Panorama (Albania)

Seks me 12- vjeçaren, arrestohet në hotel 22- vjeçari

E mitura gjendet në Durrës pas tri ditësh e zhdukur

- ETLEVA DELIA Alban Gjana

Zhdukja e një vajzë 12- vjeçare prej tri ditësh kishte vënë në alarm Policinë e Tiranës, që dyshoi për rrëmbimin apo ndonjë krim më të rëndë që mund të kishte ndodhur.

Denoncimi për largimin e saj nga shtëpia, ishte bërë nga e ëma, e cila i është drejtuar për ndihmë Komisariat­it nr. 3. Policia është vënë menjëherë në lëvizje, duke verifikuar të gjitha të dhënat ku i ka orientuar nëna e së miturës e më në fund ka arritur ta gjejë atë në një hotel në Durrës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se vajza është gjetur nën shoqërinë e një studenti, 10 vjet më të madh se ajo, të cilin pretendont­e se e kishte të dashur. Të dy janë shoqëruar në Polici, për të dhënë shpjegime për largimin dhe çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që vajza nuk ka qenë në shtëpi. Pa qenë në dijeni të sanksionev­e që parashikon ligji, edhe për shkak të moshës së mitur, 12- vjeçarja Fjona D. ka rrëfyer në prezencën e psikologes se kishte kryer marrëdhëni­e seksuale me të dashurin e saj 22 vjeç. Menjëherë pas kësaj dëshmie, një oficere e Policisë ka shoqëruar të miturën në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është konfirmuar se vajza ishte e defloruar, pra kishte kryer marrëdhëni­e seksuale. Në këtë moment është marrë vendimi që i dashuri i saj, Alban Gjana, të arrestohet me akuzën "marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur". Në momentin që ka mësuar se i dashuri i saj do të arrestohej, 12-vjeçarja ka nisur të qajë e t'i lutet oficeres së Policisë që të anulojë ar-

NGJARJA

Largimi nga banesa i 12vjeçares ishte denoncuar më 15 janar në Komisariat­in nr. 3 nga nëna e saj, e cila kishte gjetur në shtëpi një celular, që rezultoi të ishte i së bijës, edhe pse e ëma nuk e dinte që ajo kishte telefon. Pasi ka lexuar disa mesazhe dhe ka parë thirrjet e shpeshta telefonike me një person, që e bija e kishte regjistrua­r me emrin "papagalli", ajo ka dyshuar se vajzën ia kishin rrëmbyer dhe ka nxituar të kërkojë ndihmë në Polici. Policia është vënë në ndjekje të këtij personi, duke gjurmuar thirrjet dhe lëvizjet që kishte bërë dhe hetimet i kanë çuar oficeret te një servis celularësh, në zonën e njohur si "Nish Tulla 3", në Tiranë. Ky person rezultoi të ishte i fundit që kishte takuar vajzën dhe djalin, në momentin që ata ishin "arratisur" së bashku. Burime nga Policia thanë se vajza është gjetur më 18 janar, në një hotel në Durrës, ku kishte qëndruar prej dy ditësh. Ndërsa një ditë kishte qëndruar bashkë me të dashurin, 22- vjeçarin e arrestuar Alban Gjana, në një hotel te Rruga e Kavajës në Tiranë. Mësohet se në këtë vend vajza është abuzuar seksualish­t nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojn­ë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë. I arrestuari ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëni­et seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania