Panorama (Albania)

MINISTRIA: DËNOJMË PËRPJEKJEN RADIKALE

-

Emine Alushi u regjistrua teksa i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Gjithashtu, mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS- it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë. Ndër të tjera, mësuesja thotë edhe se Bin Ladeni ka qenë një lider i mirë. Pas regjistrim­it të publikuar, policia është vënë në lëvizje, duke e vënë në pranga atë.

"Policia e Shtetit ka arrestuar ish- mësuesen e Medresesë së Shkodrës ' Haxhi Sheh Shamia' për nxitje të urrejtjes. Ngjarja është bërë publike gjatë transmetim­it të një videoje në emisionin investigat­iv "Stop", ku shtetasja në fjalë, gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatë­s famëkeqe ISIS dhe ishkreut të organizatë­s terroriste Al Qaeda, Bin Laden. Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur. Në vijim janë kryer veprimet e tjera procedural­e, duke sekuestrua­r videon dhe transkript­in e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundërligj­shme", bëri të ditur Policia. Sipas të dhënave, 39vjeçarja Emine Alushi, me profesion mësuese e Teologjisë, është arrestuar për veprën penale "nxitje e urrejtjes ose grindjeve", parashikua­r nga neni 265 i Kodit Penal. "Policia e Shtetit dhe strukturat e specializu­ara të Antiterror­it Një ditë pas denoncimit të rastit të mësueses që propagando­nte ekstremizm­in fetar në një shkollë jopublike fetare, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Arsimit. Pas verifikime­ve të rastit, MAS sqaron se ngjarja e ndodhur në 2015- n ka protagonis­te znj. Emine Alushi, asokohe mësuese me kohë të pjesshme dhe që prej asaj dite, rezulton të mos e ketë ushtruar më detyrën e saj. "MAS e dënon me forcë rastin dhe e konsideron të papranuesh­ëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremist­e gjatë një ore mësimore, si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar rrethanat që qëndrojnë prapa tij", nënvizohet në deklaratën për mediat. Nga ana tjetër, Ministria del garant i ruajtjes së hapësirave shkollore nga radikalizm­i, dhuna dhe ekstremizm­i. po vazhdojnë punën për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunë­torëve të tjerë në këtë aktivitet të kundërligj­shëm", thuhej në njoftimin e Policisë. Sipas të dhënave, mësuesja është ndaluar në shtëpinë e saj. Burime pranë Medresesë së Shkodrës bëjnë me dije se biseda e zhvilluar mes nxënëses, së cilës i dëgjo- het zëri dhe mësueses që i përgjigjet nuk është bërë gjatë një ore mësimi dhe as brenda klasës, por në një moment pushimi në mjediset e hapura që shkolla posedon. Pas arrestimit, mësuesja është dërguar drejt Tiranës te njësia e antiterror­it, pasi çështja sipas burimeve pritet t'i kalojë Krimeve të Rënda. Nga sa mëso- het, mësuesja Emine Alushi punonte si zëvendësue­se në Medresenë e vajzave të Shkodrës. Po kështu, bëhet e ditur se regjistrim­i i videos është bërë në vitin 2015. Nga 2015ta e tutje, Emine Alushi, për shkak të mungesës së orëve nuk ka mundur të vijojë më tej në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" në Shkodër. Po ash-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania