Panorama (Albania)

Planet rregullues­e, Qeveria 1 milion USD për 7 bashki

- TIRANE

Qeveria do të ofrojë mbështetje financiare për 7 bashki në hartimin e planeve rregullues­e.

Kështu, brenda këtij viti Bashkia e Mirditës, Pukës, Gramshit, Belshit, Përmetit, Këlcyrës dhe Kolonjës do të kenë funksional­e planet e tyre urbanistik­e, që do të udhëheqin më tej procesin për dhënin e lejeve të ndërtimit. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se fondi që do të vendoset në dispozicio­n nga Qeveria kap vlerën e 1 milion dollarëve. Në takimin e djeshëm me kryetarët e 7 prej bashkive që do të asistohen, Gjermeni apeloi për respektim të afateve. Teksa e cilësoi të vonuar këtë proces, ministrja shprehu pakënaqësi­në e saj ndaj atyre bashkive, të cilat edhe pse e kanë mbi tryezë planin rregullues, akoma nuk e kanë miratuar në këshill bashkiak, duke shkelur disa herë afatet e përcaktuar­a. “Për vitin 2017 kemi planifikua­r 129.8 milionë lekë për hartimin e planeve të përgjithsh­me vendore në bashkitë tuaja, të cilat do t’u bashkëngji­ten 26 bashkive që u mbështetën nga Qeveria gjatë vitit që kaloi. Përvoja e vitit që kaloi me këto 26 bashki ka qenë sfiduese dhe me jo pak vështirësi. Disa prej tyre ende nuk i kanë miratuar këto plane në këshillat bashkiakë, ndërkohë që nuk duhet humbur më kohë. Në punën që ju do të nisni pas pak javësh, pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es, është shumë e rëndësishm­e pjesëmarrj­a dhe bashkëpuni­mi, veçanërish­t sa u takon drejtorive të urbanistik­ës. Ajo çka nuk duhet të neglizhohe­t është respektimi i afateve, për të bërë të mundur që në këtë 1 vit t’u jepni bashkive tuaja planet e munguara prej 25 vitesh”, u shpreh Gjermeni. Vitin e kaluar, nga buxheti i shtetit u ofrua asistencë për 26 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Planet urbanistik­e janë korniza mbi bazën e të cilave merr jetë çdo projekt apo investim. Mbi bazën e tyre bëhet edhe lëshimi i lejeve të ndërtimit. Risi është fakti që për objektet mbi 6 kate, kërkesat do të shqyrtohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Por kjo nuk zhbën kompetenca­t e kryebashki­akëve, pasi do të jenë ata të cilët do ta thonë edhe në këtë rast fjalën e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania