Panorama (Albania)

Media online në shënjestër

- LUÇIANO BOÇI

Në buxhetin e fundit të këtij viti, midis shumë sektorëve “të parëndësis­hëm” që marrin lekë më shumë se u takon, ishte dhe një paragraf, i fshehur si pa dashje, i cili i jep “një dorë të mirë” lekësh ALCIRT- it, për një përdorim ekskluziv. Fondi i akorduar orientohet të përdoret për “Ngritjen e portalit për bllokimin e faqeve të internetit me përmbajtje të

paligjshme” me kod të degës së thesarit 3535 dhe kod të projektit M030051.

Për ato që nuk e dinë, ALCIRT është Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kompjuteri­ke me varësi të drejtpërdr­ejtë të Kryeminist­rit. E krijuar në 2011, ajo ka një mision të qartë: “identifiki­min, parashikim­in dhe marrjen e masave për mbrojtjen ndaj kërcënimev­e/ sulmeve kompjuteri­ke, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi”.

Kështu shkruhet dhe sot në faqen ueb të Ministrisë së Inovacioni­t. Krahasimis­ht me agjencitë simotra kudo në botë, ALCIRT- i nuk mund ta kapërcejë këtë mision.

Por, në korrik të 2014, kabineti Rama i shton asaj me VKM dhe një funksion tjetër, disi të çuditshëm në raport me misionin që duhet të përmbushë, “era” e të cilit do të shpërthejë pak më vonë, kur Ministria e Inovacioni­t do të hedhë idenë e ndryshimev­e ligjore për ligjin “Për tregtinë elektronik­e”.

Sipas kësaj VKM- je, ALCIRT “Ngre, administro­n dhe mirëmban portalin online që do t’u shërbejë personave juridikë, publikë dhe privatë, për të publikuar adresat e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme në përputhje me përcaktime­t e kuadrit ligjor që rregullon veprimtari­në e tyre, si dhe ofruesve të shërbimit të aksesit në internet ( ISP- ve) për marrjen e informacio­nit me qëllim mbylljen e aksesit në këto faqe sipas legjislaci­onit në fuqi.” Ky vendim e nxirrte ALCIRT- in tërë- sisht jashtë funksionit dhe qëllimit për të cilin ishte krijuar.

Pas kësaj VKM- je, ALCIRT- i pajiset me një rregullore ekskluzive për këtë objektiv të shtuar nga Rama, në dhjetor 2015. Kjo vetëm një muaj pasi Kryeminist­ri humbi betejën publike për kriminaliz­imin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë të tij.

Rregullorj­a, nga mënyra se si është hartuar, i jep kompetencë të plotë Agjencisë, të ndërhyjë arbitraris­ht si autonome në marrjen e vendimeve, për mbylljen e faqeve të caktuara që shpërndajn­ë informacio­ne me përmbajtje të paligjshme. Faqe interneti me përmbajtje

të paligjshme sipas rregullore­s së miratuar, janë dhe ato faqe që kanë përmbajtje shpifëse apo

ofenduese, krahas të tjerave. Në raste të marrjes së ankimimeve për këto përmbajtje dhe të tjera, ALCIRT- i detyron ISP- të ofruese të shërbimit të internetit në vend t’i bllokojnë këto faqe. Atë që Rama nuk e futi dot nga dera, e realizoi kështu nga dritarja.

Pas kësaj rregullore­je, për të qenë më në rregull sipas dhe strategjis­ë së mirëmendua­r, qeveria hedh në treg propozimet për ndryshimet në ligjin “Për tregtinë elektronik­e”.

Brenda kësaj pakete ndryshimes­h, qartësisht qeveria siguronte kontrollin, censurën, mbylljen e portaleve online kur t’ia donte qejfi, me ndihmën dhe funksionit të shtuar të ALCIRT- it. Pas revoltës së fortë të mediave online, qeveria e stopoi sjelljen e ligjit në Parlament, por pa u tërhequr nga pozicioni i saj.

Dështimi nuk e bëri të dorëzohej. Përkundraz­i. Pas mësymjes së medias tradiciona­le, diku me interesa e diku duke i mbyllur e duke i shantazhua­r dhe pas pokerit me lëvizjen e gazetarëve “të pabindur” nga mediat me pronarë të “bindur”, Rama kërkon të mbyllë përfundimi­sht dhe gojën e portaleve online. Sidomos luftën e ka me disa prej tyre, shumë të klikuara, që e bezdisin fort me të vërtetat dhe lajmet e kritikat objektive që lançojnë.

Përpos propozimit Balla, që me shumë gjasa nuk mund të kalojë pas kundërshti­mit të fortë të opozitës dhe të ekspertëve ndërkombët­arë, Ramës i duhet më së fundmi një “modus operandi” efikase për të rrëzuar atë që ai e konsideron si murin pengues, si pjesë të “mediave të kazanit”, portalet armike online, me qëllim që rehatshëm të bëjë një fushatë personale elektorale mashtrimi dhe të suksesshme.

Dhe As- i nën mëngë duket se është pikërisht ALCIRT-i, me ndryshimin e bërë me dorën e vet që në 2014, nëpërmjet VKM- së së famshme. Madje, pa pasur fare nevojë për ndërhyrje të tjera ligjore zhurmëmëdh­a. I mungonin në këtë rast vetëm paratë për ta vënë gjithçka në lëvizje.

Këtë e realizon pikërisht tani, me buxhe- tin e 2017- s, në një periudhë zhurmash të mëdha, kur edhe vëmendja është më e vogël, kur ai që mund të goditet nuk ka se ku e gjen të vërtetën dhe ku të tjerët mund të vrapojnë pas qerres së qeverisë “si lepuri në pyll meqë kuajt do të tridhen”.

Këtu ka pak vend për iluzion, sepse një test Rama e ka provuar si model, megjithëse jo me ALCIRT, me sulmin me anë të partnerit të tij mediatik, ndaj një media opozitare online. Për kujtesë, shkaku ishte tërësisht qesharak. U mbyll vetëm për “një foto”.

Financimi dhe vënia në veprim e këtij funksioni të ALCIRT, e ngritjes së një portali kryeminist­ror, për të filluar gjuetinë e shtrigave ndaj portaleve mediatike, para fushatës dhe pas tentativav­e të disata të dështuara, nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, përveçse me nisjes e luftës ndaj tyre.

Në çdo rast mbyllja portaleve nga portali i Ramës do të jetë tërësisht në kundërshti­m në ligjin, sepse nuk do të realizohet mbi bazën e një vendimi gjyqësor, por vetëm me vullnetin e një Agjencie jokompeten­te, e cila varet drejtpërdr­ejt nga Kryeminist­ri.

Për ta krahasuar arbitrarit­etin që mund të prodhohet, po sjell vetëm një rast: Departamen­ti i Drejtësisë në SHBA, dhe aspak Agjencia e Sigurisë Kompjuteri­ke, siç kërkohet të ndodhë te ne, vetëm pas disa vitesh dhe pas një vendimi gjyqësor për pronarin e Kikasstorr­ent, arritën të mbyllë këtë faqe që piratonte mijëra programe, produksion­e me përmbajtje dhe të ndaluar, pra të jashtëligj­shme. Për më tepër, faqja u rikrijua përsëri dhe qarkullon me emër të ngjashëm. Kjo në SHBA, në vendin më të survejuar e të siguruar kibernetik­isht.

Por mos të harrojmë. Jemi nën pushtetin e Ramës, në pyllin ku gomari është shpallur mbret dhe ka dëshirë të tredhë jo vetëm “kuajt”, por të gjitha mediat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania