Panorama (Albania)

PEZA: BETEJË ZILIQARËSH ME LEKËT E MIA

-

Deputeti i PS- së, Alfred Peza, i ka cilësuar betejë ziliqarësh, denoncimet dhe akuzat e ngritura ndaj tij nga media dhe opozita. “Nuk ishte betejë politike. Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Sepse po të ishte një betejë morale, gazetarët, ish- kolegët e mi, të paktën, në mos shkofshin në ILDKP, apo të më kontaktoni­t mua, të paktën të shkonin deri te zyra e pronarit të medias së tyre, e drejtorit të tyre, e financës së tyre, e të pyesnin: Ore ky Alfred Peza kur ka punuar te ‘ Vizion Plus’, pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën në muaj? Ky Alfred Peza kur punonte tek ‘ Ora News’, pse fitonte kaq mijëra e mijëra, euro që e di gjithë Shqipëria”, deklaroi Peza. vend, sesa një vendim gjykate. A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetër në muaj? Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?”, deklaroi Zhupa. Zëdhënësja e PD- së ka kërkuar që institucio­net e kontrollit dhe verifikimi­t të pasurisë të hetojnë dokumentet në fjalë dhe të mos bazohen te pretendime­t e vetë deputetit Peza. Sipas demokratëv­e, qëndrimi që qeveria po mban ndaj deputetit të maxhorancë­s është tregues i mënyrës se si do të bëhet vetingu për gjykatësit dhe prokurorët. Ndaj deputetit socialist, ILDKPKI ka nisur një kontroll të plotë dhe hetimin administra­tiv për deklaratat e interesave private. Reagimi i ILDKPI- së erdhi menjëherë pas publikimev­e në media të blerjes nga bashkëshor­tja e deputetit Peza të aksioneve të një banke të nivelit të dytë, me vlerë 1.1 miliardë lekë. Do- kumenti i publikuar nga Partia Demokratik­e i referohet një vendimi gjyqësor, ku deputeti socialist paditet nga ish- bashkëshor­tja e tij, e cila ka kërkuar një rritje të detyrimeve që Peza duhet të paguante për djalin e tij. Në këtë vendim, Peza deklaron se nga puna e tij si drejtues i një televizion­i privat merrte një pagë mujore prej 80 mijë lekësh në muaj. Në një deklaratë të dhënë pak ditë më parë, vetë deputeti deklaroi se ka qenë gjithmonë i mirëpaguar dhe se paga e tij ka qenë në një mesatare prej 10 mijë eurosh në muaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania