Panorama (Albania)

BUJQËSIA

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama u ka kërkuar investitor­ëve aziatikë që të investojnë në Shqipëri, duke u sugjeruar që të mos i shohin si frenuese distancat gjeografik­e.

“Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografik­e nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e 58- a në botë në indeksin e ‘ Doing Business’, duke pasur kështu një përmirësim­in rekord prej 32 vendesh në një vit”, tha Rama. Gjatë vizitës në Singapor, Kryeminist­ri Rama iu adresua Forumit Ekonomik, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe një grup sipërmarrë­sish shqiptarë. Sipas tij, një model i ri zhvillimi, i orientuar jo nga konsumi, por nga investimet dhe eksporti, dhe një axhendë e thellë reformash kanë krijuar një mjedis të favorshëm për investimet. “Shqipëria është në një proces tranzicion­i ekonomik, duke lëvizur nga një model zhvillimi të udhëhequr nga konsumi, në një model të ri, të drejtuar nga investimet dhe eksporti. Në tri vitet e fundit, qeveria jonë ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, duke arritur një rritje të qëndrueshm­e, duke nisur po ashtu procesin e reduk- Për Kryeminist­rin Rama, bujqësia është një sektor ku mund të investohet në Shqipëri. “Bujqësia dhe sektori i agro- përpunimit mund të jenë po ashtu shumë fitimprurë­s për disa arsye shumë të thjeshta: toka shumë pjellore dhe të përshtatsh­me, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale, gjë që përbën një potencial të madh për prodhimin. Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim shumë zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet akoma më shumë në nivele të ndryshme”, tha kryeminist­ri. timit të borxhit publik. Në modelin e ri ekonomik që po ndjekim, investimet e huaja janë vendimtare për zhvillimin e qëndrueshë­m të Shqipërisë, pasi ne synojmë t’i japim fund modelit të rritjes ekonomike të bazuar te rritja e borxhit, siç bënë qeveritë e kaluara”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë ka identifiku­ar disa sektorë të rëndë- sishëm ku mund të investohet nga kompanitë aziatike. “Para së gjithash, energjia. Shqipëria është një vend me një potencial shumë të lartë hidroenerg­jetik, por jo vetëm. Vendi ynë është shumë i pasur me naftë onshore, një vend nga ku po kalon linja e re Trans- adriatike e gazit dhe një vend ku besojmë se më herët sesa vonë, edhe gazi do të jetë një burim i rëndësishë­m, sipas disa të dhënave që kemi marrë nga disa eksplorime të bëra onshore në vend. Shqipëria është një vend i pasur në minerale. Ne po shohim shumë investime në këtë sektor. Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit, po shikojmë edhe një potencial të madh për investime të mëtejshme”, tha Rama. Edhe potenciali turistik i Shqipërisë mbetet, sipas kryeminist­rit, tërheqës për investimet e huaja. “Shqipëria është një vend fantastik për sa i përket asaj që i ofron zhvillimit të turizmit, i cili po zhvillohet shumë vit pas viti. Kemi pasur një kërkesë 25 herë më të madhe sesa ajo që mund t’u ofronim atyre që donin të vinin në vendin tonë, sepse kemi ende shumë nevojë për të investuar në infrastruk­turën e hotelerisë. Edhe aty ka një potencial shumë të madh. Kjo edhe për faktin se më shumë se 120 milionë turistë që kishin si destinacio­n Afrikën Veriore po lëvizin, për arsye sigurie, drejt destinacio­neve të tjera”, u shpreh Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania