Panorama (Albania)

Opozita, opozitariz­mi dhe aksioni qytetar

- NERITAN ALIBALI

Mënyrave të vjetra dhe mentalitet­it të vjetër të të bërit opozitë u ka ikur përfundimi­sht koha! Një opozitë e re është thirrur në apel. Koha po kalon! Sfidat janë të gjitha për t’u përballuar. Më shumë aksion qytetar, më shumë ndjeshmëri civile, më pak politikë... si ajo e vjetra.

Muaj më parë, hartimi dhe miratimi nga maxhoranca i ligjit për mbetjet, si dhe kthimi i tij nga Presidenti për rishqyrtim në Parlament, pati krijuar çuditërish­t një sërë reaksiones­h zinxhirë në politikën shqiptare. Nga njëra anë, kjo çështje, duket sikur e ndau në dy kohë mandatin qeverisës të socialistë­ve: Nga një periudhë deri diku e qetë, me nota të theksuara prepotence dhe arbitratit­eti gjatë dy viteve të para në pushtet, në një kohë të trazuar zhvillimes­h politike që vunë në dyshim në mënyrë të vazhdueshm­e ekzistencë­n e shumicës në Parlament dhe si pasojë, vazhdimin ose mosvazhdim­in e qeverisjes së socialistë­ve. Nga ana tjetër, çështja e plehrave solli një zhvillim të papreceden­të në PD. Ndryshe nga maxhoranca, brenda opozitës u shfaqen lëvizje të reja pozitive në orientimet e saj politike dhe shoqërore, si dhe qasje ndryshe të saj ndaj individit dhe shoqërisë. Përveç ballafaqim­it të ashpër të opozitës me maxhorancë­n në Parlament, kryetari Lulëzim Basha, në kulmin e debatit parlamenta­r, kërkoi falje për ligjin që opozita e sotme kishte miratuar kur ishte në pushtet, në vitin 2012. Pavarësish­t se një pjesë e mediave e quajtën një ndjesë të mekur dhe të vonuar, ky ishte një zhvillim pozitiv i pandodhur në historinë e opozitariz­mit në Shqipëri. Kultura e ndjesës publike, veçanërish­t për elementë të tillë me konotacion të theksuar social, nuk ka ekzistuar në politikën shqiptare. Por Basha nuk e la aksionin e tij vetëm me kaq. Opozita, vërtet, ashtu si paraardhës­ja e saj e kundërshto­i ashpër ligjin në Parlament, por ndryshe nga PS në vitin 2012, nuk u fsheh pas shoqërisë civile të grupuar në Aleancën Kundër Plehrave në aksionin qytetar për të kundërshtu­ar ligjin dhe për inicimin e referendum­it kundër tij. Përkundraz­i! PD dhe opozita, krahas iniciativa­ve ligjore për bllokimin e ligjit në Parlament, u deklarua hapur si pjesë e aksionit qytetar kundër plehrave dhe e gatshme për t'u angazhuar me të gjitha strukturat e saj në mbledhjen e firmave të nevojshme për Referendum. Tek e fundit, me përkufizim, çdo parti politike në opozitë është pjesë e shoqërisë civile në mbrojtjen e interesit publik. Nga ana tjetër, Basha, ashtu si Rama dikur, deklaroi me forcë se kur të vinte në pushtet, do ta anulonte ligjin menjëherë. Por a është e mjaftueshm­e përfshirja e PD- së në aksionin qytetar për anulimin e ligjit të mbetjeve? Jo! Është e lavdëruesh­me, por e pamjaftues­hme. A do të mjaftonte sinqeritet­i i saj dhe fjala e dhënë nga zoti Basha se, nëse qeveria bllokon referendum­in, PD do ta anulojë ligjin menjëherë sapo të vijë në pushtet? A jep garanci për qytetarët ky premtim? Absolutish­t jo! Tek e fundit, edhe Rama bëri të njëjtën gjë, por nuk i qëndroi premtimit! Megjithëse ... precedentë të tillë, në rastin më të mirë qesharakë, vështirë të përsëriten dy herë. Por, a nuk duhet të ketë në fakt Shqipëria një ligj të mirë dhe të plotë për trajtimin e mbetjeve urbane? Pa diskutim që po! Dhe këtë duhet ta bëjë pikërisht PD- ja. Rama tashmë e dogji mundësinë e tij. Nga ana tjetër, PD nuk është një parti thjesht opozitare. Ajo është një parti që ka qeverisur për 15 vjet Shqipërinë. Herët apo vonë, PD do të vijë në pushtet. Për këtë arsye, edhe në opozitë, ajo duhet të sillet si forcë qeverisëse në pritje. Sjellja e saj duhet të jetë në funksion të qeverisjes së saj të ardhshme dhe Lulzim Basha duhet të mendojë dhe të veprojë që sot me përgjegjsh­mërinë dhe mentalitet­in e një Kryeminist­ri. Kjo është detyra dhe përgjegjës­ia e tij kryesore si lider i opozitës. Në këtë kuptim, Partia Demokratik­e, duhet, pa humbur kohë, të ndërmarrë nismën për të përgatitur një projektlig­j të ri për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri. Ligji duhet të jetë i plotë, shterues, ndërsektor­ial dhe gjithëpërf­shirës. Lulzim Basha duhet të ngrejë një grup pune tripalësh, me ekspertët më të mirë të opozitës, të Aleancës Kundër Plehrave dhe investitor­ëve të sektorit për të hartuar një ligj konsensual dhe përfundimt­ar. Si i tillë, ky projektlig­j duhet të paketohet në pritje për t'u miratuar kur opozita të vijë në pushtet. Në këtë mënyrë, qytetarët dhe shoqëria civile do ta njohin ligjin kohë më parë se ai të shkojë në Parlament. Kjo qasje duhet të kthehet në një standard për opozitën në trajtimin e të gjitha çështjeve madhore, me të cilat ballafaqoh­et Shqipëria. Premtimet për zhbërje të akteve të dëmshme ligjore apo administra­tive të ndërmarra nga qeveria, gjithmonë e më pak e bindin opinionin publik. Madje, as lufta e fortë parlamenta­re për t'i mbajtur dorën qeverisë në revanin e saj të ethshëm drejt rrënimit të vendit, nuk krijon shumë besim. Epoka e të bërit opozitë për hir të opozitës, duhet të marrë fund. PD ka kapacitete të mëdha intelektua­le dhe ekspertë të spikatur në të gjitha fushat e qeverisjes dhe zhvillimit të vendit. Ata nuk duhet të flenë mbi karriget e zyrave të departamen­teve të selisë së PD, në pritje që pushteti t'u vijë te goja. Berisha nuk është më kryetar i PD- së. Dhe ata nuk duhet të vazhdojë të jetojnë me mentalitet­in e vjetër mbizotërue­s në selinë e PD- së, sipas të cilit: Berisha punon, ne fitojmë! Basha nuk është Berisha dhe kohët kanë ndryshuar. Sot jetohet në një realitet të ri politik. Opozitariz­mi nuk mund të jetë një qëllim në vetvete, por në funksion të një qeverisjej­e të pritshme më të mirë. Vendi përballet me probleme të mëdha si asnjëherë tjetër. Korrupsion­i, krimi i organizuar, varfëria, pasiguria, dhe në kuadër global, terrorizmi, e kanë kapur për fyti Shqipërinë. Opozita duhet t'u vërë gjoksin këtyre sfidave ... dhe jo vetëm të gjuajë me llastiqe. E, Lulzim Basha nuk duhet të lihet vetëm..., dhe as "me një çetë me dy a tre vetë, që t'i ngjitet malit përpjetë". Opozita shqiptare është sot Sizifi i kohëve moderne, që pa mundin dhe përpjekjet e të gjithëve, nuk mund ta kalojë shkëmbin mbi malin e pushtetit.

E megjithatë, presioni dhe lufta ndaj qeverisjes së dështuar të socialistë­ve është vetëm pjesa më e lehtë e të bërit opozitë. Përgjithës­isht, por sidomos në momente të caktuara, PD ka demonstrua­r elementë të shkëlqyer të opozitariz­mit parlamenta­r. Ligji për dekriminal­izimin është maja më e lartë e këtij shkëlqimi me kontribut afatgjatë për të ardhmen e vendit. Po ashtu dhe beteja, kompetenca dhe të qenët konsekuent­ë për ndryshimet kushtetues­e. E megjithatë, e gjitha kjo nuk mjafton. Sa më shumë diskredito­het dhe dështon maxhoranca në qeverisjen e vendit, aq më fort duhet të bjerë kambana e alarmit për PD- në. Sepse aq më shpejt afrohet kalimi i pushtetit tek opozita. Por nëse PD- ja do të jetë po aq e papërgatit­ur për të qeverisur vendin, sa ç'ishte PS- ja në vitin 2013, më mirë të mos vijë në pushtet. Sepse dështimi do të ishte po aq spektakola­r.

Qytetarët nuk duan të dëgjojnë më slogane e premtime. Ata duan ta shohin dhe ta prekin që sot qeverisjen e ardhshme. Duan të shohin strukturën e re institucio­nale të vendit; legjislaci­onin e hartuar dhe të paketuar në pritje të miratimit të tij; duan të dinë se si do të luftohet krimi ( i organizuar dhe ai i rrugës); si do të çkanabizoh­et vendi; si do të çmilitanti­zohet administra­ta publike dhe sa larg në distancë nga zyrat e shtetit do të mbahen militantët e PD- së, për ta bërë administra­tën vërtet publike dhe jo politike. Pra as të majtë dhe as të djathtë, por të pavarur. Qytetarët duan të dinë që sot se si do të sillet Lulzim Basha dhe PD- ja nesër në qeveri. Ata duan ta marrin vesh që tani se si do ta përballojë Lulzim Basha lukuninë e babëzitur të sahanlëpir­ësve të çdo pushteti, që do t'i turren sipër që ditën e parë të qeverisjes së tij me tërbimin e një bishe për të përfituar paratë publike dhe të mirat publike që shpërndan pushteti duke ua marrë qytetarëve.

Mënyrave të vjetra dhe mentalitet­it të vjetër të të bërit opozitë u ka ikur përfundimi­sht koha! Një opozitë e re është thirrur në apel. Koha po kalon! Sfidat janë të gjitha për t'u përballuar. Më shumë aksion qytetar, më shumë ndjeshmëri civile, më pak politikë... si ajo e vjetra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania