Panorama (Albania)

Afati deri më 31 janar

-

Vitin e kaluar, Qeveria ofroi mbështetje financiare për 26 bashki, përfshi këtu edhe Tiranën, në mënyrë që të finalizojn­ë planet urbanistik­e. Por deri më tani, vetëm 7 prej tyre kanë respektuar afatet, ndërsa pjesa tjetër vijon ta zvarrisë këtë proces, duke mbajtur peng miratimin e këtyre planeve. Përmes një shkrese, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, u ka kujtuar se afati i për miratimin e planeve është fundi i këtij muaji. “Nëpërmjet kësaj letre, ju kërkoj që të vijoni me procedurën e miratimit të PPV- së, proces i cili duhet të përmbyllet jo më vonë se data 31 janar. Ministria e Zhvillimit Urban, në ditët e para të muajit shkurt do të organizojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e planeve të përgjithsh­me vendore, të cilat u hartuan me financimin e Qeverisë”, thuhet në letër. Gjermeni u sjell në vëmendje kryebashki­akëve se çdo vonesë përbën dëm financiar dhe shkak për bllokimin e procesit të lejedhënie­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania