Panorama (Albania)

Basha me senatorin Cruz: Më ofroi këshilla për të luftuar korrupsion­in

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është takuar gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ish- kandidatin për President, senatorin Ted Cruz. Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Basha ka deklaruar se senatori Cruz është mishërimi i ëndrrës amerikane. Basha ka rrëfyer se biseda me senatorin amerikan i ka shërbyer për të marrë këshilla interesant­e për të luftuar korrupsion­in dhe forcuar drejtësinë. “Kisha nderin të isha i ftuar në pritjen e organizuar nga senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënë­se. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesant­e për të luftuar korrupsion­in dhe forcuar drejtësinë dhe mbështetje për projektin tim për një Shqipëri të drejte dhe të mundësive për të gjithë”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës e cilësoi senatorin Cruz si mishërim i ëndrrës amerikane. “Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo- spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Teksas dhe i rritur në Kanada, sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanë­t më të rëndësishë­m të Amerikës. Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë”, u shpreh Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania