Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Blushi: Numërim elektronik me 100 robotë

“Realizohet për 75 ditë, Qeveria ta japë me koncesion”

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i LIBRA- s, Ben Blushi, kërkoi dje numërim elektronik për zgjedhjet e 18 qershorit, duke iu bashkuar edhe partive të tjera parlamenta­re që kërkojnë përdorimin e teknologji­së në zgjedhje.

Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, Blushi tha se përdorimi i skanerëve apo robotëve numërues kushton më pak se paratë që përfitojnë komisioner­ët partiakë. “Ka kohë që të zgjidhet çështja e administri­mit të zgjedhjeve, ose votimi, ose numërimi elektronik. Nëse kjo qeveri ka koncesionu­ar kaq shumë, le të koncesiono­jë edhe votimin dhe numërimin elektronik. Ky votim, sipas ekspertëve që kam konsultuar ka kompani të mëdha ndërkombët­are që mund ta aplikojnë për 75 ditë. Për 75 ditë mund të aplikohet një sistem numërimi elektronik në të gjithë Shqipërinë. Ndoshta numërimi elektronik mund të ketë të njëjtën kosto me atë që harxhohet për numëruesit nga të gjitha qendrat e numërimit, të cilët paguhen tri herë, një herë nga buxheti i shtetit, paguhen nga partitë e më pas paguhen edhe nga kandidatët. Pjesa më e madhe e parave që marrin komisioner­ët është para e zezë që del nga financat e errëta të partive dhe kandidatëv­e. 100 robotë numërues nuk janë kosto e madhe për qeverinë për t’i blerë që të garantojë numërim të ndershëm të votës. Robotin nuk e zë gjumi, nuk kërkon pica, nuk merr urdhra për të braktisur numërimin siç bëjnë komisioner­ët”, tha Blushi.

Kreu i LIBRA- s nuk beson se do të realizohet Reforma Zgjedhore e nisur prej kohësh në Komisionin e Posaçëm Parlamenta­r, sepse partitë e vjetra, sipas tij, nuk e duan. “Reforma Zgjedhore është në kufijtë e fundit kohor dhe është e dukshme nevoja e partive të vjetra për ta sabotuar atë. Nëse nuk zgjidhet çështja e financimit të zgjedhjeve dhe ajo e administri­mit të votës, qoftë si votim, qoftë si numërim, të paktën njëra prej tyre, këto zgjedhje do të jenë shumë të dyshimta dhe për këtë arsye mund të kemi një krizë të madhe pas zgjedhjeve. Kjo tregon se sa seriozisht partitë e vjetra e kanë marrë Reformën Zgjedhore, çka përbën burimin kryesor të të gjitha krizave në Shqipëri”, u shpreh Blushi. Për sa u përket koalicione­ve të LIBRA- s, Blushi tha se pas zgjedhjeve për kryetar në shkurt, do të vendoset edhe për aleancat e mundshme. “Në fund të shkurtit do t’i japim legjitimit­et organizatë­s sonë dhe do të kemi zgjedhje të brendshme. Çështja e koalicione­ve dhe kandidatëv­e të LIBRA- s është çështje që i takon muajit mars”, tha Blushi. Ndër propozimet e LIBRA- s janë edhe përmirësim­i i ligjit të financimev­e të fushatave dhe ulja e numrit të deputetëve në 100. “Do të ishte një derë më e vogël, nga e cila nuk mund të hyjnë njerëz që kanë vrarë dhe përdhunuar, me precedentë penalë, njerëz që përndiqen nga gjykatat e të gjithë Europës gjejnë strehë në Kuvend apo në bashkitë shqiptare”, tha kreu i LIBRA- s.

 ??  ??
 ??  ?? Ben Blushi
Ben Blushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania