Panorama (Albania)

Paga e deputetit Peza, PD publikon dokumentin

“Tha se paguhej 10 mijë euro, ka deklaruar 80 mijë lekë”

-

Partia Demokratik­e i ka kërkuar shpjegime Kryeminist­rit Rama në lidhje me deklarimet e pasurisë së deputetit socialist, Alfred Peza. Duke iu referuar deklaratav­e të vetë deputetit për pagesa mujore deri në 10 mijë euro në muaj në kohën kur punonte në media, zëdhënësja e PD- së, Ina Zhupa, ka publikuar një vendim gjykate të vitit 2010, në të cilin vetë Peza deklaronte një pagë mujore prej 80 mijë lekësh. Zhupa ka kërkuar shpjegime nëse deputeti i ka paguar taksat gjatë këtyre viteve për pagën që pretendon se ka pasur. “Deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikua­r pasurinë, duket se ka kryer një mashtrim tjetër. Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qenë i adhuruar për këtë. Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetër në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në MILIARDE LEKE është shuma me të cilën bashkëshor­tja e deputetit Peza ka blerë 1 për qind të aksioneve të një banke të nivelit të dytë, duke marrë në zotërim 523.683 aksione

 ??  ?? Faksimile e dokumentit të publikuar nga PD
Faksimile e dokumentit të publikuar nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania