Panorama (Albania)

Ndriçohet Kthesa e Kamzës, Veliaj: Hyrje dinjitoze

-

Hyrja veriore e Tiranës do të marrë një pamje të re, falë investimit të fundit të Bashkisë për ndriçimin e rrugës dhe urbanizimi­n e segmentit të Mbikalimit të Kamzës. Kjo do të zgjidhë një nga problemati­kat më të mëdha, për të cilën qytetarët ankoheshin prej 15 vitesh, e që shpesh bëhej burim aksidentes­h. Sipas kryetarit Erion Veliaj, një investim i tillë e bën hyrjen veriore të kryeqyteti­t më dinjitoze. “Këtë vit kemi planifikua­r dy hyrje të tjera, hyrja nga Kamza dhe hyrja nga Kombinati. Sot fillojmë punën e hyrjes nga veriu, që është hyrja nga Kamza. Besoj që jo vetëm është një hyrje dinjitoze për Tiranën, por është ndoshta kontrasti më i madh se si menaxhohet Tirana dhe si menaxhohet Kamza. Ky investim, për Veliajn, tregon edhe një herë se për Bashkinë e Tiranës nuk ka dallim në investimet që bën, nëse një zonë apo njësi është e djathtë apo e ma- jtë. “Dhe pse Lapraka është mbajtur si bastion i së djathtës, ka pasur investimet më të ulëta. Nuk është bastion i së majtës, por ka investimet më të mëdha. Do të thotë që kemi një frymë të re në Bashkinë e Tiranës, që nuk i ndajmë njerëzit në të nënës dhe të njerkës, por u përgjigjem­i njerëzve për arsyen e vetme se janë kryeqyteta­s të Tiranës dhe duhen të trajtohen me dinjitetin e një kryeqyteti”, vuri në dukje Veliaj. Edhe në daljen e një dite më parë, kryebashki­aku iu përgjigj akuzave politike të opozitës, duke thënë se i vetmi reagim i tij është puna, e cila është më e madhe se sulmet ndaj tij. “Unë e di që jemi në prag të fushatës dhe Bashkia e Tiranës është bërë sot epiqendra e të gjitha goditjeve nën brez, goditjeve politike, shpifjeve dhe rrenave, por në fund të ditës, kur mbarojnë të gjithë llafet, ngelet vetëm puna”.

 ??  ?? Veliaj dje te mbikalimi i Kamzës
Veliaj dje te mbikalimi i Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania