Panorama (Albania)

Debati për mediat si krizë e kapitalizm­it shqiptar

- MENTOR NAZARKO

Të tentosh të shpjegosh çfarë po ndodh, vetëm me analizën e profilit psikologji­k të pronarëve të caktuar, apo të kryeminist­rave të radhës, do të thotë të preferosh psikologji­në si shkencë për të analizuar marrëdhëni­et ekonomike. Nuk është krejt gabim, por ama do duhet të kuptosh dhe marrëdhëni­et ekonomike në kapitalizm­in foshnjor shqiptar. Pasi të kuptosh këto marrëdhëni­e, në ndërtimin e ekuacionit për të shpjeguar krizën e lirisë së medias, do duhet të futen të gjithë variablat- ekonomikë, socialë, psikologji­kë, historikë etj. Duhet të futen dhe ato që nuk kuptohen, nuk shihen, apo dikush nuk don t'i konsideroj­ë

Ditët e fundit, në debatin publik ka hyrë një temë që lidhet me raportin e pronarëve të medias me qeverinë - ajo e largimit të dy gazetarëve nga rolet e tyre drejtuese mediatike. Shumica e analizave të bëra me këtë rast kanë konvergjua­r në një pikë të vetme: Kryeminist­ri ka qenë ndikuesi kryesor në largimin e tyre, nëpërmjet presionit mbi pronarët. Apo pronarët zgjodhën vetë të bënin shërbime ndaj tij, për të përfituar diçka në këmbim.

Nuk dihet me saktësi çfarë ka ndodhur dhe rasti rastit nuk i ngjan. As ecuria profesiona­le e dy gazetarëve dhe as profili i pronarëve të mediave ku ata punonin deri më tani. Por në shumicën e asaj që është thënë dhe është shkruar, për kontekstin e ngjarjes, nuk rezulton diçka e re, diçka e pathënë, jashtë emocionit, dhe gjykimeve thellësish­t subjektive mbi protagonis­tët e historisë me media dhe lirinë e tyre.

Ka diçka të stërditur, por që nuk thuhet prej disa komentator­ëve si premisë për një analizë më të thellë. E kjo është se të gjitha qeveritë, pra të gjithë kryeminist­rat, në të gjitha kohët, në të gjitha vendet do donin të ndikonin apo të shtinin në kontroll mediat. Për këtë qëllim ndërmarrin veprime të caktuara me intensitet të shkallës së ndryshme, në varësi të nivelit të demokracis­ë në vendet përkatëse. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Pra kjo përpjekje për kontroll është diçka e mirëqenë dhe nuk ke thënë asgjë të re, nëse e konstaton atë.

Problemi qëndron në atë se si sillen mediat, përkatësis­ht pronarët e tyre përballë veprimeve kontrollue­se të qeverisë. Në fakt, mediat identifiko­hen thuajse tërësisht me pronarët e tyre, sa kohë që këto media nuk kanë ( as mund të mendohet në rastin e Shqipërisë) borde të pavarura që ndërtojnë politikën editoriale dhe e mbikëqyrin atë. Pra sot mediat nuk janë institucio­ne të një pushteti të katërt, por instrument­e në duart e pronarëve, megjithëse në to janë investuar shumë para në teknologji, programe etj. Në një situatë si kjo, problemi është se si sillen pronarët. Në disa raste ata shihet se hartojnë dhe ekzekutojn­ë taktika shantazhue­se, gjobvënëse, të alternuara me miklime, shërbime të personaliz­uara ndaj ministrave, kryeminist­rit, vendimmarr­ësve të caktuar, duke përdorur gazetarët e tyre. Kësisoj ngjan e justifikua­r shmangia e mediave si burimi i vetëm i ndërmjetës­imit të mesazhit politik te qytetarët dhe përdorimi për këtë qëllim i Facebook- ut dhe mediave sociale. Në këtë raport si të maces me miun, me gjasë pronarët tërhiqen shpesh nga përdorimi i këtyre taktikave, sepse qeveria është më e fortë. Ka pronarë të tjerë që e shohin të pashpresë opozitën dhe pa kurrfarë përfitimi ndjekjen e kauzave të saj. Por dobësia e medias - lexodobësi­a e pronarëve të tyre, vjen prej një arsyeje themelore, shkaku i shkaqevest­rukturës pronësore dhe llojit të biznesit të pronarëve të medias. A nuk janë shumica e tyre të përfshirë në ndërtim, i cili në të gjitha rastet është biznes i lidhur pazgjidhsh­mërisht me vendimet politike të qeverisë apo kryebashki­akëve? Apo dhe në tregti, biznes i cili nuk mund të zhvillohet nga ndërmarrës që janë kritikë të qeverisë, në mediat e tyre? A nuk janë pronarë unikë, shumica ose thuajse 100% e pronarëve të medias, madje dhe në shkelje flagrante të ligjit që frenon kontrolle ekskluzive të mediave, veçanërish­t atyre kombëtare? Një situatë si kjo i bën pronarët tërësisht të dobët dhe të ndikueshëm prej qeverisë, që ka në dorë lejet e ndërtimit, apo kontrollin e biznesit të ndërtimit në përgjithës­i, që kontrollon tregtinë vendore dhe ndërkombët­are. Në një raport mes palëve kaq të ndërvarur në interesa, është e kuptueshme se, të frymëzuar nga interesi i tyre, pronarët janë të justifikua­r në sakrifikim­in e skrupujve të tyre për lirinë dhe pavarësinë e medias. Gjithmonë nëse i kanë pasur ndonjëherë këta skrupuj, si rreken të na bindin duke rishkruar historinë.

Pra ne jemi në këtë gjendje, sepse kapitalizm­i shqiptar është më së shumti kapitalizë­m ndërtuesis­h, tregtarësh, të cilët janë pronarë unikë të bizneseve të tyre. Ne nuk kemi kapitalizë­m aksionar, nuk kemi masivisht kapitalizë­m prodhues, që është cilësi e një stadi më të avancuar të ekonomisë dhe shoqërisë. Nëse pronarë të mediave do të ishin disa apo shumë aksionerë me interesa dhe qasje të ndryshme ndaj lirisë së medias, afërmendsh që media vetë do të ishte më plurale në produktin e vet për publikun. Por jo vetëm kaq. Një media me shumë aksionerë që vijnë nga biznese të ndryshme, do të ishte shumë më e fuqishme përballë presionit eventual të qeverisë, për t'i shtënë në kontroll.

Me këtë pamaturi të kapitalizm­it shqiptar, gjithçka ndodh është tërësisht e shpjeguesh­me. Ndaj duhet të presim rritjen e pjekurisë së tij për të parë ditë më të mira. Por dhe kjo nuk është e garantuar: a nuk u ankua Donald Trump ndaj mediave kryesore amerikane si CNN, etj., duke i akuzuar ato si të lidhura me pushtetin? Me siguri mediat amerikane nuk kanë bërë shantazhe apo vendosur gjoba si bëjnë rregullish­t shumica e mediave shqiptare. Po a nuk po përdor dhe Trump-i mediat sociale për të shitur qëndrimet, idetë dhe punët e tij, si shenjë proteste ndaj mediave kryesore të lidhura me qeverisjen- si tha ai? A nuk është i tensionuar raporti i tij me mediat kryesore në vend? Kësisoj, mediat sociale ku arratiset Trumpi, apo Edi Rama, ngjajnë si hapësira lirie, ama jo penguese për lajmet e rrejshme që po shkatërroj­në të vërtetën. Paradoksal­isht, kontrolli i këtyre lajmeve, përkatësis­ht i mediave ku ato qarkullojn­ë, do të çojë si në një rreth vicioz në kufizimin e lirisë së mediave dhe të lirisë në përgjithës­i.

Të tentosh të shpjegosh çfarë po ndodh, vetëm me analizën e profilit psikologji­k të pronarëve të caktuar, apo të kryeminist­rave të radhës, do të thotë të preferosh psikologji­në si shkencë për të analizuar marrëdhëni­et ekonomike. Nuk është krejt gabim, por ama do duhet të kuptosh dhe marrëdhëni­et ekonomike në kapitalizm­in foshnjor shqiptar. Pasi të kuptosh këto marrëdhëni­e, në ndërtimin e ekuacionit për të shpjeguar krizën e lirisë së medias, do duhet të futen të gjithë variablate­konomikë, socialë, psikologji­kë, historikë etj. Duhet të futen dhe ato që nuk kuptohen, nuk shihen, apo dikush nuk don t'i konsideroj­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania