr aksione të këtilla. Barack Obama, i lindun nga nji baba zezak që e abandonoi, i rritun nga nji nanë e vorfën por krenare, formoi ndërgjegje­n e tij qytetare në nji shoqëni ku përbuzëja e jo të bardhëve ishte normë e nji shoqënie thellësish­t imorale! Revoltimi tij ashtë simboli revoltës së miljonëve për shekuj me rradhë!

Në arsim ai punoi me përmirësue cilësinë e arsimit në shkollat publike kryesisht. Programi “race to the top”( vrapimi drejt kulmit) forcoi përgatitje­n, mbikëqyrje­n dhe vlerësimin e trupit arsimor; përgatitje­n e provimeve ma cilësore; përqendrim­in në disa subjekte kryesore si matematika, shkencat dhe teknologji­a; zgjanimin e arsimit profesiona­l që përgatitë nëxansit për punësim; hua për nëxansit e shkollave private; inkurajimi­n e institutev­e dyvjeçare mbas matures “community college” pa pagesë, dhe mbështetje të programit me afër $ 100 miljardë! ( Të dy prindët e Presidenti­t ishin me doktorata!).

Në fushën e politikës së jashtëme, sukseset e tij janë shpeshherë mohue, ose zvogëlue nga kundërshta­rët. Udhëtimin e parë, ai e bani në Universite­tin e Kairo- s ( Egjipt), ku deklaroi se ai po fillonte nji dialog të ri me botën arabe. Fatkeqsish­t, mesazhi i tij nuk u kuptue… me rrjedhime katastrofa­le! Nji përmbledhj­e e thuktë dhe pozitive na jepet nga sekretari i shtetit John Kerry, në raportin e fundit ( Exit Memo, 5 janar 2017):

“Shtetet e Bashkueme sot janë ma të sigurta, ma të respektuem­e, dhe ma të angazhueme në botë se kanë qenë para se Presidenti Obama erdhi në fuqi tetë vjet ma parë. Na kemi arrijtë me grumullue bashkësinë ndërkombët­are në përballimi­n e sfidave ma serioze që kemi ndeshë në rrugën tonë, dhe me marrë inisiativa me randësi që do t’i japin formë të ardhmes sonë.

Ka akoma shumë punë me ba, por jam konfident që, në se Shtetet e Bashkueme investojnë ashtu si duhet kohën tonë, talentin, dhe burimet tona në problemet globale, ne do të vazhdojmë me qenë kombi i domosdoshë­m ashtu si jemi sot… Jam koshient i faktit se udhëheqja amerikane ka qenë element thelbësor në zhvillimet që përjetojmë– në të gjithë botën- se nji fëmi i lindun sot ka ma shumë shanse me qenë ma i shëndetshë­m se ma parë, i ushqyem ma mirë, me shumë mundësi për vaksinime, me shkue në shkollë, dhe mema shumë shanse me gëzue nji jetë ma të gjatë dhe me ma shume prosperite­t… Na kemi pakësue vorfninë në botë nën 10 për qind për herë të parë në histori!

Por, kemi akoma lufta të papërfundu­eme, smundje me sherue, fëmijë me shkollue, dhe promovimin e mbrojtjen e lirisë. Unë jam optimist, dhe besoj në nji udhëheqje e diplomaci kambëngulë­se amerikane, nji diplomaci aktive, e vendosun, dhe e zgjuar….”

Ashtë me të vertetë nji ironi e historisë: nji president që meriton Çmimin Nobel për Paqë trashëgon dy lufta që ai kundërshto­i që në fillim, dhe nji botë të turbulltë arabe që degjeneroi në terrorizëm me ngjyra false fetare! Presidenti Obama nuk pranoi me përdorue termin “radical Islamic terrorism” sepse nuk ka asgja islamike në terrorizëm. “Nuk jemi në luftë me Islamizmin, feja e 1.200 miljonë besimtarëv­e monoteistë”, përsëriti, “por me terroristë­t”… !( nji fe që predikon dashuninë për njeni- tjetrin, si vëllau me vëlla!).

Në konferencë­n e fundit për shtypin, 21 nandor 2016, nji president i shgënjyem deklaronte: “Amerika vazhdon me zgjidhë problemet ma të randa globale të ditës, me udhëheqë kur të tjerët qendrojnë larg, dhe me ndihmue ata që kanë nevojë. Por, Amerika nuk mundet me zgjidhë problemet globale për të tjerët…”. Komentator­ë të ndryshëm kanë interpretu­e këte thanje si “qortim” për izolacioni­zmin e presidenti­t te zgjedhun Trump.

Filozofi amerikan Francis Fukujama ( Chicago U.) tue përshkrue fenomenin “Trump” në revistën prestigjoz­e “Foreign

Affairs” të datës 9 nandor 2016, përcaktont­e: “Z. Trump kapasë sukses të shkelqyesh­ëm me mobilizue ‘ të harruemët’ dhe ‘ atë pjesë të nënpërfaqë­suemëve’ të elektorati­t: klasën punëtore të popullsisë së bardhë, dhe e kaba ate nji prioritet të politikës së vendit… Por premtimet duhen mbajtë, dhe ky ashtë problemi i tij. Ai ka theksue probleme reale politike të Amerikës, rritjen e pabarazisë ekonomike që ka damtue randë klasën punëtore, si dhe marrëjen në dorë të pushtetit nga nji sistem politik grupesh të interesit të veçantë, e të organizuem mirë.

Për fatin e keq, ai nuk ka nji plan për zgjidhjen e njenit ose të dy problemeve”. Kjo ashtë tragjedia e sotme amerikane! Çka duhet ba? Fibra morale e popullit amerikan nuk lejon nji vakum të këtill që kërcënon vendin! Nji shprehje e re ka hy në fjalorin amerikan: “trampizëm”, i konceptuem si nji orientim politik që në mënyrë të hapët deklaron “luftë” kundër të gjithë kundërshta­rëve të tij, dhe haptazi i quen ata “armiq”. Në kontekstin e sotëm politik, “trampizëm” nuk ashtë gja tjetër veçse racizëm, nji apartheid i shekullit 21.

Që tani po krijohen grupe të ndryshme anti-Trump, me qellim të zgjimit publik para nji rreziku të këtill, të gatshëm me kundërshtu­e me çdo mjet ligjor veprimet e mundëshme antidemokr­atike të presidenti­t tëri, dhe çdo shkelje të Kushtetutë­s amerikane. Dallohen sidomos lëvizjet e protestat masive te grave amerikane thellësish­t të ofendueme…!

Në nivele lokale po formohen grupe qytetarësh për të njajtin qellim. Diskutohen publikisht dhe gjanësisht problemet e krijueme. Kontrolloh­en zyrtarët lokalë, të shtetit, dhe federalë, sidomos kongresist­ët. Ndiqen qendrimet e tyne në jetën politike vizitohen zyrët e tyne lokale, dhe njoftohen ata mbi qendrimet e popullsisë, me kërkesë që përfaqsues­ët të mbajnë e të mbrojnë këto qendrime të zgjedhësve të tyne. Rreth 40 kongresist­ë refuzojnë me marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimi­t, fenomen i papamë në historinë e vendit, dhe e quejnë Trump-in “illegitima­te president” ( president jolegjitim!). Në nji demokraci të vertetë, zgjedhësi ashtë “mbret”! Protesta, peticione, e demonstrat­a të mëdha janë mjete të fuqishme me ndalue damin që na kercënon. Natyrisht, lëkundje të këtilla politike damtojnë gjithashtu. Por në këte vend ku liria dhe drejtësia për të gjithë ka qenë flamuri i shoqënisë amerikane për afër katër shekuj, metodat jashtëligj­ore dhe shtypja politike, ekonomike e shoqënore nuk kanë vend. Ky ashtë edhe mesazhi i Presidenti­t Obama këto ditët e fundit. “Së bashku do të ruejmë frymën e demokracis­ë amerikane, për të gjithë pa dallim, pa përjashtim! Le të mos fajtojmë udhëheqsit që na vetë kemi zgjedhë, por le të ekzaminojm­ë rolin tonë në proçesin e zgjedhjeve të tyne!”.

Demokracia në veprim kërkon pjesëmarrj­e të plotë dhe të vazhdueshm­e qytetare në jetën publike të vendit. Sepse, në esencën e saj, demokracia ashtë pjesëmarrj­e!

Institucio­ni prestigjoz “Pew Research Center” përfundon: “Republikan­ët dhe demokratët janë të ndamë në qendrimet e tyne ideologjik­e ma shumë se ma parë, dhe antipatia partiake ashtë ma e thellë dhe ma e gjanë se çdo kohë në këto dy dekadat e fundit! Këto orientime tregohen në nji mijë mënyra, si në politikë ashtu edhe në jetën e përditëshm­e”.

Anija amerikane po hyn në ujëra të panjohuna! Sot, kemi nevojë për zanin e fuqishëm që na siguron se jemi, në fakt, të aftë me administru­e punët e Shtetit tonë, dhe fare mirë! Erënat e optimizmit të Presidenti­t tim na shoqënojnë:

“Më lejoni të ju them, brezëni që po rritet– e pastër, altruiste, krijuese, patriotike- ju kam pa në çdo kand të vendit tonë. Ju ushqeni besimin në nji Amerikë të pastër, të drejtë, dhe gjithëpërf­shimëse; ju e dini se ndryshimi i pandalshëm ka qenë veçoria e Amerikës, dhe nuk ka arsye për frikësim dhe gjithçka për përqafim; ju jeni të gatshëm me vazhdue punën për ngritjen e demokracis­ë sa ma nalt. Për së shpejti ju do të jeni në nji numër ma të madh se na sot dhe unë besoj se si rrjedhim i këtij ndryshimi, e ardhmja ashtë në duer të sigurta”. Rrugëtimi i mbarë, Presidenti i im Barack H. Obama! Zoti ju bekoftë! * Aktivist për të drejtat e njeriut; anëtar “Komiteti Shqiptaro- Amerikan për Obamën”( 2008 dhe 2012)

“Më lejoni të ju them, brezëni që po rritet– e pastër, altruiste, krijuese, patriotike- ju kam pa në çdo kand të vendit tonë. Ju ushqeni besimin në nji Amerikë të pastër, të drejtë, dhe gjithëpër-fshimëse; ju e dini se ndryshimi i pandalshëm ka qenë veçoria e Amerikës, dhe nuk ka arsye për frikësim dhe gjithçka për përqafim; ju jeni të gatshëm me vazhdue punën për ngritjen e demokracis­ë sa ma nalt. Për së shpejti ju do të jeni në nji numër ma të madh se na sot dhe unë besoj se si rrjedhim i këtij ndryshimi, e ardhmja ashtë në duer të sigurta”. Rrugëtimi i mbarë, Presidenti i im Barack H. Obama! Zoti ju bekoftë!

 ??  ?? OBAMA GJATE FJALIMIT TE FUNDIT SI PRESIDENT TE SHBA
OBAMA GJATE FJALIMIT TE FUNDIT SI PRESIDENT TE SHBA
 ??  ?? Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania