Panorama (Albania)

Gjiknuri: Kemi potenciale në energjetik­ë

-

Potenciale­t që ka Shqipëria për investime në fushën e energjisë, dhe konkretish­t në hidroenerg­ji, energji elektrike, naftë, gaz e në sektorin minerar, janë paraqitur nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në Forumin e Tregtisë dhe Investimev­e SingaporSh­qipëri. Në një prononcim për Televizion­in Shqiptar, Gjiknuri u shpreh se gjatë këtij forumi, disa kompani shprehën interesin e tyre për mundësitë që ofron Shqipëria për investim. Ministri i Energjisë dhe Industrisë theksoi se gjatë këtij viti do të vijojnë projektet e rëndësishm­e në sektorin e energjisë, si investimet në sektorin e shpërndarj­es së energjisë, fillimi i punës për linjën e interkonek­sionit me Maqedoninë, të cilat mundësohen nga konsolidim­i i reformës në sektorin hidroenerg­jitik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania