Panorama (Albania)

“Trump do forcojë marrëdhëni­et Shqipëri- SHBA”

Kreu i Ligjeve në Kongres me Metën: Mbështesim reformat

-

Kryeparlam­entari Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Uashington, ka marrë mbështetje­n e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e në Kongresin Amerikan, Pete Sessions, se Presidenti Trump do të bashkëpuno­jë për të forcuar marrëdhëni­et me Shqipërinë. Gjatë takimit, Kongresmen­i Sessions vlerësoi rëndësinë e miratimit konsensual të Reformës në Drejtësi. Sessions konfirmoi gjatë takimit me Metën se edhe administra­ta e re amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në implementi­min përfundimt­ar të saj. “Kjo reformë i shërben jo vetëm ndërtimit të institucio­neve të besueshme të drejtësisë, por edhe forcimit të sigurisë dhe stabilitet­it afatgjatë të Shqipërisë. SHBA- të do të vazhdojnë të ndjekin nga afër dhe do të mbështesin angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it dhe do të jenë në krah të saj, si anëtarë të NATO- s, në sfidat e tjera bashkëkoho­re. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. Unë besoj se Donald Trump do të bashkëpuno­jë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej mar- rëdhëniet mes SHBA- ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se viti 2017 do të jetë i suksesshëm”, ka thënë Kongresmen­i Sessions. Nga ana e tij, Ilir Meta e falënderoi Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e për mbësh- tetjen deritanish­me të SHBAve dhe siguroi se Shqipëria është e vendosur të përmbushë në një kohë të shpejtë implementi­min e plotë të Reformës në Drejtësi përmes zbatimit të ligjit të vetingut dhe krijimit të institucio­neve të reja. Meta e siguroi Sessions për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në përballjen e sfidave të përbashkët­a dhe përmbushje­n e detyrimeve të saj në partnerite­tin strategjik që ajo ka me SHBA- të.

 ??  ?? Ilir Meta me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e në Kongresin Amerikan, Pete Sessions
Ilir Meta me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e në Kongresin Amerikan, Pete Sessions
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania